July 5, 2015

Harnaam Kaur, Nusja me mjekër/ Bearded Bride


Një grua e cila vuan nga një çrregullim hormonal, të cilës i rritet mjekra, është duke thyer tabunë se si duhet të jetë një grua e bukur. Harnaam Kaur, vuan nga një çrregullim i sistemit endokrin që bën që grave t’u rriten qimet shumë shpejt.


23-vjeçarja, gjithmonë është përqeshur nga shoqëria për këtë çrregullim, e si pasojë ajo shpesh herë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje. Që në moshën 11- vjeçare asaj nis t’i rritet mjekra. Por me kalimin e kohës, ajo e pranoi veten e saj ashtu siç është.

Kaur është lindur në një familje që i përket fesë sikë (e cila e ndalon heqjen e qimeve trupore), e lidhja e saj me fenë e bëri atë kështu siç është sot.



“Kur isha 16 vjeçe, kam vendosur që të pagëzohem dhe që në atë moment unë rashë në dashuri me fenë time. I thash vetës që energjinë që jam duke e shpenzuar për t’i dhënë fund jetës, duhet që ta shndërroj që të bëj diçka të mirë për jetën time”, është shprehur Kaur.

Tani, 23-vjeçarja jeton në Britaninë e Madhe dhe qëndrimi dhe vetëbesimi i kësaj vajze, e ka impresionuar fotografen britanike, Louisa Coulthurst nga studio Nuset Urbane. Fotografia i ka kërkuar Harnaam Kaur, që të jetë modelja e saj në setin e saj fotografik.


*    *    *




Gjyshja e Obamës: Do t'i gatuaj qull misri kur të më vizitojë


Gjyshja nga Kenia e Presidentit amerikan Barak Obama, e njohur si nëna Sara, u zotua të premten se do t’i gatuajë nipit të saj një vakt tradicional, kur ai të vizitojë Afrikën Lindore, vendlindjen e babait të tij, gjatë këtij muaji.

“Unë do të përgatis të gjitha ushqimet tradicionale që kam në dispozicion”,  tha ajo, duke folur gjuhën e saj dhe duke përmendur peshkun, pulën dhe qullin e misrit.

“Nuk ka rëndësi nëse Barack Obama është një senator ose një president”, shtoi ajo. “Ai do të hajë atë që kam përgatitur për të”.


Nëna Sara është gruaja e tretë e gjyshit nga babai i presidentit të SHBA-ve, Hussein Onyango Obama, dhe jeton në fshatin e vogël Kogelo në Kenian Perëndimore, ku një numër i madh të afërmish të presidentit jetojnë.


Babai i Obamës ka lindur në Kogelo dhe u rrit atje deri sa udhëtoi jashtë vendit për të studiuar, ku u takua me nënën amerikane të Obamës në Hawaii. Edhe pse nëna Sara nuk ka lidhje gjaku, Obama e quan 'gjyshe' dhe e ka vizituar atë në të kaluarën.


*    *    *




June 25, 2015

Kjo është puna e parë e Xhelal Mziut për këtë mandat si kryebashkiak



Mandati i tretë i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziut ka nisur me një ceremoni martese.

Në faqen zyrtare të profilit në Facebook të kreut të bashkisë së Kamzës janë publikuar disa foto të një ceremonie martese të një çifti të ri.

Fotot janë shpërndarë nga Mziu në Facebook, i cili duket i lumtur që puna e tij nisi me një martesë.


*    *    *



Pas Berishës, godasim me Marinën


Kjo foto qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale. Siç shihet në foto, fytyra e prezantueses simpatike, Marina Vjollca është kthyer në një tatuazh në krahun e një mashkulli.

Me siguri, ky i fundit duhet të jetë një fans i çmendur i saj, derisa ka guxuar deri në këtë pikë. Edhe vetë bukuroshja është habitur me këtë dedikim, pasi e ka postuar atë te profili i saj në “Instagram”.

Ndërsa autori i tatuazhit, ka shkruar në Facebook: “Pas portretit të Sali Berishës, godasim me Marina Vjollca”.


Bëhet fjalë për tatuazhin që një fans i madh i Berishës bëri në gjoks, pak ditë pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e  23 qershorit 2013.


*    *    *

Muhamet Lika feston 60-vjetorin




I njohur ndryshe si një nga parodistët e Vlorës, Muahmet Lika feston sot 60-vjetorin e lindjes.  Aktori ka bërë për vete shqiptarët jo vetëm me humorin e tij në role të ndryshme por edhe me këngët që shoqëronte rolet.


Në fakt ata ishin dhe mbeten katër. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo si dhe Muhamet Lika, të katërt në skenë sillnin emocione të mëdha për publikun dhe si shpërblim merrnin duartrokitjet, respektin dhe mirënjohjen.


Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe e ka uruar Muhametin në profilin e saj në Facebook, ku shkruan se rolet dhe karakteret e tij do të mbeten gjithmonë në mendje.


*    *    *