"

July 5, 2015

Gjyshja e Obamës: Do t'i gatuaj qull misri kur të më vizitojë


Gjyshja nga Kenia e Presidentit amerikan Barak Obama, e njohur si nëna Sara, u zotua të premten se do t’i gatuajë nipit të saj një vakt tradicional, kur ai të vizitojë Afrikën Lindore, vendlindjen e babait të tij, gjatë këtij muaji.

“Unë do të përgatis të gjitha ushqimet tradicionale që kam në dispozicion”,  tha ajo, duke folur gjuhën e saj dhe duke përmendur peshkun, pulën dhe qullin e misrit.

“Nuk ka rëndësi nëse Barack Obama është një senator ose një president”, shtoi ajo. “Ai do të hajë atë që kam përgatitur për të”.


Nëna Sara është gruaja e tretë e gjyshit nga babai i presidentit të SHBA-ve, Hussein Onyango Obama, dhe jeton në fshatin e vogël Kogelo në Kenian Perëndimore, ku një numër i madh të afërmish të presidentit jetojnë.


Babai i Obamës ka lindur në Kogelo dhe u rrit atje deri sa udhëtoi jashtë vendit për të studiuar, ku u takua me nënën amerikane të Obamës në Hawaii. Edhe pse nëna Sara nuk ka lidhje gjaku, Obama e quan 'gjyshe' dhe e ka vizituar atë në të kaluarën.


*    *    *




1 comment:

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!