Varka PD dhe varkari Luli
PërPara!
* * *
Shënime nga Ditari i
Doktorit:
Problemet e Lulit me partinë
Antena - 2 Shtator, 2013
Sot mesazhi i Lulit
ishte shumë prekës. E para, ishte shqetësuar që gazetat kishin shkruar se unë
nuk do kem zyrë në PD, por tek kulla e Bashkimit. Më kish shkruar një sqarim të
gjatë se këto janë shpifje që i përhapin njerëzit e Edi Ramës se duan të krijojnë
idenë sikur unë dua të distancohem nga ty. Vazhdonte me disa fjali të gjata dhe
vazhdonte të sqaronte se këto janë shpifje. I ktheva një përgjigje të qetësohej.
Pastaj e mora në telefon.
-Ishte shumë i ndyrë
ai lajmi, më tha. Të betohem që nuk ka rrjedhur nga ne. E gjithë ajo ndërtesë
është e jotja, jo vetëm një zyrë.
-Nuk e vë në dyshim,
i thashë. Bile nuk jam shqetësuar fare. Kam dhënë porosi që çdo gjë të bëhet
sipas rregullave, bile të bëjnë dhe një zyrë për ty. S’ka pse të kemi një zyrë
bashkë.
U qetësua në fakt.
Pastaj e pyeta çfarë ka ndonjë gjë tjetër.
-S’ka ndonjë gjë,
tha. Ky është lajmi më i rëndë që kam lexuar sot. Kjo është shpifje e Edi
Ramës. Si mund ta nxjerr unë atë nga goja?
-E mbyllëm këtë
bisedë, i thashë, ça ka ndonjë gjë tjetër?
-Po s’ka ndonjë gjë
me rëndësi, më tha. Dje ka pasur zgjedhje në komuna, por nuk jam marrë fare me
to se më iku truri nga ky lajmi, nuk e duroja dot. Është një diversion i Edi
Ramës.
-E besoj plotësisht,
i thashë. Po pyet një herë si kanë dalë zgjedhjet.
-Po ç’rëndësi kanë
zgjedhjet Doktor. Lajmin më të zi Edi Rama ua dha demokratëve në mëngjes që në
selinë e PD-së nuk do ketë zyrë për ty. Asnjë lajm nuk mund të jetë më i zi se
ky.
-Ore, atij ja
rregulloj unë, i thashë, se ulem bëj unë lajm për të tani e bëj leckë. Se ç’ka
ndodhur që the ti? Kanë dashtë me bë mbledhje në Durrës. I kanë thënë Gjushit
na gjej hotel. Gjushi i ka thënë nuk u gjej hotel se nuk më ke pyetur për
qeverinë. Atëherë Piktori është nxehur dhe i ka thënë nuk iki dot në Shkodër se
ka zgjedhje dhe dihet që i humbasim se nuk pyes për hotelin tënd. Dhe ka plasë
sherri.
Luli sikur u qetësua
dhe u kënaq nga projekti im për deklaratën.
-Tani mos u mërzit, i
thashë, po pyet një herë si kanë dalë zgjedhjet se po e kemi fitu Shkodrën, kam
me e zbu nga Shkodra.
Më mori pas pesë
minutash përsëri.
-Doktor, tha, nuk kam
kë të pyes në Shkodër, s’kam asnjë numër telefoni.
-Po pyet Jozefinën, i
thashë.
-Nuk ia kam as asaj
numrin, tha, por dhe më vjen zor t’i bëj telefon.
-Mirë, i thashë, se
ta dërgoj numrin e kryetarit të partisë. Ia dërgova.
Më mori prapë në
telefon.
-Doktor, nuk ma hap
telefonin, tha. I dërgova sms, i thashë jam Lulëzim Basha dhe më ktheu
përgjigj: ‘Lulëzimi nans tane!’. Nuk beson që jam unë.
Atëherë i nisa unë
një sms kryetarit të Shkodrës duke i thënë ‘nëse vjen sms nga ky nr. telefoni,
është Lulëzimi’.
Më mori në telefon
dhe më tha se i paska ardhë një sms e tillë, po ai s’e ka besuar. Më kërkoi
falje dhe më premtoi se do lidhej me të.
Pas pak më mori prapë
Luli. M’u duk i gëzuar.
-Kam një lajm të mirë,
tha, dhe një lajm të keq.
-Ma thuj të keqin në
fillim, i thashë.
-Në Shkodër kena humb
75 me 25 përqind, tha. S’e kena ditë që këta shkodranët qenkan socialistë të
thekun.
-E lajmi i mirë kush
është sipas teje, i thashë.
-Më ka ardhë sms nga
kryetari i Shkodrës. Më thotë kam respekt për ty.
Luli i Vocerr
ReplyDeleteLulushi mendon se duke vjedhur sa me shume, eshte akoma ma i sigurt.
DeleteHA HA HA
Ky kurva vetem per lek e ka mendjen.
ReplyDeletePaska qen i keq fort ky virusi i kamarierit;
Ene ky, ene Jar Nishoni, si legena bojn per leke.