July 17, 2012

Ferdinand Xhaferri sun©


Ferdinand Xhaferi i shkruan Petrit Vasilit: 

Mos më vidh idetë!

Ferdinand Xhaferi ishte duke dëgjuar lajmet si i papunë që është, kur brofi në këmbë i revoltuar. Lulëzim Basha, kreu i Bashkisë së Tiranës, i kishte vjedhur atij idetë që kishte për Bashkinë e Durrësit. Duke prezantuar Petrit Vasilin si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës, Basha tha se “ardhja e një profesionisti si zoti Vasili në drejtimin e bashkisë, bën që qeverisja e Tiranës të marrë një hov të ri nëpërmjet mbrojtjes së konsumatorit dhe përmirësimit të parametrave që nga cilësia e jetës, ajrit e deri te gjelbërimi….”

I revoltuar pa masë, fillimisht Xhaferi vendosi t’i shkruajë Lulëzim Bashës, por pastaj u kujtua se ia mund t’ia çonte letrën Doktorit, dhe ky i fundit, i cili ndoshta ka ndonjë mendje ta fusë Ferdinandin në ndonjë punë, mërzitet dhe e lë përsëri pa punë. Kështu që vendosi t’i bëjë një letër vetë Petrit Vasilit.


I dashur Petrit.

Dëgjova fjalët që tha kryetari i Bashkisë në adresë tuaj dhe objektivat e punës tuaj në Tiranë si nënkryetar Bashkie. Nuk dua të hyj në polemika publike për idetë e mia, pasi ato tani janë të njohura gjerësisht nga shqiptarët, të cilët i kanë konsideruar ato ide shumë largpamëse dhe më kanë premtuar se do të më votojnë për to pas 30 ose 40 vjetësh. Sidoqoftë, unë dua të bëj me dije se ideja për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ujit, diellit është ide e imja origjinale, për të cilën ka pasur shumë debate publike në Shqipëri. Populli i Durrësit, të cilit unë ia premtova, më ka siguruar se do të vijë dita që këto ide të shpërthejnë dhe të bëhen vendimtare për mua kur të kandidoj disa dekada më pas.

Zoti Basha, i cili m’i ka vjedhur këto fraza nga programi im, nuk i kupton ato dhe i thotë pa dashje, por ti bëj kujdes se njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre premtimeve dhe reagojnë shumë keq. Për mua kanë bërë dhjetëra- qindra barsoleta, pasi brezi i tanishëm nuk e kupton rëndësinë e këtyre ideve. Siç e shikon, jo vetëm opozitarët që nuk kuptojnë fare nga këto ide, por as shumica jonë proevropiane nuk e kupton rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe gjelbërimit. Bile dhe Zamiri që ka jetuar në Vjenë nuk e kupton se prerja e pemëve të Parkut e bën rrugën drejt TEG-ut si drejt Kandaharit. Detyra jote si nënkryetar bashkie për mbrojtjen e konsumatorit duhet të fokusohet tek gjëra më praktike. Për shembull kontrollo cilësinë e ushqimeve të TEG-ut se më kanë thënë që në Tiranë vijnë ushqime të skaduara nga Bullgaria, u ndërron Gimi etiketat në Kombinat dhe i shesin për të reja. Sa për cilësinë e ajrit, mos u shqetëso se shumica e popullsisë së Tiranës janë të ardhur nga malet, ku ka pasur ajër të pastër dhe i kanë mushkëritë në rregull, durojnë dhe nja 30 vjet sa të vijë dita e ideve të mia. Lidhur me gjelbërimin unë mendoj se është temë shumë konvencionale. Mjafton që në Tiranë në vend të pemëve të ndërtohen pallate më ngjyrë të gjelbër dhe gjithçka është në rregull.

