"

August 4, 2015

Duka kundër serbëve: Në stadium, shqiptarë nga të gjitha trojet


Mediat serbe shkruajnë ditët e fundit se autoritetet shqiptare kanë pranuar që të mos shesin bileta për tifozët jashtë kufirit të Shqipërisë, për ndeshjen e kthimit që luhet në “Elbasan Arena”.

Ishte gazeta “Kurir” që pak ditë më parë shkroi se “para ndeshjes do të ketë kontroll rigoroz për tifozët dhe ndeshjen mund ta ndjekin vetëm ata tifozë që kanë nënshtetësi shqiptare.

Në këtë ndeshje nuk do të mund të futen në stadium tifozët nga Kosova dhe shqiptarët nga Maqedonia”. Por pas lajmit të publikuar nga mediat serbe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar për gazetën ‘Shqiptarja.com’ duke mohuar gjithçka.


“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” - shprehet presidenti i qeverisë së futbollit shqiptar duke mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe. Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën.


*    *    *


No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!