"

August 4, 2015

Gjuhë urrejtjeje në Suedi?



Partia Demokratike e Suedisë, e cila njihet për politikat e saj kundër emigrantëve, bëri një reklamë ku ekspozonte atë që e cilësonte si problemin më të madh në vend: lypësit!

"Problemi ynë më i madh është ai i lypësve, të cilët sillen nga çeta të organizuara. Çetat ndërkombëtare përdorin qëllimin tonë të mirë. Qeveria nuk bën gjë tjetër vetëm se bën sehir. Ju kërkojmë ndjesë! Pasi të fitojmë zgjedhjet, në 2018-n do të gjeni një Suedi më të mirë". Ky ishte mesazhi në reklamat e varura në muret e metrosë së Stokholmit, prej ditës së hënë. Reklama, e cila u drejtohet turistëve, pëfshin imazhe njerëzish që flenë në rrugë dhe shenja të mëdha në gjuhën angleze, me anë të të cilave kërkohet falje për fenomenin e lypjes.

Mirëpo, mesazhi sensibilizues ka marrë shumë kritika nga media vendase dhe të huaja, ndërsa rrjetet sociale kanë nisur një iniciativë për heqjen e tyre. Këtë të martë, rreth 11 mijë njerëz u bënë bashkë në “Facebook” për të marrë pjesë në një protestë kundër fushatës së reklamave, e cila do të mbahet në sheshin “Norrmalmstorg” këtë mbrëmje. Organizatorët e protestës, aktivistë të anti-racizmit, u shprehën se reklama është raciste dhe ajo duhet hequr nga kompania e transportit.


Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse fushata antilypje në Stokholm përmban gjuhë urrejtjeje. “Dhunimi i lirisë së shtypit quhet gjuhë urrejtjeje. Ne i shohim me prioritet këto çështje dhe duhet të marrim një vendim brenda dy javësh, ndoshta edhe këtë javë”, tha një zyrtar i Drejtësisë.

Televizioni Kombëtar Shtetëror i Suedisë informoi se rreth 4 200 persona, kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania, lypin përditë në rrugët e Suedisë. Kohët e fundit, është parë një rritje popullariteti për partitë që ndjekin një politikë kundër emigrantëve, të cilat po fitojnë terren ndaj atyre me një qasje më të butë.

*    *    *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!