Propozimi im është që ti të distancohesh nga premtimet e Lulit për detyrat e tua dhe të përqendrohesh në detyra konkrete. Nëse më dëgjon mua, dhe nëse ke ndërmend të bësh ndonjë lek, kërkoji Lulit disa detyra, të cilat të japin lekë. Për shembull, Kunati ka vënë nën kontroll gjithë lokalet e natës dhe u merr një taksë ditore për të zgjatur orarin e punë pas orës 12:00. Përpiqu t’ia marrësh këtë biznes, pasi rregullon dhe cilësinë e ajrit pas orës 12:00, dhe cilësinë e xhepit. Nga ana tjetër këtu nuk ke as problemin që do dorëzosh një kuotë fitimesh në parti, pasi nuk e deklaron si fitimprurës.

E dyta, kërko të vendosësh nën kontroll karrotrecat, me të cilat Kunati bën rreth 2 mijë euro dita fitim. Sikur tua lehtësosh pak cilësinë e jetës qytetarëve dhe tu marrësh vetëm 1 mijë euro në ditë, nuk është pak pasi përmirëson 50 për qind të jetës së tyre.

E treta, shiko se janë duke u ndërtuar disa pallate në pika kyçe të Tiranës. Zeni po merr cirkun e Tiranës dhe do bëjë pallat, do ndërtohen disa pallate tek Parku që po prishet dhe tek stadiumi Qemal Stafa. Bakshishi për metër katror ka shkuar 100 euro. Përpiqu ta bësh pesëdhjetë dhe e kë përmirësuar mjaft klimën e biznesit.

E katërta, kompania e Zamirit që shet kasat elektronike në biznesin e vogël ka rënë ujdi me Kunatin dhe u bllokon gjithë biznesmenëve të vegjël kasën online dhe u kërkon 100 mijë lek tua zhbllokojë. Nëse ata nuk paguajnë, shkon Kunati për kontroll dhe u merr 300 mijë lek. Unë them t’i ulësh këto tarifat dhe tua bësh 50 mijë lek për bllokim kase dhe 100 mijë gjobë nëse nuk pranojnë ta paguajnë 50. Edhe këtu mund ta përmirësosh jetën 50 përqind. Do të jepja dhe këshilla të tjera për gjobat e Sahitit tek sahatet e ujit apo taksat e dhjetëfishuara të pastrimit e gjelbërimit, por njëherë për një herë besoj se të mjaftojnë këto këshilla. E rëndësishme është që të mos biesh në kurthin e përmirësimit të cilësisë së ajrit, ujit e dellit siç rashë unë, pasi ato janë ide që i përkasin disa dekadave më vonë kur të vijë dita ime si politikan. Tani përpiqu të bësh këto që janë më të thjeshta dhe ke për të pasur sukses.

Me respekt, Ferdinand Xhaferi, autor i patentës për përmirësimin e cilësisë së diellit.







July 11, 2012

Fruta, zarzavate dhe plehra Tirana 2012


Në cilin vend në Europë mund të ndodhë, 

që të tregtohen  frutat dhe zarzavatet në të njëjtin vend 

ku janë kazanat e grumbullimit të plehrave të lagjes?!!

Rruga “Don Bosko” -  Tiranë, 11 korrik 2012

July 9, 2012

Ilir Meta LSI-ja

Nga cikli "Populli" u këndon prijësave të tij:
“... Thellë në malet e Skraparit,
lindi burri i vatanit,
kush m’i qan hallet e mia,
Ilir Meta LSI-ja ...”

July 4, 2012

Flamur Renea

Kryeministri deklaron në mbledhjen e qeverisë 
se turistë të panumërt do të vijnë këtë tremujor në Shqipëri  dhe ... 
Muli stërvitet për të mirëpritur turistët 

July 3, 2012

Zonja e Zezë Liri Berisha


Zonja e Zezë Liri Berisha


Me parathënie nga Frrok Qupi
"SHTËPIA BOTUESE 55"

Bythëlëpirësi Fahri Balliu, pasi lëpiu të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Xhelil Gjonit, Sali Berishës etj..., 
përgatiti për botim këtë libër për Liri Berishën, që do dërgohet për botim kur Berishajt të mos jenë më në pushtet


Çmimi 20€
P.S. Shitet me detyrim në bibliotekat e shkollave shtetërore 

June 22, 2012

The real face of Albania today

Fytyra e vertete e Shqiperise sot:
E Bukura e dheut!
Superfuqia e vogel energjitike!
Ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise!
...
Shqiperia e 1 Prillit  berishian!


