October 16, 2016

Shoku Suslov Kërcënon

Νικόλαος Κοτζιάς

Redaksionale Dita

Të thuash se ishte një deklaratë e llogaritur për konsum të brendshëm, për të qetësuar opinionin pas “rebelimeve” të herëpashershme këtyre kohëve të fundit, të fqinjit të vogël shqiptar, nuk bën vaki. Intervistat dhe pohimet mediatike të një ministri të Jashtëm fluturojnë sa hap e mbyll sytë, nëse ai ka thënë diçka interesante. Ose acaruese. E sidoqoftë, qesharake.

E tillë ishte deklarata e djeshme e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare, në kuadrin e një interviste më të gjerë.

Përgjithësisht, është në natyrën dhe llojin e zanatit të një kryediplomati që edhe në momentet më të tensionuara politike, të frenohet në qëndrime, në gjuhë dhe terminologji. Akoma dhe në raste lufte, kryediplomati ja lë kërcënimet me numra trupash, teknologji luftarake e fuqi ekonomike, tregtare etj, si dhe shantazhet direkte ndaj kundërshtarit, të paktën një kolegu të tij më të azhornuar, fjala vjen ministrit të Mbrojtjes. Apo shefit të Shtabit. Padyshim, kryeministrit të parit.

Por zoti Kotzias zgjodhi të deklarohej vetë. Duke qenë mesa duket i ndërgjegjshëm se vërtet ligji i luftës është në fuqi, sado që Athina deri tani ka mëtuar ta zvogëlojë peshën e tij si një relike juridike e kohërave të shkuara.

Çfarë tha ministri Kotzias? Në një intervistë për gazetën “Ethnos”, mes shumë pyetjeve që kishin të bënin edhe me marrëdhëniet me Shqipërinë, ra në sy një frazë:

“Greqia ia kalon (Shqipërisë) në të gjitha fushat, ka 10-fishin e PBB, sisteme të forta të mbrojtjes dhe të sigurisë. Shqipëria ka varësi të fortë ekonomike nga emigrantët, investimet, tregtia. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare dhe atë rajonale.  Është pra e udhës që disa njerëz të bëhen realistë dhe të kontribuojnë në marrëdhëniet me interes reciprok dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura, përmes të drejtës dhe traditës ndërkombëtare dhe europiane…”.

E kishte këtë mesazh për qeverinë shqiptare që po i mëshon ca si shumë çështjes çame.

Prandaj, shtoi ai, “të zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të hyjnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me BE-në, kjo është në interes të tyre”. Këtu fillon kontradikta. Sepse nëse për Greqinë çështja çame nuk ekziston, i bie që s’paskemi probleme për të zgjidhur?! E në të kundërt, do vënë veton ndaj integrimit tonë në BE?

Por kontradiktat lidhur me personin e ministrit të Jashtëm, ashtu si dhe me qëndrimin grek për disa çështje lidhur me Shqipërinë, nuk mbarojnë këtu. Është e tepërt të kujtojmë se si janë dëbuar si bashkëpunëtorë të thekur të gjermanëve, mijra të moshuar e fëmijë, gra e burra shqiptarë çamë në vitin 1945. Fotot dhe disa pamje filmike të kohës e dëshmojnë qartë “pronazizmin” e tyre. Ndërsa që dëbimi është organizuar nga forcat e Zervës, aleate të nazistëve, dhe “batalionet e sigurisë” gjithashtu pronaziste, është harruar si fakt.

Ndoshta pro-nazistë do kenë qenë dhe shqiptarët e dëbuar që në 1913, pastaj me radhë çdo pak vite, deri në paktin e Lozanës kur grekët i paketuan si “turq” dhe i nisën drejt Turqisë pas marrëveshjes së këmbimit të popullsisë më 1923.

Është e qartë se e mësuar me një vend që e kanë bërë çorap këto 20 e kusur vite, Athina zyrtare është kapur ‘pa mendje’ nga disa qëndrime të qeverisë shqiptare këto 3 vitet e fundit. Që ka kërkuar qartë dhe ftohtë, pa emocione, heqjen e ligjit qesharak të luftës dhe detyrimin grek për të njohur dhe dhënë një zgjidhje dramës së çamëve.  “Epo kur u bënë dhe këta!”, do kenë thënë me vete një apo disa koka të shqetësuara, “po përfitojnë nga kriza jonë dhe po hedhin vickla”.

