"

October 14, 2014

"Shqipëria etnike" hap krahët mbi Beograd




Autoriteti më i lartë Europian i Futbollit vendos të ndërpresë takimin mes Serbisë dhe Shqipëris, pas më shumë se 50 minutash diskutimesh pas degradimit të situatës.
Takimi i vlefshëm për eliminatoret europianit “Francë 2016” nisi mjaft mirë, por në minutën e 40’, tifozët serbë filluan të hidhnin fishekzjarre dhe objekte të tjera në fushë.  

Pas kësaj në stadiumi është vënë re dhe një helikopter lodër, i cili valviste një flamur shqiptar në afërsi të stadiumit, duke sjellë tensionimin e situatës deri në përplasjen e futbollistëve. Tifozët serbë nisën të godisnin edhe lojtarët kuqezi.

Fatmirësisht Forcat Speciale të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa gjyqtari anglez Athkinson vendosi kthimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes.



Flamuri i Shqipërisë etnike "tërbon" serbët

Në minutën e 42-të të takimit një flamur shqiptar u pa të fluturonte mbi fushë sipër kokave të lojtarëve me një helikopter të komanduar. Kjo ka acaruar futbollistët serbë të cilët kanë kapur flamurin dhe e kanë mbështjellë atë me shpërfillje për ta hedhur tutje.
Kjo ka sjellë edhe ndërhyrjen e lojtarëve shqiptarë dhe kaq ka mjaftuar që në fushë të futeshin edhe tifozë serbë. Forca të shumë policie kanë filluar të boshatisin stadiumin me qëllim vijimin e ndeshjes normalisht. 

Në flamur duket harta e Shqipërisë me të gjithë trojet e saj të mbetura jashtë, bashkë me fotot e Isa Boletinit dhe Isamail Qemalit. Në fund të tij shkruhet me shkronja të mëdha “Autokton”.
Mësohet se në fillim janë larguar tifozët fanatikë të Serbisë, të cilët janë edhe shkaktarët e incidenteve në fushë.



Edi Rama: 
Krenar për kuqezinjtë, keqardhje për fqinjët

Dhuna e përshkallëzuar në ndeshjen e sotme është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka shphur krenarinë për Kombëtaren, por edhe keqardhjen për serbët.
"Krenar për Kuqezinjtë që, për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar", shkruan Rama në "Twitter".

MB: 
Masa urgjente për garantimin e sigurisë së lojtarëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në stadiumin e Beogradit, si dhe ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme Serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Saimir Tahiri. 

“Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium” - ishte mesazhi i ministrit Tahiri drejtuar autoriteteve serbe.


Sali Berisha: Barbarët u mundën!

Ndërsa ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka mjaftuar me një togfjalësh të shkurtër për të treguar entuziazmin e tij për ndeshjen. "Barbarët u mundën. sb" - shkruan Berisha në "Facebook".


Largimi nga stadiumi

Kombëtarja shqiptare do të udhtojë me avion dhe pritet që pas orës 1:30 të arrijë në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.



*   *   *



1 comment:

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!