Ja, shikoni shtangën
me plot njëzet kile
dhe kur bënte shtangë
paska bërë me hile!
...
Shumë vite më parë
tutje në Çepan
nga një kokpalarë
u poll një kopan.
.
Ish i pastër ajri
se ish fshat malor
shtatin hodhi djali
se s'ish moçalor.
.
Mijra herë shtangën
e ngriti nga toka
po muskujt s'iu frynë
iu fry vetëm koka.
.
E nisi peshngritjen
derdhi djersë plot
po edhe shtangist
kurrë s'u bë dot.
.
Kur të gjithë iknin
nga Nëna Parti
like kokpalari
hyri si veri.
.
Kur çorbën gëlltiti
sa i lezetoi
që ishte e prishur
as që e kuptoi.
.
Shiti për para
Atdhe, besë, nder
hyri brekëgrisur
po del miljarder.
.
Të bukur, princeshë
gruan ëndërronte
dhe në fund e mori
ashtu siç e donte.
.
Gurët donte shumë
ishte zonë malore
ndaj kur veten kapi
hapi shumë gurore.
.
Vrau për të vjedhur
për hakmarrje vrau
vrau për t'u zgjedhur
dhe pastaj i qau.
.
Shumë vite më parë
tutje në Çepan
nga një dreqo farë
u ngjiz një shtrigan.
.
Po kjo dreqo farë
mbarsi një dreq tjetër
dhe nga ato barrë
dolën tre lugetër.
.
.
.
P.S.
Veshin mos ja vini
kur iu kërcënon
thjeshtë, është çmendur
fundi e tmerron!
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!