Albania 2012, a small electrical superpower

PM Sali Berisha ka deklaruar serish sot midis te tjerash:
"Shqiperia 2012,  nje superfuqi e vogel energjitike..."

Nderkohe qe edhe sot, kryeqytetaret e Tiranes,
 jane perballur me nderprerjet e shumta te energjise elektrike.
 

June 21, 2012

Ushtari i mire shvejk pj 2

Ushtari i mire Shvejk:
Kujtim nga Shkolla e Larte e Bashkuar e Oficerave
"Enver Hoxha"



June 19, 2012

Baba Mondi, çfarë çorbe po na gatuan?!

Baba Mondi i ka dhënë provat që është babaxhan 
dhe ulet gju më gju me popullin. 
Këtë rradhë e gjetëm duke gatuar posaçërisht për ne 
dhe i drejtuam pyetjen:
Baba Mondi,  çfarë çorbe po na gatuan?!

June 15, 2012

U mbars mali e polli nje ..

Shqiptarët në mbarë botën ndoqën me shpresë të madhe 
zgjedhjet e fundit presidenciale në Shqipëri.
Si përfundim: Ku ishim, e ku jemi? Asgjëkundi!
U mbars mali e polli një ..

Zgjedhjet parlamenti shqiptar 2012

Zgjedhjet për  presidentin e Shqipërisë në parlamentin shqiptar: 
Maxhoranca voton unanimisht dhe z. Bujar Nishani President i Shqipërisë me 73 vota Pro, nga 76 deputetë që ka gjithsej maxhoranca
Dy vota të pavlefshme dhe një votë kundër: 
Gazmend Oketa, Jozefina Topalli dhe …... ndonjë analfabet  :-) 
E kush guxon e voton  kundër nga deputetët e maxhorancës ?!!

June 14, 2012

Histori Dashurie Albania 2012

Histori Dashurie, Albania 2012

Ju bëftë mirë,shqiptarë të dashur!

(Në mëngjes,drekë,darkë. Para dhe pas buke L)


June 12, 2012

Ushtari i mire Shvejk - Pj.1

The Good Soldier Švejk
Great times call for great men!
By Jaroslav Hašek



Ushtari i mirë Shvejk

Kohërat e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj!
By Bujar Mehmeti - Nishani

June 11, 2012

hashashi Bujar Nishani

Kryeministri Sali Berisha promovon president të Shqipërisë
z. Bujar Mehmeti (Nishani) me motivacionin:
“ Për rezultate të larta rekord në eksportin e hashashit”


Metamorfoza Artan Hoxha

Artan Hoxha:
Metamorfoza e njeriut të Ri demokratik,
nën udhëheqjen e ndritur të shokëve komunistë
 Sali  &  Liri Berisha.
P.S. Mizë e bythës së pushtetit!!!

June 9, 2012

Presidenti i Shqiperise

A do të kemi ndonjëherë  presidentin që meritojmë  me këtë klasë politikanësh ?


June 7, 2012

Rruga Kioskat e Kunatit

Rruga "Kioskat e Kunatit"Tirana 2012


Mastro Gepetto dhe Pinoku Fatos Nano

<img src="pinoku Fatos Nano Ramiz Alia.jpeg" alt="Ramiz Alia e Fatos Nano" />
12 Qershor 1991
Mastro Gepetto Ramiz Alia:
“Biri im Fatos!
Ti do të shkosh majtas, në Partinë Socialiste!”
Dhe kështu komunisti liberal Fatos Nano
u bë kryesarhoshi politik shqiptar dhe
kryetari “historik” i Partisë Socialiste!
Ç’na bëre o Ramiz Alia?!! 

