Policia belge ka
ndërmarrë sot një tjetër operacion në lagjen “Moleenbek” të Brukeslit për të arrestuar
terroristin Salah Abdeslam.
Mediat vendase
raportojnë se ai ka mbetur i plagosur gjatë përballjes me policinë dhe më pas
është arrestuar.
Lagjia ishte rrethuar
nga forca të shumta policore. Operacioni u organizua pas zbulimit të shenjave
të gishtave dhe ADN-së, të terroristit Salah Abdeslam.
Ky i fundit akuzohet se
është organizatori i sulmeve të përgjakshme në Paris në muajin nëntor.
Raportohet se policia
ka përdorur edhe granata në drejtim të banesës së tij, ndërsa flitet edhe për
viktima të tjerë, por që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!