December 6, 2020
November 8, 2020
O Sali Diarreja
Ty inat të ka
dhe vetë haleja
se përmyt dhe male
o Sali Diarreja.
.
As te ti s'ka rënë
s'po bie rrufeja
do bjer' te të tutë
o Sali Diarreja.
.
T'u çkolitën rrënjët
të mbeti kosherja
arrëzat të shkuan
o Sali Diarreja.
.
T'u shëmën themelet
vate qeresteja
maruan bedelet
o Sali Diarreja.
.
Të lënë yzmeqarët
të firoi kopeja
tamëm si barbarët
o Sali Diarreja.
.
Me një funt të hidhur
myllet epopeja
për na ësht' davet
o Sali Diarreja
.
Do t'u lutem shumë
kur t'i mbijë bari
ktë fotografinë
ia vini te varri!
* * *
October 22, 2020
Moj PëDë t'u thaftë ...
Qysh do veç në luftë Lule
pa Klevisin, pa Flamurin
qysh do veç në luftë Lule
pa ServinAlianjin Nurin.
.
Nashti Lule je i humbur
fushëbetejë dhe në letër
pa Servin me pashaportë:
Hunda vijon në faqen tjetër?!
.
Qysh do bënet ne ASTIRët
pa Klevis Balli Kërriçin
pse i hoqe më të mirët
po të paktën mbaj Maliqin.
...
P.S.
Moj PëDë në tridhjet vite
polle rreth njëzet partiçka
mbarsu-pill gjersa e ndrite
moj PëDë të lumtë .içka!
* * *
October 20, 2020
Ilir Meta Kryemadhi: Ehh, sa herë shtangën e ngriti nga toka po muskujt s'iu frynë iu fry vetëm koka.
Ja, shikoni shtangën
me plot njëzet kile
dhe kur bënte shtangë
paska bërë me hile!
...
Shumë vite më parë
tutje në Çepan
nga një kokpalarë
u poll një kopan.
.
Ish i pastër ajri
se ish fshat malor
shtatin hodhi djali
se s'ish moçalor.
.
Mijra herë shtangën
e ngriti nga toka
po muskujt s'iu frynë
iu fry vetëm koka.
.
E nisi peshngritjen
derdhi djersë plot
po edhe shtangist
kurrë s'u bë dot.
.
Kur të gjithë iknin
nga Nëna Parti
like kokpalari
hyri si veri.
.
Kur çorbën gëlltiti
sa i lezetoi
që ishte e prishur
as që e kuptoi.
.
Shiti për para
Atdhe, besë, nder
hyri brekëgrisur
po del miljarder.
.
Të bukur, princeshë
gruan ëndërronte
dhe në fund e mori
ashtu siç e donte.
.
Gurët donte shumë
ishte zonë malore
ndaj kur veten kapi
hapi shumë gurore.
.
Vrau për të vjedhur
për hakmarrje vrau
vrau për t'u zgjedhur
dhe pastaj i qau.
.
Shumë vite më parë
tutje në Çepan
nga një dreqo farë
u ngjiz një shtrigan.
.
Po kjo dreqo farë
mbarsi një dreq tjetër
dhe nga ato barrë
dolën tre lugetër.
.
.
.
P.S.
Veshin mos ja vini
kur iu kërcënon
thjeshtë, është çmendur
fundi e tmerron!
* * *
June 14, 2020
March 22, 2020
Sali COVID-19 Berisha
Së mallkuari nuk rresht Saliu
edhe kur Populli është në mort
bën sikur harron punë e derëziu
se Rama nuk u zgjodh me short!
.
Si mysafir te ti, Korona do t'ju vijë
ashtu si dhe tenxherja gjen kapakun
dhe këmbëkryq mes jush do rrijë
për gjithë meritat do t'ju japë hakun.
.
ty frika të ka hyrë thellë në palcë
të dridhen si purtekë ato leqe
u shofsh me farë e fis, si rracë
se nga COVID, jeni gjëja më e keqe!
...
Gopisti i NSHRAK-ut
* * *
Lefter Maliqi
Edi Rama i preu gjysmën e rrogës prej situatës së COVOD-19. Shpërthen Lefter Maliqi:
Këngë nga Beter Maliqi
.
O Sali
t'u bëfsha ferrë
merr pushtetin
dhe një herë
se pa ty
dhe ca të tjerë
na ngeli
Rama në derë!
...
P.S.
O shqiptarë
o të huaj
ah t'a dinit
se sa vuaj.
Kohë u bë
s'lëpij një kockë
jam lëpirës
kokë rroçkë.
Si lëpirës
bëj dhe llafe
më ësht' bërë
gjuha kafe.
Kur ngjyroset
verdhëme
ka qënë Sala
me diarre!
.
Ndaj Shqiptarë
mëshirë kini
veshin shumë
mos ma vini
po më patë
mëshiromëni
me klorinë
Dezinfektomëni!
.
d.v. Beter Maliqi
Lëpirës i Përjetshëm
* * *