August 6, 2015

Children of Kosovo (video & tekst)…



Kënga për Kosovën 
që përloti miliona njerëz


Në vitin 1999 kur e gjithë Bota ishte solidarizuar me tragjedinë e kosovarëve, grupi Kelly Family bëri këngën "Children of Kosovo", një këngë që kishte pushtuar majat e top-listave në shumë vende të Botës.

Kjo këngë ishte shndërruar një hit në shumicën e vendeve nëpër Botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas bombardimeve të Serbisë.

Ndërkohë e çuditshme është se asnjëherë Kosova nuk u kujtua për të ftuar për një koncert këtë grup, edhe pse fama e tyre është më e madhe në Europë se në SHBA. 

  
Children of Kosovo - Kelly Family

I believe someone´s out there
who´s gonna help me give
a nameless
child loving care
I believe you are out there
you´re gonna help me give the
children loving care.

So much hate has turned
to vengeance
Al the laughter has turned
to crying
while the mothers lose
their children
from the war.

I am hungry and I´m cold and
I have no one to hold for
my mother and my father are
dead and gone
where do I belong

CHORUS

This children of Kosovo
are crying for a helping hand
the children of Kosovo
are dreamning of a peaceful land.

They have beaten my
older brother
they have torn away my sister
I`m afraid I want revenge
Is there no other way.

Let´s hold our hands tightly together
and think as one forever
You and I can make a
change for a better world
no more war.

*    *    *







August 4, 2015

Gjuhë urrejtjeje në Suedi?



Partia Demokratike e Suedisë, e cila njihet për politikat e saj kundër emigrantëve, bëri një reklamë ku ekspozonte atë që e cilësonte si problemin më të madh në vend: lypësit!

"Problemi ynë më i madh është ai i lypësve, të cilët sillen nga çeta të organizuara. Çetat ndërkombëtare përdorin qëllimin tonë të mirë. Qeveria nuk bën gjë tjetër vetëm se bën sehir. Ju kërkojmë ndjesë! Pasi të fitojmë zgjedhjet, në 2018-n do të gjeni një Suedi më të mirë". Ky ishte mesazhi në reklamat e varura në muret e metrosë së Stokholmit, prej ditës së hënë. Reklama, e cila u drejtohet turistëve, pëfshin imazhe njerëzish që flenë në rrugë dhe shenja të mëdha në gjuhën angleze, me anë të të cilave kërkohet falje për fenomenin e lypjes.

Mirëpo, mesazhi sensibilizues ka marrë shumë kritika nga media vendase dhe të huaja, ndërsa rrjetet sociale kanë nisur një iniciativë për heqjen e tyre. Këtë të martë, rreth 11 mijë njerëz u bënë bashkë në “Facebook” për të marrë pjesë në një protestë kundër fushatës së reklamave, e cila do të mbahet në sheshin “Norrmalmstorg” këtë mbrëmje. Organizatorët e protestës, aktivistë të anti-racizmit, u shprehën se reklama është raciste dhe ajo duhet hequr nga kompania e transportit.


Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse fushata antilypje në Stokholm përmban gjuhë urrejtjeje. “Dhunimi i lirisë së shtypit quhet gjuhë urrejtjeje. Ne i shohim me prioritet këto çështje dhe duhet të marrim një vendim brenda dy javësh, ndoshta edhe këtë javë”, tha një zyrtar i Drejtësisë.

Televizioni Kombëtar Shtetëror i Suedisë informoi se rreth 4 200 persona, kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania, lypin përditë në rrugët e Suedisë. Kohët e fundit, është parë një rritje popullariteti për partitë që ndjekin një politikë kundër emigrantëve, të cilat po fitojnë terren ndaj atyre me një qasje më të butë.

*    *    *




Puna e radhës e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj …


Kjo tabelë do të hiqet sot!

Puna e radhës e Kryebashkiakut të Tiranës do të jetë heqja e tabelës te Stacioni i Trenit. Veprimi i Veliajt vjen fill pas një kërkese të një qytetari në rrjetet sociale.

"E di që ka punë më të rëndësishme, po duhet të vazhdojmë ta shohim këtë tabelën fyese?”, shkruan qytetari në profilin e Erion Veliajt në “Twitter”.


Postimi është bërë më 3 gusht, ndërsa mëngjesin e sotëm, Veliaj është përgjigjur shkurt: "Ikën sot".



"Bllokuar nga Edi Rama". Kështu shkruan tabela e vendosur muajt e fundit nën drejtimin e Bashës për të "zbukuruar" vendin bosh ku ai pati premtuar të ndërtonte bulevardin.


*    *    *






Duka kundër serbëve: Në stadium, shqiptarë nga të gjitha trojet


Mediat serbe shkruajnë ditët e fundit se autoritetet shqiptare kanë pranuar që të mos shesin bileta për tifozët jashtë kufirit të Shqipërisë, për ndeshjen e kthimit që luhet në “Elbasan Arena”.

Ishte gazeta “Kurir” që pak ditë më parë shkroi se “para ndeshjes do të ketë kontroll rigoroz për tifozët dhe ndeshjen mund ta ndjekin vetëm ata tifozë që kanë nënshtetësi shqiptare.

Në këtë ndeshje nuk do të mund të futen në stadium tifozët nga Kosova dhe shqiptarët nga Maqedonia”. Por pas lajmit të publikuar nga mediat serbe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar për gazetën ‘Shqiptarja.com’ duke mohuar gjithçka.


“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” - shprehet presidenti i qeverisë së futbollit shqiptar duke mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe. Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën.


*    *    *