"

June 7, 2012

Mastro Gepetto dhe Pinoku Sali Berisha

<img src="pinoku.jpeg" alt="Ramiz Alia e Pinoku Sali Berisha" />
Dhjetor 1990
Mastro Gepetto Ramiz Alia:
“Biri im Sali.
Ti do të shkosh djathtas, në Partinë Demokratike!”
Dhe kështu komunisti konservator Sali Berisha
u bë kryedemokrati shqiptar dhe
kryetar i përhershëm i Partisë Demokratike!
Ç’na bëre o Ramiz Alia?!! 


"SA NJËMIJË PINOKË!

O Sali gënjeve,
një botë të tërë,
se ti pret shirita,
po “veprat” s’janë bërë!

Një fjalë nga ty,
s’kam besuar kurrë,
si mund të gënjesh,
kaq hapur o burrë!

Shiritat e tu,
i ka zënë flama,
se je gënjeshtar,
s’ta ka fajin Rama!

Kaq hapur o burrë,
si mund të gënjesh?!
Kur ka sy në ballë,
secili prej nesh!

Ti universal,
je si gënjeshtar,
saqë edhe mushkën,
mund ta bësh me barrë!

Në rrugët e tua,
edhe unë kam shkuar,
po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar!

Po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar,
dhe pse dy-tri herë,
janë inaguruar!

Gënjeve kaq hapur,
sa u pataks bota,
me këto gënjeshtra,
s’të jep njeri vota!

S’të jep njeri vota,
asnjë o katran,
se s’është sosur rruga,
për në Elbasan!

Thonë ata që vinë,
dhe ata që venë,
s’ka mbaruar rruga,
për në Tepelenë!

Gënjeshtrat e tua,
na u bënë refren,
sa dhe në të ikur,
gënjen e gënjen!

Ndaj bëjmë gallatë,
me miq e me shokë,
ti i vetëm je,
sa njëmijë Pinokë!

Para dy-tre muajsh,
po këtu kam thënë,
të është zgjatur hunda,
këtu e në Hënë!

Po gjithë rekordet,
theve këtë herë,
të shkoi majë e hundës,
gjer në Jupiter!

Thonë që NASA vetë,
ka shumë përfitime,
hundën ta përdorin,
si sondë për kërkime!

Fundja punë e madhe,
që ne na gënjen,
sepse hunda jote,
për një punë po vlen!

Nga Arben Duka"





7 comments:

  1. KA NGATERRUAR KRAHET RAMIZI: TE PAKTEN TOSIN DUHET TA KISHTE CU KE PD DHE SALEN KE PS, SEPSE TOSI ISHTE LIBERAL KURSE SALA KONSERVE ATOR.
    NJE MUT, MEGJITHATE. TE DY I DHJENE PARTITE E TYRE. KUR TE VDESI SALA NUK DO KETE ME PD!

    ReplyDelete
  2. Lereni rehat Ramizin, ai e beri te veten dhe nuk shkaktoi lufte ne popull.
    Ne rregjimin e ketyre po vriten perdite njerez te pafajshem e te fajshem (po per burg ama).
    Keta jane me te keqinj se Ramiz Alia ndjese paste!

    ReplyDelete
    Replies
    1. o sali
      o hunderr
      do digjesh
      perjetesisht
      ne ferr!

      Delete
    2. I marrshi te ligat! Do ta kujtoni e do ta kerkoni, po dale ku jeni..

      Delete
  3. Nje nga fatkeqsite me te medha te ketij kombi,eshte Sali R. Berisha.perdhosi cdo enderr shqiptare me makuterine e me provincializmine tij.
    a eshte spiun i serbit, apo eshte thjesht nje idiot i lindur, nuk di te them. Koha do i tregoje te gjitha. ne jemi te rinj (une jam 25 vjec) dhe besoj do kem kohe.

    ReplyDelete
  4. Po i morrem te ligat ai mbetet prape (NEGATIV)

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!