August 18, 2012

Visho Canadian REBORN


I inspiruar nga Saga heroike dhe e sukseshme  e Johnny English REBORN, kryeministri Sali Berisha hedh ne fushën e betejës:

Visho Canadian, REBORN !!!
Visho Ajazi Lika, RILIND !!!

P.S. Fitorja është e garantuar (si në 97’)

Karnavalet e Shqiperise 2


Karnavalet e Shqipërisë Nr 2
(Vijon)

August 17, 2012

Zyra e zotit Nishani presidence



Zbulohet zyra e zotit 
Bujar Nishani në presidencë!

Burime të sigurta nga presidenca informojnë se të gjitha zyrat e tjera janë të zëna nga kryeministri dhe stafi i tij i ngushtë!

Si shkak nxirret invaliditeti i zotit Nishani dhe pamundësia e tij për të ngjitur shkallët dhe për të kryer detyrat e tij.  Ashtu si edhe në rastin e shkarkimit të zotit Bahri Shaqiri dhe zgjedhjes së Visho Ajazit si Kryetar i SHISH, në fakt detyrat dhe funksionet e presidentit të Shqipërisë do i kryejë zoti Sali Berisha.

Ky do të jetë edhe argumenti kryesor dhe strategjia e presidencës së zotit Nishani-Mehmeti për gjatë gjithë mandatit të tij presidencial.

P.S. Zotit Nishani i lirohet vetëm një zyrë e përkohshme apostafat për takimet e rëndësishme që do të shfaqen në media.

August 15, 2012

Arbën Xhaferri


Nga Mero Baze:

Arbën Xhaferi ishte skifteri që prishi inercinë jugosllave të shqiptarëve në Maqedoni. Në fund të vitit 1993, kur Partia e Prosperitetit Demokratik u përfshi në një krizë të rëndë politike për shkak të lidhjeve të disa politikanëve të saj me strukturat e vjetra ish- jugosllave të Maqedonisë, që çuan në inskenimin e skandalit të armëve nga Shqipëria, Arbën Xhaferi, Rufi Osmani dhe Menduh Thaçi ishin grupi i politikanëve të rinj, që kërkuan të marrin në dorë fatet e shqiptarëve në Maqedoni. Arbën Xhaferi, një ish- gazetar i radiotelevizionit të Prishtinës, i shkolluar në Beograd, me një simpati të fshehtë për nacionalkomunizmin e Tiranës së Hoxhës dhe i qartë në mbështetjen e ndryshimeve demokratike, ishte kthyer në Tetovë, vendlindjen e tij, për të hyrë në politikë. Të mbështetur ndoshta më shumë se ç’duhej nga Tirana zyrtare, ata tentuan të marrin udhëheqjen e kësaj partie gjatë vitit 1994 në Kuvendin e saj. Arroganca e Tiranës zyrtare për të vendosur një protektorat mbi shqiptarët në Maqedoni, dëmtoi liderët e rinj që kërkonin udhëheqjen e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve, të cilët nuk ia dolën të bëheshin drejtues të saj. Por ata sidoqoftë ndikuan në ndryshimin e thellë të partisë dhe reformimin e saj dhe largimin e gardës së vjetër nga udhëheqja.
Lexo:

August 14, 2012

100 vjet Pavarsi e Shqiperise


Asht në hekë Sali Berisha


Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue! 

M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!

Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!

Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!

Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!

Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar, kaq orator.


Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!


*   *   *   




August 10, 2012

Sonila dhe rekordi i Doktorit


Sonila entuziazmohet tej mase për rekordin e ri të Doktorit në 

not gjatë transmetimit të  lajmit më të rëndësishëm të vitit në 

ABC News!

Vetë Michael Phelps është bërë xheloz dhe i ka kërkuar Sonilës që t’i zbulojë sekretin e rekordeve të Doktorit në not!

August 7, 2012

VINI RE: ALO MULI

VINI RE:
Të nderuar qytetarë e fshatarë!
Jeni të lutur që të mos i telefononi zotit Ministër të Brendshëm në numrin e tij celular deri në një njoftim të dytë, pasi telefonata juaj do të ishte fatale për të.
Kush është pranë tij, ti shpjegojë se ajo që ka në dorë nuk është tipi i fundit i celularit NOKIA, poooor ...
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Zëdhënësja e qeverisë

Lalzit Bay


“Gjiri i Lekësit”,
aty ku Ylli takon Hënën

August 3, 2012

Kush do te behet milioner ose Kabineti Berisha & Co

<img src="Kush do te behet milioner.jpeg" alt="kabinet Berisha, kush do te behet milioner?" />


