October 14, 2014

Ja shenjat e dhunës ndaj lojtarëve shqiptarë në Beograd (FOTO-LAJM)




UEFA ka plot fakte për të dokumentuar e për të vërtetuar dhunën e serbëve ndaj futbollistëve shqiptarë të bërë dje në Beograd. Mjaftojnë këto foto për ti parë se si janë dhunuar në fushë futbollistët shqiptarë.

Gërvishtje në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe trupit janë pasojat e 40 minutave të ndeshjes në Beograd.

Shikoni fotot:




*   *   *


      

Ivan Bogdanov – Ivani i Tmerrshëm



Ky është huligani serb që u fut në stadium për të rrahur shqiptarët

Udhëheqësi i tifozëve “Cervena Zvezda”, Ivan Bogdanov ishte në mesin e tifozëve që kanë hyrë në fushën pas shpërbërjes të ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Ivan Bogdanov u bë i njohur në të gjithë Serbinë si udhëheqës i huliganëve të cilët ndërprnrë një ndeshje futbolli Itali – Serbi në Genoa në 2010.
Ai u dënua më pas me tre vite e tre muaj burg.

Po kësaj radhe, meqë e ka krim të përsëritur, sa do dënohet?

Ti bëjmë një pritje madhështore me tapet të Kuq (e Zi), në Elbasan ;-)



*   *   *





"Shqipëria etnike" hap krahët mbi Beograd




Autoriteti më i lartë Europian i Futbollit vendos të ndërpresë takimin mes Serbisë dhe Shqipëris, pas më shumë se 50 minutash diskutimesh pas degradimit të situatës.
Takimi i vlefshëm për eliminatoret europianit “Francë 2016” nisi mjaft mirë, por në minutën e 40’, tifozët serbë filluan të hidhnin fishekzjarre dhe objekte të tjera në fushë.  

Pas kësaj në stadiumi është vënë re dhe një helikopter lodër, i cili valviste një flamur shqiptar në afërsi të stadiumit, duke sjellë tensionimin e situatës deri në përplasjen e futbollistëve. Tifozët serbë nisën të godisnin edhe lojtarët kuqezi.

Fatmirësisht Forcat Speciale të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa gjyqtari anglez Athkinson vendosi kthimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes.



Flamuri i Shqipërisë etnike "tërbon" serbët

Në minutën e 42-të të takimit një flamur shqiptar u pa të fluturonte mbi fushë sipër kokave të lojtarëve me një helikopter të komanduar. Kjo ka acaruar futbollistët serbë të cilët kanë kapur flamurin dhe e kanë mbështjellë atë me shpërfillje për ta hedhur tutje.
Kjo ka sjellë edhe ndërhyrjen e lojtarëve shqiptarë dhe kaq ka mjaftuar që në fushë të futeshin edhe tifozë serbë. Forca të shumë policie kanë filluar të boshatisin stadiumin me qëllim vijimin e ndeshjes normalisht. 

Në flamur duket harta e Shqipërisë me të gjithë trojet e saj të mbetura jashtë, bashkë me fotot e Isa Boletinit dhe Isamail Qemalit. Në fund të tij shkruhet me shkronja të mëdha “Autokton”.
Mësohet se në fillim janë larguar tifozët fanatikë të Serbisë, të cilët janë edhe shkaktarët e incidenteve në fushë.



Edi Rama: 
Krenar për kuqezinjtë, keqardhje për fqinjët

Dhuna e përshkallëzuar në ndeshjen e sotme është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka shphur krenarinë për Kombëtaren, por edhe keqardhjen për serbët.
"Krenar për Kuqezinjtë që, për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar", shkruan Rama në "Twitter".

MB: 
Masa urgjente për garantimin e sigurisë së lojtarëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në stadiumin e Beogradit, si dhe ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme Serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Saimir Tahiri. 

“Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium” - ishte mesazhi i ministrit Tahiri drejtuar autoriteteve serbe.


Sali Berisha: Barbarët u mundën!

Ndërsa ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka mjaftuar me një togfjalësh të shkurtër për të treguar entuziazmin e tij për ndeshjen. "Barbarët u mundën. sb" - shkruan Berisha në "Facebook".


Largimi nga stadiumi

Kombëtarja shqiptare do të udhtojë me avion dhe pritet që pas orës 1:30 të arrijë në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.



*   *   *



October 13, 2014

Në pritje të ndeshjes Serbi-Digitalb!


Këto ditë vëmendja e opinionit sportiv, por edhe atij publik, është përqenduar në ndeshjen e kombëtares shqiptare të martën në Beograd. Fitorja me Portugalinë dhe barazimi me Danimarkën i ka shtuar shpresat për një rezultat pozitiv edhe me serbët, që e kanë marrë këtë ndeshje më seriozisht për shkak të konotacionit historik që ka një duel mes fqinjësh në ballkan e aq më tepër mes serbësh e shqiptarësh. 


Entuziazmi për 4 pikët e para të kombëtares dhe gëzimi për stadiumin e ri të Elbasanit ka hequr vëmendjen nga një detaj, në dukje pa rëndësi, por që i heq fanellës së kombëtares peshën simbolike që ka për çdo shqiptar dhe për vetë atë. Në ndeshjen me Danimarkën, kombëtarja u shfaq me uniforma të reja, mbi të cilat nuk shkruhej emri i Shqipërisë, siç bëhet me uniformat e çdo kombëtareje, por emri i sponsorit të ri të përfaqësueses. Mbi shpinën e trajnerit të kombëtares shqiptare dhe të uniformave të lojtarëve, shkruhet horizontalisht fjala "Digitalab" dhe jo Shqipëria, ose Albania. Krijohet ideja se ekipi kombëtar po prezantohet në një kompeticion ndërkombëtar si përfaqësuese e "Digitalbit" dhe jo e Shqipërisë. 


Është normale që stampa e sponsorit të vihet në një seksion të uniformës sportive, por jo që uniforma të identifikohet me emrin e sponsorit. Nëse dikush e sheh përmes ekranit ekipin tonë  kombëtar nuk mund ta dallojë që kjo skuadër përfaqëson Shqipërinë, por nga mbishkrimi kuptohet se përfaqëson "Digitalb", që në këtë rast është sponsori i ri zyrtar i kombëtares. 

Përfaqësuesja edhe në të kaluarën ka patur sponsor zyrtar, "Ujin Tepelena" apo kompaninë "Vodafone", por në të dyja rastet nuk ka hequr logon e Shqipërisë për të vënë mbi uniforma mbishkrimin "Tepelena" apo "Vodafone".

Kjo gjë u ka rënë në sy edhe mediave kosovare. Gazeta "Express" shkruan në shkrimin me titull: "Turp i Kombëtares, askund në fanellë emri i Shqipërisë", se "kombëtarja shqiptare po shëtit në Beograd me fanella në të cilët nuk shkruhet Shqipëri, ose të paktën në anglisht, Albania. Në vend të këtij emri, me të mëdha është shkruar prapa në veshje emri i sponsorit, "Digitalb".

http://www.gazetaexpress.com/sport/turpi-i-kombetares-askund-ne-fanelle-emri-shqiperi-50269/



*   *   *