March 19, 2015

Publikohet Hymni i Ri i Kombëtares së Futbollit (foto & video)


Sponsori gjeneral i kombëtares shqiptare, “Digitalb”, në bashkëpunim me këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Elvana Gjata dhe Florian Mumajesi gjithashtu edhe me mbështetjen masive të grupit të tifozave kuqezinj kanë përgatitur këngën e re për kombëtaren shqiptare të titulluar “Kuq e zi je ti”.







*    *    *






March 15, 2015

Besi i përgjigjet Zenit: Unë s’jam si ti, që e le babën pa punë me prapsinat e tua





Zeni është fyer shumë që nuk është futur në listën e Besit dhe ka reaguar publikisht ndaj videos së improvizuar të humoristit. Besi pasi lexoi reagimin e Zenit, u ul dhe bëri një shpjegim serioz për çfarë ka ndodhur.

“I dashtun Zen!

E lexova letrën tënde që ke çu në gazeta kundër videos time. Ke të drejtë, për Zotin. O të tako ty me të vra, o s’i tako njeriu. Por, po ta shpjegoj vëllai pse s’të kam fut në video.

Të futa një herë në vend të parë, sikur donin me të vra këto familjet që ke lënë jetim në Gërdec. Unë e kisha si për Koçon, që kishin shti të gjithë nga 10 mijë euro që u ka dhënë baba jot si dëmshpërblim dhe ishin bë 260 mijë euro, se ishin 26 të vrarë. Ene thashë, hajt mo sa gjysma e Tomës është, po ia vle. Dikush spiunoi nga stafi im dhe mu lshu në shpinë Sindikata e Gërdecit. “Mos na fut të gjithëve në një thes, më thanë. Secili ka llogaritë e veta. Do e bojm pa lekë, do ta vrasim me dorën tonë, por mos na u ngatërro”.

-Mirë u thashë, s’po u bje më qafë.

Masandaj e kisha vu që donin me të vra do nga Gjiri Lalzit, se u ke marrë tokat. E kisha vu pa çmim. Sikur jepnin nga një hektar tokë për vrasësin. Sapo deshta me e fut dhe atë, vjen njoni më thotë, “Le, pash Zotin, mos prish pazarin se du me e vra vet, se ma ka marr gjithë tokën”. E lashë dhe atë.

Atëherë vendosa me ta bë sikur të ka mallku Teqe e Kuç Babasë në Vlorë, ngaqë i ke marrë çiflikun, i ke gjet pronarë dhe e ke ndarë me ca miq të tu. Ata e kishin me mallkim. “Do ta zërë mallkimi ynë”, thoshin. Pastaj erdhi një nga ata baballarët e Teqes e më tha, “Mallkim, mallkim, po e do një dorë do t’ia jap vet, mos më hy në pjesë”.

Ene ta fala prapë.

Pastaj më shkoi në mendje me ta bë sikur do me të vra dikush nga Saranda se u ke marrë tokën nga Hotel Butrinti në kanal të Çukës. Dhe këtë sa e bëra, vjen njëri thotë, “lëre mo burrë, ça na i ngre mendjen se ik nga vendi e s’kena ku me e gjet pastaj”. Ene ta fala përsëri.

Kur hoqa dorë nga këta që falnin toka, ma shtiu njëri në mendje që i ke marr lekë për Universitetin e ti ka çu në Vjenë. Sa e bëra gati me ta bë sikur don me të vra ai, vjen dikush e më thotë “lene se e ka ndërmend vërtetë, mos ia prish planin”.

Hoqa dorë dhe nga këto universitetet dhe më shkoi në mendje tek këta që u ke marrë lekë për konçesionet. Është njoni që më ka pas thënë, “më ka marrë një milion euro me shantazh para zgjedhjeve”. Po mirë, po e bëj sikur po e vrisni ju për 500 mijë, i thashë.

-Jo mor burrë, le mos ia kujto, se ka dhe një këst pa na kthy, tha, mos na e tremb kot.