Dhe duket se mesazhin e parë paralajmërues vendosi ta japë Kotzias. Sjellje e padenjë, nga i njëjti vend që deri tani ka reaguar si një i vogël i nëpërkëmbur padrejtësisht prej fuqive të mëdha, kryesisht prej Gjermanisë, kur vjen puna tek kriza e rëndë financiare dhe ekonomike e Greqisë.

E pra, Nikos Kotzias mund të thuhet se ka një formim kulturor e arsimor gjerman. Ka studiuar aty, i arratisur pasi ishte në kërkim nga junta greke si veprimtar i Partisë Komuniste greke. Madje dha kontribut në formësimin e bazës teorike të partisë, duke marrë nofkën “Susllov”, sipas kryeteoricienit sovjetik të kohës së Hrushovit.

Por nuk është pro-gjerman, përkundrazi, e sheh këtë vend si fuqinë e re imperialiste të Europës. Nga komunistët u nda në vitin 1989, pasi nuk ishte dakord që PK të jepte votat për rrëzimin e qeverisë socialiste Papandreu, të mbërthyer nga disa skandale korrupsioni.

Themeloi një grup tjetër të majtë, dhe nga nofka “Susllov” i mbeti dashuria për Rusinë, që e sot e maskon me tezën se Greqia duhet të forcojë marrëdhëniet me vendet e BRIK-ut (Brazil, Rusi, Indi, Kinë). Deri aty sa ditën e marrjes së detyrës aktuale për herë të parë, kundërshtoi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për krizën e Ukrainës.

Në këtë mini-biografi të Nikos Kotzias duhet shtuar se ka dhënë kontribut në shkrirjen e akujve dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit me Turqinë, madje ishte anëtar i komisionit të BE-së që rregulloi marrëveshjen për statusin kandidat të Turqisë. Nuk është regjistruar ndonjë “kërcënim” i tij ndaj këtij vendi me këtë rast, si kusht për të ndihmuar Ankaranë të marrë statusin.

Mesa duket, Ankaraja, e as ndonjë kryeqytet tjetër i madh, nuk janë adresa e duhur për të përmendur “sistemet e forta të sigurisë dhe mbrojtjes”. Tirana po. Duke zgjedhur edhe të harrojë faktin që të dyja vendet tona janë anëtare të NATO-s. Ashtu siç harron se shqiptarët në Ballkan nuk kanë vetëm Tiranën për kryeqytet.

Në fund, duhet pranuar se ministri “Susllov” për hir të së vërtetës, akuzohet nga opozita greke se ka bërë disa lëshime të fshehta kundruall shqiptarëve. Nuk thuhet se cilat janë këto, por nga ana tjetër të djathtëve grekë mund t’u duket lëshim edhe vetëm fakti i përmendjes së termit “çështje çame” në një tryezë zyrtare.

Nëse tregimi disarreshtash i muskujve kundrejt Tiranës nga ana e ministrit të gabuar, ishte thjesht një adresim gjithashtu i gabuar për shkak të nervozizmit ndaj akuzave, kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që kuptuan shqiptarët dhe Ballkani nga kjo deklaratë, ishte e kundërta që asaj që një goxha ministër si Kotzias (theksi te A-ja) deshi të përçonte.

Po. Për fat të mirë, askush nuk u tremb…



*   *   *





August 31, 2016

Izet Haxhia: Sali Berisha, Kush është babai yt i vërtetë?


Një thirrje e “befasishme” e deputetit Sali Berisha për hetimin dhe dënimin e krimeve serbe në Kosovë përmes një komisioni të posaçëm të OKB-së, shkaktoi dje reagimin e ish-truprojës së tij Izet Haxhia, me një reagim në facebook. Faktikisht ky patriotizëm pas të vjeli, erdhi si “ngacmim” ndaj mbërritjes në finalen e kandidatëve për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, të ish ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç.  