1.    Edmond Haxhinasto - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
2.    Majlinda Bregu - Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë
3.    Edmond Panariti - Ministër i Punëve të Jashtme
4.    Flamur Noka - Ministër i Brendshëm
5.    Arben Imami - Ministër i Mbrojtjes
6.    Ridvan Bode - Ministër i Financave
7.    Eduard Halimi - Ministër i Drejtësisë
8.    Sokol Olldashi - Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
9.    Myqerem Tafaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës
10. Spiro Ksera - Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
11. Vangjel Tavo -Ministër i Shëndetësisë
12. Genc Ruli - Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
13. Aldo Bumçi - Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
14. Fatmir Mediu - Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
15. Genc Pollo - Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit


1.    Selim Belortaja - Zëvendësministër i Punëve të Jashtme
2.    Edith Harxhi - Zëvendësministre e Punëve te Jashtme
3.    Iva Zajmi - Zëvendësministre e Brendshme
4.    Ferdinand Pone - Zëvendësministër i Brendshëm
5.    Avenir Peka - Zëvendësministër i Brendshëm
6.    Arjan Starova - Zëvendësministër i Mbrojtjes
7.    Ekrem Spahiu - Zëvendësministër i Mbrojtjes
8.    Zana Xhuka - Zëvendësministre e Mbrojtjes
9.    Edmond Hoxha - Zëvendësministër i Integrimit
10.  Grida Duma - Zëvendësministëre e Integrimit
11.  Nezir Haldeda - Zëvendësministër i Financave
12.  Alfred Rushaj - Zëvendësministër i Financave
13.  Ermal Dobi - Zëvendësministër i Drejtësisë
14.  Brikena Kasmi - Zëvendësministër i Drejtësisë
15.  Sokol Dervishaj - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
16.  Neritan Alibali - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
17.  Eno Bozdo - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
18.  Ylli Manjani - Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
19.  Adriatik Alimadhi - Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
20.  Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
21.  Nora Malaj - Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës
22.  Halit Shamata - Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
23.  Ardian Tano - Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
24.  Filloreta Kodra - Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta
25.  Kastriot Sulka - Zëvendësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
26.  Albert Gajo - Zëvendësministër i Shëndetësisë
27.  Bardh Spahia - Zëvendësministër i Shëndetësisë -Keshilltar i Presidentit (shen. ImazheShqip)
28.  Ndoc Fasllia - Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
29.  Tokli K.Thomaj - Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
30.  Dashnor Bajaziti - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
31.  Nikollë Lesi - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
32.  Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
33.  Abaz Hado - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
34.  Arben Demeti - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
35.  Taulant Bino - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
36.  Auron Meneri - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
37.  Visho Ajazi Lika - Zëvendës Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit



Banka dhe Ambasadat tona jashtë Atdheut, 
foletë e pëllumbave për ata që kanë zaptuar shtetin.

  1. Nipi i Berishës, Dritan Berisha, Oficer i Kontaktit në Kancelarinë Konsullore në Romë.
  2. Daja i dhëndrit të Sali Berishës, Bashkim Bekteshi, Konsull i Përgjithshëm në Bari.
  3. Gruaja e Halim Kosovës, MPJ.                
  4. Vajza e Avni Ponarit INSIG (Sigal) Vjenë.
  5. Djali i dajës së Ilir Metës, Dashnor Dervishi, ambasador në Athinë.
  6. Miku i Ilir Metës, Sami Shiba, Ambasador në Rumani.
  7. Nipi i Spartak Brahos, Shkëlzen Macukulli, Poloni.
  8. Gruaja e Rahman Selmanllarit, Suela Selmanllari, Ministria e Jashtme.
  9. Motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda Dodaj, Romë, Vatikan.
  10. Baxhanaku i Fahri Balliut, Altin Kodra, ambasador në Turqi.
  11. Ridi Kurtezi, ambasador në Katar, i propozuar nga LSI.
  12. Elida Petoshati, Ambasadore në Kanada, e propozuar nga LSI.
  13. Mira Hoxha, ambasadore në Hungari, propozuar nga LSI.
  14. Djali i avokatit të Lulzim Bashës, Mirgen Nikaj, Ministria e Jashtme.
  15. Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon Çoba, Konsull në Milano.
  16. Dhëndri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli, Paris.
  17. Gruaja e Arjan Starovës, Teuta Starova, Londër.
  18. Gruaja e Sherefedin Shehut, Dashuri Shehu, Drejtore e Auditit në MPJ.
  19. Kunata e Azem Hajdarit, Albana Hasanaj, Nju Jork.
  20. Vajza e Azem Hajdarit, Romina Hajdari, Ministria e Jashtme.
  21. Vajza e Ali Spahisë, Nausika Spahia, Konsulle e përgjithshme në Milano (Nënshtetësi e huaj, kundraligjshme).
  22. Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali, Drejtore në Ministrinë e Jashtme.
  23. Vajza e Agim Shehut, Alma Shehu, Vjenë.
  24. Vajza e Ilir Banos, Albana Bano, Ministria e Jashtme.
  25. Vajza e Jemin Gjanës, Lorena Gjana, Kosovë.
  26. Kunata e Fatmir Mediut, Nju Jork.
  27. Djali i Fatos Bejës, Sokol Beja, Ministria e Jashtme.
  28. Vajza e Ismail Kadaresë, Besjana Kadare, Ambasadore në Paris (UNESCO).
  29. Djali i Vladimir Kristos (Gjykata Kushtetuese), Olsi Kristo, Bruksel.
  30. Vajza e Rajmonda Bulkut, Athinë.
  31. Vajza e Shpresa Becaj (Gjykata e Lartë), Austri.
  32. Djali i Neritan Cekës, Egin Ceka, Austri.
  33. Vëllai i Arjan Çanit (Zonë e Lirë), Alket Çani, Paris.
  34. Vëllai i Gerti Bogdanit (PD), Albjon Bogdani, Ministria e Jashtme.