Më në fund e pashë veten të pafuqishëm, se ti je bë si Vehbiu në kohë të vet, që të gjithë atyre që u ke marrë lekë, ruajnë njëri-tjetrin mos të vret njeri, se shpresojnë të marrin vet, ose hakun, ose lekët. Ja i dashur Zen, ndaj s’të fusja dot në listë, jo se të kisha harru. E shof që të ka ngel qejfi, por s’ke ça me i bo. I ka jeta këto gjëra. Je shumë i kompliku dhe s’është kollaj me të vra, s’e humbasin shpresat për lekët shumë njerëz. Ne nuk dum të turbullojmë shpresat e njerëzve.

Po ta bëj këtë sqarim, për të tregu që nuk është se të kam injoruar. Dhe du me të tregu që ke pas plot njerëz besnik. Këta të Kurumit p.sh, më thanë mos na e fut në listë, se na del nami i keq për Hidrocentralet, sikur e kena vra ne. Ene atyre ua dëgjova llafin. Në fund të fundit thashë, pse me e vra fakirin. Ai s’më ka bë keq. Më ka akuzu se i kam gjet punë babait tim. Kjo nuk është akuzë morë Zen. Unë s’jam si ty që e le babain pa punë me gjithë ato pisllëqe që ke bërë”./Antena



*    *    *





Vladimir Putin = Adolf Hitler

Aktivistët ukrainas të dielën vendosur një gur varri në të cilën lideri rus, Vladimir Putin, është paraqitur si Adolf Hitleri.

Këtë veprim ata e bënë përpara Ambasadës ruse në Kiev. Në gurin e varrit gjendet edhe svastika (kryqi i thyer, simbol i nazizmit)

“Këtë e presin gjatë ukrainasit”, tha një nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Krahas gurit të varrit, në Kiev janë vendosur granatat e shpërthyera dhe ngjyrë e kuqe që simbolizon gjakun.




*    *    *







Pikturë e rrallë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës


Kjo që shihni është një pikturë, e riprodhuar bazuar në një  fotografi ku shihen burrat shqiptarë që morën pjesë në Konferencën e Londrës.

Aty duket qartë Isa Boletini dhe Ismail Qemali. 

Konferenca e Londrës konsiderohet nga historianët si “ditë e zezë” për kombin shqiptar, pasi la jashtë kufijve shtetërorë gjysmën e shqiptarëve.



*    *    *



Jam gjallë - I'm Alive, do të këndohet nga Elihada Dani në Eurovizion (VIDEO)


Kjo është kënga që do të perfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. 

Quhet “Jam gjallë”(I'm Alive) dhe këndohet nga Elihada Dani.


I urojmë me gjithë zemër:

Suksese në Festivalin Europian!




*    *    *





March 6, 2015

Unë kam/kisha një ëndërr, Blendi!


Unë kam një ëndërr, Blendi!

*    *    *




Unë kisha një ëndërr, Blendi!

 *    *    *




March 5, 2015

FOTOLAJM / Taksia Tom Doshi: You’re the champion



Çështja e “Tom Doshit” tashmë është bërë temë bisede në të gjitha ambientet. Por, çudia më e madhe është kjo taksi, shoferi i të cilët i ka bërë deputetit të Qarkut të Shkodrës një dedikim të veçantë. Në xhamin e pasëm të saj shkruhet: "Tom Doshi, ti je kampion".


*    *    *

March 4, 2015

VIDEO+TEKST: Doshi publikon videon në FB: Biseda e plotë mes tij dhe Bamit dhe disa detaje që nuk bindin




Ka pritur mbrëmjen, tre minuta pas orës 23.00 deputeti Tomë Doshi, për të hedhur në faqen e vet facebook një video prej 8 minuta e gjysmë shoqëruar me shënimin: “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën.  Një video që do nxjerrë lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjitha institucioneve. I lejuam porositësit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën”.


Videoja tregon tashmë të ndaluarin nga policia, shtetasin Durim Bami nga Fushë-Kruja, që i rrëfen vetë Doshit sesi e kanë kontraktuar për ta vrarë atë me eksploziv, “me porosi të Ilir Metës”. Shuma është 500 mijë euro, por vetëm pasi personazhi Toni i ka ofruar 200 mijë euro që Bami nuk i ka pranuar, duke i thënë se puna është shumë serioze. Në vijim, i penduari tregon se ka porosi eliminimi edhe kundër deputetit të PD-së Mhill Fufi. Grafikisht, paraqitet Bami në mes të një salloni, i ulur në kolltuk, i inkuadruar nga kamera pothuajse në qendër. Deputeti Doshi nuk duket fare në video, me përjashtim të disa rasteve kur duken duart që lëvizin. Sipas deklarimeve të mëparshme të Tomë Doshit, ky vrasës i penduar ka pranuar vetë të fiksojë dëshminë e tij në video, duke rrëfyer detaje të ndryshme nga atentati i mbetur në tentativë.