Po pasqyrojmë më poshtë reagimin e parë të Izet Haxhisë:

 “Na paska kërkuar “patrioti” i madh, dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943, të dënohen krimet serbe në Kosovë e të krijohet një komision i posaçëm në OKB për hetimin e tyre. A ka hipokrizi më të madhe se të dëgjosh një deklaratë të tillë nga ai që ndoqi e persekutoi, burgosi e zhduku me SHIK-un e tij famëkeq, luftëtarë e patriotë, pjesëtarë të bërthamave të para të rezistencës kundër pushtuesit serb të strehuar në atdheun mëmë, që u futi armë me anë të SHIK-ut në shtëpitë ku banonin, ku i spiunoi po me anë të SHIK-ut e bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë tek patronët e tij serbë. Flet për krime e genocid ndaj shqiptarëve ai që u bë arteria kryesore e makinës vrasëse të Milosheviçit, duke e furnizuar me naftë e armë. Harroi ky i paftyrë se nën petkun e trafikimit të armëve relike në Norvegji, dërgoi tonelata armatim për paramilitarët e vëllait të tij biologjik Radovan Karaxhiç për të vrarë civilët në Bosnje. Harroi që me anë të firmës së partisë së tij “Shqiponja” ndërtoi në çdo km në veri nga një karburant që dërgonte naftë pa ndërprerje për vëllain e tij, vrasësin e shqiptarëve Milosheviçin. Harroi kur takohej fshehurazi në Krans Montana me ministrin e jashtëm serb dhe nga ana tjetër për t’u dukur si “patriot” i madh dilte e deklaronte se duhej bombarduar Beogradi. O Tempora o Mores. Çfarë hipokrizie që na dëgjojnë veshët këto 26 vjet nga ky njeri. Dhe duke menduar se ka akoma patriotë budallenj që i besojnë “patriotizmit” të këtij bastardi, në Kosovë e Shqipëri, kur flamurin e nacionalizmit e marrin sharlatanë të tipit Kreshnik Spahiu që ushqehet me paratë e një terroristi si Gulen, mendoj se dita e arritjes së aspiratës sonë për bashkim kombëtar është akoma e largët”.

 Akuzat e forta të Izet Haxhisë ndaj ish presidentit -kryeministrit-kreut të PD-së Berisha janë bërë prej kohësh publike. Por nuk mund të mos ngjallnin kureshtje në këtë tekst të Izetit, veçanërisht pjesët: “dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943”, dhe në vijim, “vëllai i tij biologjik Radovan Karaxhiç…”.

 DITA kontaktoi me Izetin për ta pyetur se çfarë nënkuptonte ai me këtë “lojë fjalësh”; a mos ishte një romuz për shkak të ngjashmërisë vërtet të dukshme mes Berishës dhe Karaxhiçit? Izet Haxhia na dërgoi sqarimin e mëposhtëm, që vërtet do ta vërë lexuesin në mendime:

 “Ja si qëndron çështja. Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Pasi e merr veten ky partizani, lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Kjo bisedë dëgjohet nga Sheqerja, e ëma e Salës, e cila njofton partizanin serb që të largohet menjëherë. Zeqiri merr pushkën e hap zjarr nga penxherja, në dhomën ku flinte partizani serb. Por shtiu mbi krevatin bosh. Ai ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944….

Po ju them dhe këtë: Ndoshta Berisha i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që kishte me Radovan Karaxhiçin, i cili fati e kishte bërë të ishte i biri i një partizani serb nga Bosnja që ishte strehuar në kullën e Berishajve në Viçidol në atë vjeshtë të 1943-it…

Si është puna me të atin e Radovanit? Ai ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori këtë të jatin e Radovanit për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës, sepse në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Ka dhe një fakt, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…”

Nga disa verifikime në internet, del se babai i Radovanit të lindur në 19 qershor 1945, Vuko Karaxhiç, vërtet ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët… Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë… Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua…”.



*   *   *





May 25, 2016

Izet Haxhia: Lidhjet e fshatarit Flamur Noka me UDB-në serbe dhe takimi sekret i Berishës në Krans Montana me ministrin e Brendshëm serb


Izet Haxhia ka reaguar në lidhje me dyshimet se Flamur Noka ka bashkëpunuar me UDB-në serbe.

Ai thotë se shumë politikanë shqiptarë, me në krye Berishën, kanë pasur lidhje me shërbimet secrete serbe.

Sipas tij, ka pasur tre grupime që i kanë shërbyer Serbisë, dhe bëhet fjalë për Tropojë, Shkodrën dhe Dibrën, grupime që kanë nxjerrë disa politikanë të rëndësishëm.

Haxhia tregon edhe një takim sekret të Berishës me ministrin e Brendshëm serb në Krans Montana të Zvicrës, mbajtur në 1992.

