"

April 14, 2016

Ngrihi dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!



Ngrihi dëshmorë një çikë,
lule djemtë e nënave,
të shikoni poshtërsitë,
lule djemtë e nënave.

Kudo horra dhe banditë,
lule djemtë e nënave,
i kanë shtuar babëzitë,
lule djemtë e nënave!

Gjaku juaj s’u shpërblye,
lule djemtë e nënave,
se kokëposhtë çdo gjë u kthye,
lule djemtë e nënave!

Komandantit-komisarit,
lule djemtë e nënave,
i prishën vendin e varrit,
lule djemtë e nënave!

Ja prishi në mes të natës,
lule djemtë e nënave,
çetë e Sali Protopapës,
lule djemtë e nënave!

Po s’mbaroi puna këtu,
lule djemtë e nënave,
tani i kanë sytë nga ju,
lule djemtë e nënave!

I kanë sytë mbi varret tuaj,
lule djemtë e nënave,
s’janë ballistë dhe të huaj,
lule djemtë e nënave!

Janë nipat e partizanëve,
lule djemtë e nënave,
zagarë të njëqind sahanëve,
lule djemtë e nënave!

Se ç’e nxinë këtë ditë,
lule djemtë e nënave,
të pabesët socialistë,
lule djemtë e nënave!

Turpin me bukë e kanë ngrënë,
lule djemtë e nënave,
neve mirë na i bënë,
lule djemtë e nënave!

Sa përzumë maskaranë,
lule djemtë e nënave,
nga shiu në breshër ramë,
lule djemtë e nënave!

Sa pa turp na kanë gënjyer,
lule djemtë e nënave,
do vinin për të shërbyer,
lule djemtë e nënave!

Si derrat në llum janë zhgërryer,
lule djemtë e nënave,
duke rrjepur-duke shqyer,
lule djemtë e nënave!

S’jemi vend i tranzicionit,
lule djemtë e nënave,
po mademi i korrupsionit,
lule djemtë e nënave!

Ne me lecka po na hanë,
lule djemtë e nënave,
po me juve ç’dreqin kanë,
lule djemtë e nënave!

Po me juve ç’ka i marri,
lule djemtë e nënave,
që kërkon t’u çkulë nga varri,
lule djemtë e nënave!

Ç’ka me juve-more trima,
lule djemtë e nënave,
e verboftë vetëtima,
lule djemtë e nënave!

Mbi popull po bëjnë dhunë,
lule djemtë e nënave,
në çark e në lak e zunë,
lule djemtë e nënave!

Të pabesë e të pacipë,
lule djemtë e nënave,
Shqipërinë e bënë kripë,
lule djemtë e nënave!

Këtu komandon Demoni,
lule djemtë e nënave,
se s’ju thashë-mos më thoni,
lule djemtë e nënave!

Ngrihi dëshmorë një çikë,
lule djemtë e nënave,
se ky popull rron me frikë,
lule djemtë e nënave!

Frikë kanë nga i marri,
lule djemtë e nënave,
do t’u krrejë dhe ju nga varri,
lule djemtë e nënave!

Jeta s’bëhet më farmak,
lule djemtë e nënave,
unë do t’ju mbroj me gjak,
lule djemtë e nënave!

Të ikin njerëzit e zinj,
lule djemtë e nënave,
sot duhen dëshmorë të rinj,
lule djemtë e nënave!

(Vijon në një ditë tjetër)


Arben Duka/Dita



*  *  *



No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!