Ajo që bie në sy, është se Bami artikulohet me vështirësi dhe me shkëputje, ndërsa gjatë gjithë kohës së 8.5 minutave, është Doshi ai që e stimulon dhe orienton për të vazhduar rrëfimin. Nga ana tjetër, e folmja e Durim Bamit është e qetë dhe qëndrimi i tij në kolltuk disi i relaksuar. Njëfarë kontradikte kjo përballë idesë se është duke rrëfyer përpara një deputeti, një krim të porositur kundër tij nga kryetari i Kuvendit.

Duke krahasuar referencat kohore që jepen nga vetë bashkëbiseduesit, ku Bami thotë që kjo “punë” ka filluar që prej pothuajse 5 muajsh, ndërsa Doshi shton, “atëherë i bie që ka fillu në maj”, rezulton që videoja të jetë regjistruar diku nga muaji shtator ose tetor. Por veshja e trashë e Bamit, një xhup dimri i rëndë i pazakontë për temperaturat e asaj periudhe, kur i ftohti nuk kishte hyrë ende, lë vend për dyshime.

Videoja nuk ka datë dhe të gjitha referencat kohore dalin nga biseda. Sidoqoftë, videoja duket se tashmë do ekspertohet e analizohet nga profesionistët.

 *    *    *

DITA ka zbardhur bisedën në word për ta bërë më të lehtë për lexuesit tanë. Më poshtë transkripti i bisedës së plotë:

Doshi: …Po ta përsëris edhe një herë, unë për atë do isha i vdekur, por në dorë të Zotit dhe ti që s’ke vepru, se…kaq.

Bami: Më erdhi Toni, bëri telefon dhe më tha, se do ta them në fillim siç ka nis.

Doshi: Duhet të jemi të qetë me veten dhe me Zotin.

Bami: Ene më tha do të bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë me një llaf për punën e Tomës, për me e mbarue…

Doshi: Çfarë me mbarue?

Bami: Për me e mbaru, për me vra Tomën. A mund të gjejmë rob me e bë? Më tha. Ai përderisa erdh të unë e dinte se unë do ia mbarojsha, a më kupton? Janë hedh 500 mijë euro. Nga këto 500 mijë po don me më lënë gjë mua më lerë, po s’deshe s’ka problem, mjafton me e mbaru.

Doshi: Si filloi puna? Kur e keni fillu këtë punë?

Bami: Po ka nja katër muaj, po bën pesë muaj tashi.

Doshi: Në maj?

Bami: Se mbaj mend mirë fiks, po maj ka qenë. Tani si fillim hudhi 200, hudhën 200 dhe e anullova unë. Se bëj për 200 iu thashë, ça është kjo punë, se kjo është punë çik e rëndësishme, a më kupton i thashë. Ata burrat e huaj vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg…U vranë apo u sakatunë.

Doshi: Çfarë tha ai?

Bami: S’është problem hiç ajo punë. Porosia na ka ardh e ne kena mbrojtje. Se porositë për punën e Tomës e kanë bërë rob që ne mund të na mbrojnë. Ka dorë shteti këtu. Kush më mbron, ta di dhe unë kush më mbron, i thashë unë. Më tha është Iliri në këtë mes, është porosi e Ilir Metës. Ne e kena rrugë hap, në fund të fundit jena të lirë me një llaf. Po mirë i thashë po kena hall se një gjë e vogël me na dal ne morëm fund. -Jo s’ke asnjë problem tha ai, kë për të parë që po e bërë këtë sa mirë do shkojnë punët.

Doshi: Po si vazhdoi puna? Ju thatë që më keni rujt e më keni ndjek e më keni…

Bami: Po të kena ndjek te “Sheratoni”, te dy kullat. Kena vu motorin te dy kullat anash makinës tënde, te dera mbrapa ka qenë ngjitur..