Ja çfarë shkruan Haxhia:

“Duke u nisur nga afera ‘Noka’ e dale ne media ditet e fundit, ne lidhje me nje ngjarje te fshatarit Flumur Noka me organet serbe te sigurise e inteligjenses, ngjarje e cila siç duket ka percaktuar fatin politik te mevonshem te ketij fshatari nga Novosej i Kukesit dhe karrieren e tij deri ne postin e ministrit te Brendshem, desha t’i kthehem diteve te para te krijimit te partise se pare opozitare PD dhe ardhjes se saj ne pushtet.

Pas marrjes se kontrollit te plote te PD nga “dhendri” i Serbise, filluan te mbinin ne postet drejtuese te kesaj partie njerez anonime dhe pa asnje kontribut ne kete parti apo si opozitare.

Filluan te forcoheshin disa grupime qe qendren e vetme kishin shtepine e agjentit te dyfishte, te sigurimit dhe UDB serbe, nderlidhesit te dhendrit te Serbise me keto sherbime, Bujar Hoxhes.

Te gjitha fijet dhe lidhjet e ketyre personave kishin nje rezidence te perbashket, qe ishte shtepia e rezidentit te UDB, Bujar Hoxha.

Nga kjo shtepi dolen emrat e atyre qe do të drejtonin PD dhe shtetin shqiptar.

Grupimi i pare ishte ai i Shkodres me drejtues Ferit Hotin, pa rekomandimin e te cilit nuk mund te beje karriere ne PD.

Eshte nje fakt i ditur dhe thene qe ne kohe te diktatures, që sherbimet sekrete serbe punonin nga tre kanale te ndryshme ne Shqipëri.

Njeri kanal ishte ai i Shkodres, i dyti ai i Tropojes dhe i treti ai i Dibres.

Dhe pika e bashkimit te tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushte i dhendrit te Serbise dhe i vetmi qe dhendri i shkonte tek kembet orar e pa orar.

Nuk eshte rastesi qe nga tre keto linja agjenturore dolen drejtuesit kryesore te PD dhe me vone te shtetit shqiptar.

Nga Shkodra dolen Bashkim Kopliku, djali i halles se Ferit Hotit, Ali Spahia e te tjere.

Nuk eshte rastesi qe pikrisht ne Shkoder ndodhi dy prilli qe solli ardhjen ne pushtet te ketyre grupimeve agjenturore.

Grupimi i Dibres me ne krye Gazideden qe kishte lidhje te ngushta me sherbimet sekrete serbo- maqedonase. Pjestaret e ketij grupimi moren postet me te rendesishme ne qeverisjen e PD.

Dhe grupimi i fundit ai i Tropojes, qe me mbeshtetjen edhe te njeriut te sherbimeve sekrete serbe, Elez Biberaj arriti te vihej ne krye te ketyre grupimeve me dhendrin e devotshem te Serbise, Berishen.

Vete rrjedhat e mevonshme te zhvillimeve politike 25- vjecare treguan se sa me devotshmeri i kryen detyrat e dhena nga padronet e tyre ne Beograd, keta persona qe shkaterruan shtetin, pronat, futen percarjen krahinore e politike, futen korrupsionon e kriminalitetin ne shtet e çuan vendin drejt konfliktit civil, mbushen administraten e shtetit me agjente te dyfishte te sigurimit e sherbimeve sekrete te huaja.

Nuk eshte rastesi apo takım kortezie ai takım tre oresh ne Krans Montana te Zvicres, i dhendrit te Serbise me ministrin e Jashtem serb Jovanoviç, per rreth tre ore ne suiten e hotelit Golf ne vitin 1992.

Asgje ne keto 25 vite te tranzicionit te pafund ne vendin tone nuk eshte rastesi, as edhe ngritja deri ne postin e ministrit te Brendshem te nje idioti si Flamur Noka.

Çdo gje eshte e planifikuar me saktesi nga qendrat e sherbimeve sekrete te Beogradit, dhe zbatuar me devotshmeri nga kjo tufe tradhtaresh, me ne krye dhendrin e Serbise, Berisha”.


*   *   *

Një sprovë për të folur si Sali Berisha, për Sali Berishën


Kjo është një sprovë se si mund të shkruash një shkrim për Sali Berishën, duke përdorur fjalorin e Sali Berishës. Diareja mendore e tij nuk ka te ndalur. Duke share e shpifur, duke u bërë biografine kundërshtarëve, si mbeturine hoxhiste e diktatures, nuk le njeri pa marre ne goje e pa u shtremberuar emrat dhe mbiemrat. Nëse ketij burri do t’i vesh gjithe epitetet dhe sharjet per te tjeret, te perdorura ne Kuvend dhe në daljet publike, portreti itij do të duket një përbindësh, por ndryshe nga protretizimi që ai u bën kundërshtarëve, ky duket një përbindësh i besushëm. Gjithë fyerjet dhe sharjet e mëposhtme jan ënxjerrë nga fjalimet e tij.

