Na ishte
një herë Fatos Nano!
Prapa i vjen Xhoana!
Na ishte
një herë Fatos Nano!
Prapa i vjen Xhoana!
Shoku Fatos!
Me
keqardhje morëm vesh disfatën tënde të rradhës. Mo u mërzit, se edhe Napolonit
i ka ndodhur kështu; Hera e parë ishte
tragjedi, hera e dytë ishte komedi.
Ti ke
tentuar disa herë të rifutesh andej nga dole, por nuk munde. Ose nuk te lanë
xhanëm. Ti, keshe e ç’nuk keshe i përdore. Duke nisur që nga Lilua Meta, Timo Idrizi, Kaço Islami, Ben Piramida e të tjerë, se janë shumë e s’na kujtonen nashti.
Peshqesh
nga ti e kemi sot këtë udhëheqje, që është më e keqja e të gjitha kohërave që
ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe shqiptarët.
Sa herë kishte nevojë Saliu, e ndihmove me ushtarët e tu. Edhe shoferin
e Metës bëre gjithë pordhë (kërkojëm ndjesë lexuesve), si një gango Lazarati. Ti dhe Arjan Çani e
keni bërë shoferin e Lilo Metës, me murrje biles. Se është vërtet për t’u
murrur. Goxha arritje, për një që i kish të tëra munsitë të
ishte e ardhmja e politikës shqiptare në
fillimin e viteve 90’ dhe në shekullin e ri.
Na
kujtonet si nashti Kongresi i PPSH, ku ndërruam ëmrin e partisë. Tyja të hoqën
na krieministër grevistët e Valiasit (medemek të urisë), po shoku Ramis Alia,
në ditën e tretë të Kongresit (se ti nuk keshe ardhur dy ditët e tjera), të
nakatosi kryetar të PSSH. U që të shkruaj kam qënë vetë ati në sallë pranë teje
dhe të kam vështruar si e hidhje kokrrën e lotit sa një bajame na gëzimi i math; Na krieministër i çkarkuar, u hodhe krietar i PS. U puthët me shokun Ramis si
ju kishte hije. Nashtinë ti s’e mba mend se rakia bën të vetën, edhe harron i
ziu njeri. Po s’ka gjë a i vrarë. Ndaj jemi na, që të mos harroç. Jemi të
mallëngjier e na venë lotët çurg nashti, si tyja atë ditë. Po lotët për burrat
janë. Qau edhe Saliu!!!
Tani
e lëmë me
kaq. Të paktën të mbetesh në histori si kumarxhi e liberal, jo si gango. Ti bllofin e luan mirë, por në kazino ama. Në politikën shqiptare
ke dalë jashtë mode, jashtë loje. Kjo, vetëm e vetëm sepse Saliu dhe Lilua të
zëvendësojën më së miri. Të kanë lënë në bisht. Ja kanë kaluar edhe mësonjësit.
Të
shkurtra drutë, se ti je i mënçur
dhe i kupton gjërat shpejt, ka ardhur koha të dalëç në pension. Mo u mërzit se
pas të vijnë Histeria; Sali Berisha dhe Ilir Meta. Shumëkush e ka kuptuar me
kohë.
Paç
shëndet e lumturi se jeta është e shkurtër. Mundonu të fitoç ato vitet që humbe
në burgun e Bënçës ku të futi Saliu. Na beso, se ka edhe më keq, siç do e
pësojë dhiari i Viçidolit.
Nevej
na duket sikur ishte dje; Kur ndërtonim hidrocentrale e termocentrale, rrugë e
hekurudha, fabrika e ndërmarrje, kopshte e çerdhe, etj, etj… të tëra këto, që t’i shisnit për 1 EURO ti dhe
shokët e tu bukëshkalë?!