Doshi: Kjo ka qenë në qershor?

Bami: Rreth 21 qershorit ka qenë.

Doshi: Si ishte kjo puna e motorit?

Bami: Prumë motorin dhe e lamë aty.

Doshi: Jam kurioz me e dit, ku e morët motorin, tritolin?

Bami: Me Tonin. Toni motorin e ka lënë vetë.

Doshi:Ça motori ishte, ku e morët?

Bami: E morëm në Paskuqan. Nga këta papaqët. Nga këta që shesin pica.

Doshi: Po pastaj ju vazhduat me atë, e montuat? Te servisi i Tonit?

Bami:Po. E montuam te servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çunit të vogël. Dhe e çuam atje afër. Atje tek ishin Kullat.

Doshi:Te restoranti?

Bami:Po.

Doshi:Po ti ku ishe në atë kohë?

Bami: Unë isha aty me Tonin, në makinë me Tonin. (Durim Bamit i vjen SMS në telefon, ndërpret bisedimin dhe nxjerr celularin. Në këtë moment Tom Doshi i kërkon ta lëjë telefonin dhe të vazhdojë të flasë)

Doshi:Po ca eksplozivi ishte?

Bami: Po C4.

Doshi:Po telefonin ku e gjetët, apo ia more shokëve?

Bami:Po, shokët, me Tonin. Po se di mirë, ka qenë brenda, e ka pasur brenda.

Doshi:Po pastaj si ia bëtë?

Bami:Po me dy fijet e telefonit i lidhëm me dy fijet e kapsollit. (bënë me duar veprimet e kryera për montim)

Doshi:Po atë natë telefonin kush e kishte që do i binte telefonit për shpërthim?

Bami: Një djalë i vogël, një që po priste atje.

Doshi: Cilin tjetër?

Bami: Atë që çoi motorin.

Doshi: Sa vetë ishit?

Bami: Pesë vetë. Ata dy që çuan motorin, Toni, çuni i xhajës së Tonit.

Doshi: Po ky çuni xhajës së Tonit çfarë roli kishte?

Bami: Se di, por ishin shumë të ruante ty.

Doshi: Kush ishte?

Bami: Po kur dola unë kishte shumë. Shtatë-tetë veta te motori. Plase më thanë.

Doshi: Po mbrapa, çfarë të thanë tjetër, kush porosit, ça me the ti mua për një deputet tjetër, Fufin?

Bami: Po, për Fufin, është porosi e Ilirit.

Doshi: Po përse, pse do e bënin?

Bami: Po se di, për një video. Është bërë me Ilirin, nuk e di se se kam idenë fiks, po për një video. Por fiks nuk e kam, nuk e di, se s’më interesonte kjo pjesa.

Doshi:Po ti i more ndonjë lekë atij?

Bami:I mora nja 20 mijë euro.

Doshi:Po për çfarë i more?

Bami: Po për me heq… (ndërpritet filmimi prej 8 minutash e 30 sekondash)




*    *    *

March 2, 2015

Tom and Jerry, Albania 2015



Tom and Jerry


Un’ jem Toma,
Jem prej Shkodret,
Biznesmen 
e parelli
Un’ jem Toma,
Jem prej Shkodret,
Shum pordhac 
adhe qeflli.

*

Un jem Toma
Jem prej Shkodret,
E kam shky 
gojën qenef,
Un jem Toma,
Jem prej Shkodret,
Fort m’ka hip 
vetja në qef.

*

Ka me u dridh
Nan e mbi Shkodra,
Prej themelesh
Ka me u shkund,
Se pas bregut
Po vjen kodra,
Tan Lirindja 
ka me u tund.

. . . . . . .

Un’ kesh Toma
Jem prej Trushit
M’përjashtune 
mbane lanet
Un kesh Toma
Prej Nanshkodret
Tash jetoj 
ne kryqytet.

*

Bi-xi-ne-si
Mir m’pat shkue,
Se kam ken 
dhe ne kurbet,
Tash ja msyne 
Specialistat
Pat than Pjetri
Gjet rrahmet.