Sali Bisha, ky bastard i rracës së pastër malësore, e ka nisur logorene e tij që kur u shfaq në politikë, pasi zbriti nga varka e Enverit në Drilon. E nisi me bashkëluftetaret e tij, në stilin enverist të mësuesit të tij shpirtëror, sepse ata kishin filluar te dyshonin në formatin e tij komunist. Gramoz Pashko u shpall “kontrabandist në hije i qeverise, që kërkon të bëjë 10 milionë dollarë dhe të largohet jashte”. (RD, ). Heroin e demokracise, Azem Hajdarin, e bëri leckë, si pijanec, “spiun, i graduar nga kolonel  Cupi”, “kontrabandist, hajdut, vrasës… terrorist dhe terrorizmit do t’i tregojme vendin”. (RD, ) Për Genc Rulin ” hajdut dhe dëmtues i imazhit të Partisë nga shpërdorimi i pushtetit, që nuk merr as votat e familjarëve te tij”; per Neritan Ceken, “bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit, i dal nga ËC-ja e Ramiz Alise, i quajtur Neritan Aliaj).

Imami hipur mbi tank, si gjeneral i Zerves, për të pushtuar Tiranen, na del me vone ministri me idiot qe ka pare historia, “Arben Imami përfaqëson së pari një fyerje të rëndë për të gjithë shqiptaret, xhahil në këtë profesion…Kam patur rast të vizitoj edhe kurora absolute, por edhe në këto vende kam gjetur ministra të përgjegjshëm. Kurse këtu vendoset në krye të drejtësisë një i pavetëdijshëm, një njeri që është shquar gjithë jetën me aventurizëm dhe për mediokritet…”

Për të mos vazhduar me “Kacin e zi, spiuni i sigurimit në Francë, që bënte thirrje për thyerje kafkash demokratësh” dhe tani e thirri në krah, për nevoja personale. Për Sabri Godon e ndjerë, që “krijoi Partinë Republikane në zyrën e Ramiz Alise” dhe “kolonel i Sigurimit të Shtetit, që ndiqte bandat”… Dhe si i paturpshëm në infinit, tanimë derdh lotë krokodili në përvjerorët e Azemit, Pashkos, Godos…Si i thonë fjalës, të vret natën dhe të qan ditën, sipas njeriut të besueshëm në krah të tij, Izetit, që qeveria e prokuroria duhej të merreshin seriozisht me pohimet e tij publike.

Sali Qeni leh për ditë e për natë, sa herë sheh endrra me fantazma, duke vjellë gjithë psikikën e tij kunder Edi Rames dhe ministrit te tij të brendshëm Saimir Tahirit. Jo se kryeministri nuk gabon, jo se e ndrit me qeverisjen, por përbindëshi historik i Partisë nuk merret me keqqeverisjen dhe as me mbajtjen e premtimeve, po me banalitete te tipit ” me njftojne se “hengri me filanin e fistekun, beri orgji…”. Dhe përshkruan orgjinë me detaje, a thua se ishte vetë viktima e kësaj orgjie. Si legen e lavire shpif e shan Saimirin dhe policinë e shtetit, sepse kjo eshtë kolona kryesore e qeverisë dhe me rrëzimin e saj, mendon se e shemb krejt godinën. Po inati i tërbuar ndaj ministrit të brendshëm nis që kur i preu drogën e Lazaratit dhe e la si miu në vrimën e tij, që nxjerr kokën dhe skërmitet. Ndërkohë ky horr mendon se duke kërcënuar Saimirin, kështu duket i fortë dhe trim para të tijëve dhe kriminëlëve e banditëve, që e kanë mbajtur me të gjitha të mirat. Duke qenë se Saimiri me policinë janë tmerr i kësaj bande berishane, atëhere është e qartë pse sulmohet non stop një nga ministrat më të suksesshëm të qeverise.