Mastro Gepetto dhe Pinoku Sali Berisha

<img src="pinoku.jpeg" alt="Ramiz Alia e Pinoku Sali Berisha" />
Dhjetor 1990
Mastro Gepetto Ramiz Alia:
“Biri im Sali.
Ti do të shkosh djathtas, në Partinë Demokratike!”
Dhe kështu komunisti konservator Sali Berisha
u bë kryedemokrati shqiptar dhe
kryetar i përhershëm i Partisë Demokratike!
Ç’na bëre o Ramiz Alia?!! 


"SA NJËMIJË PINOKË!

O Sali gënjeve,
një botë të tërë,
se ti pret shirita,
po “veprat” s’janë bërë!

Një fjalë nga ty,
s’kam besuar kurrë,
si mund të gënjesh,
kaq hapur o burrë!

Shiritat e tu,
i ka zënë flama,
se je gënjeshtar,
s’ta ka fajin Rama!

Kaq hapur o burrë,
si mund të gënjesh?!
Kur ka sy në ballë,
secili prej nesh!

Ti universal,
je si gënjeshtar,
saqë edhe mushkën,
mund ta bësh me barrë!

Në rrugët e tua,
edhe unë kam shkuar,
po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar!

Po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar,
dhe pse dy-tri herë,
janë inaguruar!

Gënjeve kaq hapur,
sa u pataks bota,
me këto gënjeshtra,
s’të jep njeri vota!

S’të jep njeri vota,
asnjë o katran,
se s’është sosur rruga,
për në Elbasan!

Thonë ata që vinë,
dhe ata që venë,
s’ka mbaruar rruga,
për në Tepelenë!

Gënjeshtrat e tua,
na u bënë refren,
sa dhe në të ikur,
gënjen e gënjen!

Ndaj bëjmë gallatë,
me miq e me shokë,
ti i vetëm je,
sa njëmijë Pinokë!

Para dy-tre muajsh,
po këtu kam thënë,
të është zgjatur hunda,
këtu e në Hënë!

Po gjithë rekordet,
theve këtë herë,
të shkoi majë e hundës,
gjer në Jupiter!

Thonë që NASA vetë,
ka shumë përfitime,
hundën ta përdorin,
si sondë për kërkime!

Fundja punë e madhe,
që ne na gënjen,
sepse hunda jote,
për një punë po vlen!

Nga Arben Duka"





June 5, 2012

Fatos Nano




Na ishte 

një herë Fatos Nano!

Prapa i  vjen Xhoana!










Shoku Fatos!

Me keqardhje morëm vesh disfatën tënde të rradhës. Mo u mërzit, se edhe Napolonit i ka ndodhur kështu; Hera  e parë ishte tragjedi, hera  e dytë ishte komedi.


Ti ke tentuar disa herë të rifutesh andej nga dole, por nuk munde. Ose nuk te lanë xhanëm. Ti, keshe e ç’nuk keshe i përdore. Duke nisur që nga Lilua Meta, Timo Idrizi, Kaço Islami, Ben Piramida e të tjerë, se janë shumë e s’na kujtonen nashti.


Peshqesh nga ti e kemi sot këtë udhëheqje, që është më e keqja e të gjitha kohërave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe shqiptarët.  Sa herë kishte nevojë Saliu, e ndihmove me ushtarët e tu. Edhe shoferin e Metës bëre gjithë pordhë (kërkojëm ndjesë lexuesve), si një gango Lazarati. Ti dhe Arjan Çani e keni bërë shoferin e Lilo Metës, me murrje biles. Se është vërtet për t’u murrur. Goxha arritje, për një që i kish të tëra munsitë të ishte e ardhmja  e politikës shqiptare në fillimin e viteve 90’ dhe në shekullin e ri.