*

Ta marr vesh
Tan bota mar,
I tesh k’saj punet
Ka me ju pa sherri,
parlamenti
shqipetar
U ba ma zi
Se Toma e Xherri.


*  *  *





Maradona pagëzohet me nofkën: “Mamadona”.

Diego Armando Maradona

Diego Armando Maradona është shndërruar në një femër. Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e tij. Ai bëri ndërhyrje plastike në Kubë kohë më parë pas kërkesës nga e dashura e tij. Gjithsesi, duket se operacioni nuk shkoi edhe aq mirë, pasi mediat vendase thonë se Maradona tani duket si femër. Ato e kanë pagëzuar me nofkën: “Mamadona”. 



Diego Armando Mamadona


*    *    *





Maskoti ndeshet me policin e gabuar (foto/video)



Kjo video vjen nga SHBA dhe bëhet fjalë për një ndeshje bejsbolli. 

Maskoti ka “provokuar” një prej rojeve të sigurisë.

Reagimi i tij ka habitur të pranishmit.



Shihni videon:



*    *    *

February 27, 2015

Sharbat Gula 30 vjet më vonë, ja si duket vajza me sy jeshilë e “National Geographic”


Ajo ishte vajza afgane me sy jeshilë që u ndërkombëtarisht e njohur kur fytyra e saj mbresëlënëse u shfaq në kopertinën e revistës ‘National Geographic’, në vitin 1985. Tashmë fytyra e Sharbat Gula është publikuar sërish, me një imazh tërësisht të ndryshëm nga 30 vjet më parë dhe për një qëllim krejt tjetër; e përfshirë në një skandal korrupsioni në Pakistan.


Imazhi i 12-vjeçares Gula, i marrë nga një kamp refugjatësh nga fotografi Steve McCurry, u bë kopertina më e famshme në historinë e N’ational Geographic’. Pas 17 vjet kërkimesh, McCurry ra në gjurmët e Gula në vitin 2002, në një fshat afgan ku ajo jetonte së bashku me bashkëshortin bukëpjekës dhe kishte tre fëmijë.

Tashmë Gula është nën hetim nga autoritetet pakistaneze, pasi është zbuluar se jetonte nën identitet të rremë.




*   *   *







FOTO LAJM dhe nje koment ne vargje/Kush imiton njëri- tjetrin




Fotot e sotme janë marrë nga konferenca për shtyp e deputetit Koco Kokëdhima në përgjigje të akuzave të Berishës për çështjen e Abissnet, si dhe liberalizimin e hashashit.

Pozat e tij para medias duket se janë ndikuar ndjeshëm nga tiket nervore të Berishës dhe i ka imituar ato.

Ndoshta për t’iu përgjigjur me të njëjtën monedhë.






Gopisti i NSHRAK-ut  -- Tema 27 Shkurt, 2015 në 9:31 pm



Ç’bëri Koqo e ç’bëri Koqe ?!

S’ka asgjë për tu çuditur
Dhe më parë e kemi ditur
Shqipëria ku ka mb’rritur
“Bijtë” e saj e kanë shitur.

Shqipëri dorë nuk hoqe
Nga komunistët u dogje
Njeri Koqo, tjetri Koqe
Ç’bëri tope e ç’bëri loqe.

Sekretari i Rinisë
Sekretari i Partisë
Në një buçe kan pir sisë
Çibanët e Shqipërisë.

Të dy koka të mëdha
Bashkë me Tomën që i nda
Mjerë kjo Tokë që i mba
E s’i tredh ti bëj parça.

Ne nga Koqo kem’ mësuar
Si të jemi të duruar
Si të bëhemi milionerë
Duke vjedhur derë më derë.

Ne nga Koqja kem’ mësuar
Si të jemi të punësuar
Si të bëhemi kriminelë
Tuj ju bo Salës bedelë.

Shqipëtar dorë nuk hoqe
Nuk u poqe që s’u poqe
Njeri Koqo, tjetri Koqe
Ç’bëri tope e ç’bëri loqe.

Deri kur të sosë durimi
Në mes shalëve do i kemi
Bashkë me doçin e harbuar
Që nuk rri pa u masturbuar.


http://www.gazetatema.net/web/2015/02/27/footlajmkush-imiton-njeri-tjeterin/


*    *    *