Ky faqeshollë këpucësh që zbulon përgjuesit e policisë dhe sajon lloj-lloj intrigash, të cilat ia përplasi në surrat policia italiane, detyrohet të pranojë se edhe ai ka përgjuar, po vetëm me lejen e prokurorit të përgjithshem. Po cilit prokuror, lavires së bulevardit do t’i merrte leje ky? Që nuk e linte prokurorinë të bënte detyrën dhe i mbyllte të hetuarit prej saj në shpellën e tij kryeministrore? I kërkon kryeministrit të respektojë institucionin e presidentit, po cilit president? Horrit te bulevardit?

Kjo monster e politikës shqiptare niset me sloganin, shpif, shpif, se dicka do mbetet dhe si makinë baltosjeje bën pis këdo që i del përpara; politikanë, biznesmenë, gazetarë, katundarë…Po, si skuth që është, leh atje ku ndihet i sigurt, brenda Kuvendit, apo në vrimën e miut, në zyrën e tij. Dhe pasi shpreh tronditjen e thellë ndaj dhunës së Ramës me gazetaren intervistuese, pse i përmendi fëmijën, vetë si kapobandë, si padrino dhe si rrugac ordiner i hakërrehet gazetares që e pyet, “je zëdhënëse e krimit”. Gjeti gazetaren e urtë, se dikush tjeter, ia fuste mikrofonin në gojë, jo për ta gjakosur, po mbase e lezeton të mbajë gjë në gojë dhe te leh sa me pak.

Ky varkar i Enverit, që i mbante duart pa larë një javë, pasi i merrte analizën e shurrës së diktatorit, komunist njëqind karate, akuzon të tjerët për gjyshërit dhe dajot në Partinë e Punës, të cilët nuk kishin patur asnjë rast të dilnin në foto me Byrone Politike të kohës, apo të shetisnin me varkë me familjen e diktatorit. Më i pafytyri, më saktë, përdhunuesi i kësaj skene të ndyrë politike, pasi i quan të tjerët mafiozë, padrinjo, meduza të krimit, megahajdutë, vrasës, kur i vjen veza në b…, kërkon ndihmë, i thërret, struket në poturet e tyre dhe thith me kenaqesi erërat që qarkullojnë aty.

Ky vrasës gjakftohtë i katër qytetarëve të pafajshëm në mes të bulevardit, merr guximin shvejkjan të flasë për dëkriminalizimin e politikës. Pika Muhamet, me kë bën muhabet. Sipas këtij idioti, Blendi Klosi, qe ka thyer katër shishe birrë në rrugë, duhet të largohet nga politika, ndërsa ky psikopati i Vucidolit, që theu katër jetë në bulevard, duhet të vazhdojë të lehë në skenën politike, ashtu i currufiasur dhe i marrë, sic është. Kësaj gjyshja ime i thoshte, të kesh dy b…, (jo dy Berishë) një ta cash, një ta mbash!



Shënim i nevojshëm: fjalët dhe shprehjet e përdorura, si legen, vrase, mafioz, bandit, psikopat, idiot, i pafytyre, faqeshollë si këpuca, lavire bulevardi, horr bulevardi, përdhunues, rrugac, mi, qen, përbindësh, bastard, monstër janë marrë nga fjalori i udhëheqësit histerik të PD-së në Kuvend dhe në daljet publike…Për etikë nuk i vesh familjes së tij, ato që thotë e shkruan për familjet e të tjerëveë megjithëse i ka shumë më keq se ata.

Skifter Cakalli

*    *    *



May 16, 2016

Triumf i Ermonela Jahos, shqiptarja fiton “Oscar”-in e operës botërore


Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror.

Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.


Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si  Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Ëestbroek, etj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përfshiheshin çmimet për regjinë më të mirë,  dirigjentin më të mirë, këngëtarët e kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.

Nomimini dhe votimi nga publiku botëror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre viteve, duke përmendur “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, apo edhe regjistrimin së fundmi të operës “Zaza” me  orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar maksimalisht nga disa nga mediat më të njohura dhe me më influencë në botë si “Financial Times”, që sërish boton të hënën një shkrim për sopranon shqiptare, “Times” e Londrës, e shume media në mbarë botën.

Duke folur për Top Channel në Londër, pas marrjes së çmimit ndërkombëtar, Ermonela Jaho tha: “Jam shumë e emocionuar në këto momente. Falenderoj gjithë shqiptarët që votuan për mua dhe publikun që më ndjek në çdo anë të botës. Kushdo që përkushton gjithë jetën drejt pasionit të tij, është gjithmonë fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes së çmimit ndërkombëtar.