Na kujtonet si nashti Kongresi i PPSH, ku ndërruam ëmrin e partisë. Tyja të hoqën na krieministër grevistët e Valiasit (medemek të urisë), po shoku Ramis Alia, në ditën e tretë të Kongresit (se ti nuk keshe ardhur dy ditët e tjera), të nakatosi kryetar të PSSH. U që të shkruaj kam qënë vetë ati në sallë pranë teje dhe të kam vështruar si e hidhje kokrrën e lotit sa një bajame na gëzimi i math; Na krieministër i çkarkuar, u hodhe krietar i PS. U puthët me shokun Ramis si ju kishte hije. Nashtinë ti s’e mba mend se rakia bën të vetën, edhe harron i ziu njeri. Po s’ka gjë a i vrarë. Ndaj jemi na, që të mos harroç. Jemi të mallëngjier e na venë lotët çurg nashti, si tyja atë ditë. Po lotët për burrat janë. Qau edhe Saliu!!!

Tani e lëmë me kaq. Të paktën të mbetesh në histori si kumarxhi e liberal, jo si gango. Ti bllofin e luan mirë, por në kazino ama. Në politikën shqiptare ke dalë jashtë mode, jashtë loje. Kjo, vetëm e vetëm sepse Saliu dhe Lilua të zëvendësojën më së miri. Të kanë lënë në bisht. Ja kanë kaluar edhe mësonjësit.


Të shkurtra drutë, se ti je i mënçur dhe i kupton gjërat shpejt, ka ardhur koha të dalëç në pension. Mo u mërzit se pas të vijnë Histeria; Sali Berisha dhe Ilir Meta. Shumëkush e ka kuptuar me kohë.


Paç shëndet e lumturi se jeta është e shkurtër. Mundonu të fitoç ato vitet që humbe në burgun e Bënçës ku të futi Saliu. Na beso, se ka edhe më keq, siç do e pësojë dhiari i Viçidolit.


Nevej na duket sikur ishte dje; Kur ndërtonim hidrocentrale e termocentrale, rrugë e hekurudha, fabrika e ndërmarrje, kopshte e çerdhe, etj, etj… të tëra këto, që t’i shisnit për 1 EURO ti dhe shokët e tu bukëshkalë?!


Na ke zhgënjyer të tërëve se u talle me mundin e me djersën tonë, me idealet tona, me gjakun tonë. Na tyja mësuan e u shkolluan edhe pinjollë të tjerë, që tine i bëre si veten. Ndaj ti nuk mund të jesh më përfaqsuesi inë. Dikush duhet të paguajë, që të vënë mënd edhe të tjerët. Këtë rradhë të erdhi ty fatura.


Ne nuk kemi pensione të larta që të na mundësojën kafen tek risoranti yt i ri. Po do bëjëm si do bëjëm e do i nakatosëm ca kacidhe. Na prit e na nxirr edhe ndonjë gllënjkë nga ajo rakia që ti e ruan për merak. Bloody Mary nuk duam se na bën dëm; Nuk na e mba as xhepi dhe as stomaku. Xhoin mo e merr me vete, se edhe na nuk do i marrëm gratë.


Sinqerisht,

Një grup pensionistësh socialist 
të Lagjes Nr.1, Tiranë


June 4, 2012

June 2, 2012

May 31, 2012

Children's day Berishajt

Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë shqiptarë!

Nënë Liria mendon për ju!


May 30, 2012

21 janari 2011, puçisti!

Në 21 janar 2011, 
gjatë protestës paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 
u vranë me duar në xhepa 4 protestues të pafajshëm dhe u plagosën 6 të tjerë! 
Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën 
për puç me armë të sofistikuara si: çadra pistoletë, thika me helm etj … 
dhe justifikoi vrasjet si mbrojtje të institucionit të kryeministrisë!!!








May 29, 2012

Gollum Berisha

Gollum Ram Berisha: 

Thesari Shqipëri po më ikën nga dora!