imazheshqip@gmail.com: Lutemi të na ndihmoni të plotësojmë/korrigjojmë dhe të përditsojmë këtë listë!

Hale hale kjo dynja


U gjet diçitura?

August 1, 2012

Kasandra midis Berishajve Fahri Balliu


Zbulohet kopertina e librit më të fundit 

të disidentit të përjetshëm, shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu:

“Kasandra midis Berishajve”


Libri do të dërgohet për botim 

pasi të jetë rrëzuar nga pushteti familja Berisha!

Durim deri atëherë lexues të dashur :-)

July 31, 2012

London2012: Leka Zogu 2 Shpëtimtari


Scoop- Fotolajm:

Shqipëria humbet shanset për të marrë ndonjë medalje në London 2012.

Por, jo!

Princi Leka, shpëtimtari i nderit të Shqipërisë në gjurmët e gjyshit Ahmet Zogu i Parë (dhe shyqyr zotit,

të fundit)! Do garojë për kombin e tij në peshën 1 trap e gjysëm

Në foton origjinale, bardhezi (djathtas), Ahmet Zogu u tregon bashkëfshatarëve të vet që është plazhist

 i shkëlqyer dhe shtangist rekordmen.

Si nuk u ndanë nga propagandimi i rekordeve fizike këta diktatorët?!!

Një listë e shkurtër  e disa prej tyre:

Mao Ce Dun - Not (kalon lumin Jance)

Enver Hoxha - Not (pa rekorde)

Ahmet Zogu - Not & Shtangë

Sali Berisha - Not (rekorde absolute që thyhen vetëm nga ai në vitin pasardhës), Alpinizëm (malor dhe 

fushor) , Hipizëm malor (në Viçidol, vitet 50’-60’),

I vetëquajturi Princ,Leka 2 (nul i pari nul i dyti) -Dance (Dancing with the stairs) së fundmi - Shtangist 

dhe këshilltar i presidentit Nishani  :-)  :-)  :-)


















July 28, 2012

London 2012 Hall of Shame


Zbulohet vendndodhja e kyeministrit Sali Berisha në Londër:

London 2012, “Hall of shame”, diktator’s corner

Në “Hollin e Turpit”, këndi i diktatorëve 

July 25, 2012

Mamica-Muli infiltrohet ne klubet e nates

Berisha:  Zhurmat e kanë kthyer Shqipërinë në vend surrealist ...

“Nga zhurma prej diskotekave ky vend po bëhet vend surrealist. Ky vend duket si vend i realizmit fantastik. Do të ketë zero tolerancë në tejkalimin e përcaktimeve ligjore. Unë ftoj me shumë njerëzi dhe miqësi pronarët e këtyre lokaleve të mos i kaplojë babëzia. Ka një orar që njerëzit duhet të flenë. Të mendojnë se përveç lokaleve të tyre ka pushues, ka të sëmurë, ka foshnje, të cilët përtej një kohe të caktuar nuk mund ta tolerojnë atë që ata krijojnë në lokalin e tyre,” tha Berisha.


Mamica Muli infiltrohet në klubet e natës për të zbuluar se kush bën zhurmë natën në Shqipëri