Ky çmim për yllin shqiptar të muzikës operistike është i pari që një artist shqiptar merr në nivele të tilla kaq të larta, vlerësohet se çmim “Oscar” i muzikës operistike në botë.


*    *    *





May 6, 2016

Ismail Kadare: Ju tregoj arsyen e shpërthimit të Enverit ndaj meje per “Pashallarët”


Intervistë e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhënë gazetarit Dashnor Kaloçi pas publikimit të ditarit sekret të Enver Hoxhës me shënime për poezinë e tij “Pashallarët e kuq”, ku ai shpjegon ndjesinë që përjetoi kur lexoi dje ato dokumenta sekrete dhe jep versionin e tij rreth arsyeve që e bënë Enverin të egërsohej ndaj tij me akuza politike dhe fjalorin banal.

Pas publikimit që i’u bë dje në disa të përditëshme shqiptare të ditarit sekret të Enver Hoxhës, lidhur me shënimet e tij ndaj poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshme tashmë “Pashallarët e kuq” të shkrimtarit Ismail Kadare, që mban datën 20 tetor 1975, si dhe një letre te ish-kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehu në adresë të Enverit, dokumente të cilat bëhen të njohura për publikun për herë të parë pas plot 41 vjetësh, si dhe interesit të madh të lexuesëve ndaj tyre, ne iu drejtuam për një intervistë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, (i cili prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri), gjë së cilës ai iu përgjigj pozitivisht edhe në respekt të lexuesëve të shumë të veprës së tij. Në intervistën që po botojmë më poshtë në këtë shkrim, z. Kadare sjell në kohë atë ngjarje të largët të vitit 1975, duke dhënë kujtime, versionet, argumentet dhe analizat e tija, jo vetëm për incidentin e Enverit me Ramiz Alinë për shkak të poemës së tij “Pashallarët e kuq”, por edhe gjithçka tjetër ai di rreth saj. Si p.sh.: kush kishte dijeni për poemën që kishte shkruar, takimin me Ramiz Alinë pas porosisë që atij i kishte dhënë Enveri, pyetjet provokative të Ramizit ndaj tij në prezencë të 20 personave dhe si iu përgjigj ai, marrëdhëniet e Kadaresë me Dritëro Agollin dhe bisedat e tyre kundra regjimit, dyshimet se kush ka qenë i interesuar që të zhduk dy faqet e para të letrës së Mehmet Shehut, etj etj.

Zoti Kadare, a keni pasur dijeni se në ditarin e tij personal që ne po e publikojmë për herë të parë, diktatori komunist, Enver Hoxha ka shkruar plot 11 faqe për ju, lidhur me poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç është njohur ndryshe “Pashallarët e kuq”?

“Jo, nuk e kam ditur. Kam dëgjuar pëshpërima për ditarin e tij, por për asgjë të saktë nuk kam pasur dijeni”.

Nuk është e vështirë të merret me mend tronditja e autorit (në këtë rast e juaja), kur lexon, qoftë edhe me kaq vite vonesë, këtë lumë akuzash, të shprehura kaq ashpër prej njeriut që drejtonte Shqipërinë dhe që kishte në dorë fatin e gjithkujt? A mund të na thoni diçka më tepër?

“Natyrisht. Askush nuk mund të thotë se mund të lexojë me gjakftohtësi një tmerr të tillë. Ajo që do të shtoja në këtë rast është se sado që të përfytyrohen saktësisht lemeritë e rendit komunist, ato kanë qenë më të rënda se çdo përfytyrim. Është kjo arsyeja që shprehjet: zbulimi i të vërtetës për krimet e kohës, hapja e arkivave dhe e dosjeve me të cilat veshët tanë janë mësuar ndërkaq, kanë një ngarkesë shumë më të madhe nga ajo që duket në shikim të parë. Është përsëritur shpesh se pas rrëzimit të një diktature, çlirimi i ndërgjegjes prej kujtesës dhe peshës së saj është akti më i ngutshëm, për të mos thënë, më shpëtimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu është thënë, por fatkeqësisht kjo nuk është bërë”.

Cila mendoni që është pjesa më delikate që e ka acaruar veçanërisht E. Hoxhën? Apo ndoshta ka qenë krejt poezia?

