Një grua e cila vuan
nga një çrregullim hormonal, të cilës i rritet mjekra, është duke thyer tabunë
se si duhet të jetë një grua e bukur. Harnaam Kaur, vuan nga një çrregullim i
sistemit endokrin që bën që grave t’u rriten qimet shumë shpejt.
23-vjeçarja, gjithmonë
është përqeshur nga shoqëria për këtë çrregullim, e si pasojë ajo shpesh herë
ka tentuar që të bëjë vetëvrasje. Që në moshën 11- vjeçare asaj nis t’i rritet
mjekra. Por me kalimin e kohës, ajo e pranoi veten e saj ashtu siç është.
Kaur është lindur në
një familje që i përket fesë sikë (e cila e ndalon heqjen e qimeve trupore), e
lidhja e saj me fenë e bëri atë kështu siç është sot.
“Kur isha 16 vjeçe,
kam vendosur që të pagëzohem dhe që në atë moment unë rashë në dashuri me fenë
time. I thash vetës që energjinë që jam duke e shpenzuar për t’i dhënë fund
jetës, duhet që ta shndërroj që të bëj diçka të mirë për jetën time”, është
shprehur Kaur.
Tani, 23-vjeçarja
jeton në Britaninë e Madhe dhe qëndrimi dhe vetëbesimi i kësaj vajze, e ka
impresionuar fotografen britanike, Louisa Coulthurst nga studio Nuset Urbane.
Fotografia i ka kërkuar Harnaam Kaur, që të jetë modelja e saj në setin e saj
fotografik.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!