Na ke
zhgënjyer të tërëve se u talle me mundin e me djersën tonë, me idealet tona, me
gjakun tonë. Na tyja mësuan e u shkolluan edhe pinjollë të tjerë, që tine i
bëre si veten. Ndaj ti nuk mund të jesh më përfaqsuesi inë. Dikush duhet të
paguajë, që të vënë mënd edhe të tjerët. Këtë rradhë të erdhi ty fatura.
Ne
nuk kemi pensione të larta që të na mundësojën kafen tek risoranti yt i ri. Po
do bëjëm si do bëjëm e do i nakatosëm ca kacidhe. Na prit e na nxirr edhe
ndonjë gllënjkë nga ajo rakia që ti e ruan për merak. Bloody Mary nuk duam se
na bën dëm; Nuk na e mba as xhepi dhe as stomaku. Xhoin mo e merr me vete, se
edhe na nuk do i marrëm gratë.
Sinqerisht,
Një
grup pensionistësh socialist
të Lagjes Nr.1, Tiranë
Te tana te verteta jan? Po ca ke pi o xhaxho? Futi dhe nji tjeter se mos del nrysh :-)
ReplyDeleteNuk ka pi gja xhaxhi, i ka pi tana Fatos Nana :-)
DeleteXhaxhi Tosi, po ti ke 8 vjet qe je larguar. E mban mend ku e ke lene ?
DeleteO Fatooos, ke te fala nga dentisti, Tepelenes!
DeleteMbete nje rrugac ordiner! Nuk i duhesh ketij kombi. Shko e gjej vend te prehri i xhoanes1
DeletePilaf do e kemi prape ketu Nanon andej nga shtatori.
DeleteO toso, hajde i her nga kavaja se na ka morr molli. u bo koh qe ste kina pa.
DeleteJa pra, u kthy ene Tosi Maries nga 7 vjet pushime!
DeleteSa paska vjedh mer jahu? me jetu ne luks ne Viene, ne vilen e vet per 7 vjet?!!!!
Vec fatos nano e mohon qe e ka takuar ramiz Aline gjate kongresit. Te gjithe delegatet e kane pare qe Tosi nuk ishte dy ditet e para dhe erdhi diten e trete te Kongresit. Rren si derr Tosi.
ReplyDeleteThuj Tosit se si ike nga krieminstria ne 1998, i veshur si katunare tironse, e vate pastaj?
Deleteje nje dobic ti o fatos nano! I harrove shpejt shoket e burgut te Bences. Do vij nje dit e do na kujtosh!
DeletePa respekt,
Fredi Mamo
Fatosi dashurohet me ata qe e dhunojne.Prandaj eshte i dashuruar me Saliun.Vuan nga sindroma e Stokholmit.
ReplyDeleteKe te drejte, si me te vertete vuan nga sindroma e stockholmit: Shihe si e sheh salen ne kete forotgrafine a botuar tek Tema.
DeleteImazhe shqip duhet te postoje fotografine qe eshte botuar sot tek tema, ku shihet se si e sheh Tosi birishen si langoi te zone.
DeleteMenjefjale Fatosin,sa me shume ta shkerdhesh para dhe mbrapsht,aq shume i shtohet adhurimi per ju.Kush te mundet ta dhunoje sa me shume,sepse aq me shume do te ju doje me shpirt.Socialistet qe e nderuan dhe e bene kryeminister Fatosi i urren.Eshte semundje e keqe e tij.Sindrome e tmerrshme.Shikoni se cfare i ndodh me Saliun.E burgosi,donte ta vriste ne 98-en etj.Ai mbaron per te.
ReplyDeleteI ke. rone pikes. I shkerdhyeri mban mend momentin e shkerdhimit
DeleteHi, i think that i saw you visited my website so i came to “return the favor”.
ReplyDeleteI'm trying to find things to enhance my site!I suppose its ok to use some of your ideas!!
My website :: devoted creations tanning lotions
Nice replies in return of this issue with firm arguments and telling all
ReplyDeleteconcerning that.
Feel free to surf to my blog post: secured loans self employed no accounts