“Mendoj se pjesa më acaruese e vjershës kanë qenë vargjet për “duart e përgjakura”. Ato u morën si për duart e përgjakura të zyrtarëve të shtetit e të Partisë. Duart me gjak janë gjëja kryesore që një diktaturë ka frikë t’ia kujtosh. Kam kujtuar mendjelehtësisht se fjala “burokratët”, do të më mbronte vetvetiu prej kuptimit të rëndë të këtyre vargjeve. Por Ramiz Alia, në një nga pyetjet e tij, që më bëri përpara njëzet vetave, në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ishte pikërisht kjo: na shpjego pak, ç’janë këta burokratë, domethënë, këta zyrtarë me duar me gjak? S’kam ditur ç’të përgjigjem, veç kam ngritur supet, siç bëjnë njerëzit kur duan të thonë “s’e di”. E ndjeva që isha zënë ngushtë dhe s’më mbetej gjë tjetër veç të pranoja se kisha gabuar”.

Është folur disa herë për autokritikën tuaj në sensin negativ. Disa nga detraktorët tuaj, kanë shprehur qëndrim kritik ndaj saj, por pa e sqaruar përse. A mund të na jepni ju vetë, një shpjegim?

“E kam dëgjuar këtë dhe më ka ardhur për të qeshur nga mungesa e plotë e logjikës në këtë rast. Çështja ka qenë e thjeshtë: një shkrimtar (në këtë rast, unë), akuzohet se në një vjershë të vet ka goditur shtetin komunist, partinë, marksizëm – leninizmin, diktaturën e proletariatit e gjithë ato që vijnë pas. Shkrimtari përgjigjet se e pranon akuzën. Madje, ai përsërit me radhë shtetin, partinë, diktaturën, marksizmin etj., madje arrin gjer atje sa të saktësojë se “armën që Partia ia dha për të goditur armiqtë, ai e ktheu kundër Partisë!”

Të gjitha këto akuza, bashkë me tekstin e autokritikës dihen botërisht. Ajo që nuk arrij të kuptoj është se ku qëndron gabimi këtu? Shumë shumë ky shkrimtar mund të quhet mendjelehtë dhe fare i papërgjegjshëm që flet kështu.

Ta marrim nga një anë tjetër: si do të ishte qëndrimi i tij i kundërt, domethënë “i mirë”? S’mbetej tjetër veçse ai të mos pranonte asgjë. Me fjalë të tjera, të thoshte se ai nuk e ka goditur aspak shtetin, partinë, marksizmin etj. Përkundrazi, është gati të japë jetën, t’i thyejë duart e kokën për to etj., etj.

Përvoja e terrorit komunist i njeh të dy versionet, që ndahen në; “e pranoi fajin” ose “nuk e pranoi fajin”. Në raste të ndryshme ato marrin kuptime të ndryshme, krejtësisht të kundërta, për mirë ose për keq.

Shkurt, pranimi i gabimit, në rastin për të cilin flasim, s’ka ndonjë gjë të keqe, në kuptimin e kujdesit të tepërt, të frikës etj. E keqja e vetme mbetej rrezikimi im si person.

Sa për arsyen përse e mbajta këtë qëndrim të pakujdesshëm, nuk mund të them se e kam krejt të qartë sot. Ka gjasë që një bisedë e një nate përpara me Anastas Kondon, sekretarin e partisë, i cili ishte dashamirës, u bë shkak. Ai ishte i dëshpëruar dhe më tha haptas se kishte frikë se nuk do ta kaloja dot. Ai shtoi se ndoshta mund të ndodhte ndonjë mrekulli dhe mbase autokritika ime tepër, tepër e sinqertë, mund të më shpëtonte. Me sa dukej interpretimi im i fjalëve të tij, më shtyu drejt atij “hipersinqeriteti”. Më vonë, kur teksti i autokritikës m’u sekuestrua bashkë me vjershën dhe m’u kërkua që të mos ia tregoja askujt, më shkoi në mendje se kjo hynte ndoshta në metodat djallëzore të tyre. Ata mbanin prej teje një tekst të rrezikshëm që mund të përdorej kundër teje në çdo çast. Kjo me sa dukej iu jepte qetësi”.

A mendoni se dërgimi i vjershës në Komitetin Qendror dëshmonte për ekzistencën e një paragjykimi ndaj jush?

“Nuk mendoj se dërgimi i vjershës në Komitetin Qendror, ka qenë ndonjë gjë e pazakonshme. Në praktikën e botimeve kjo ndodhte shpesh për dyshimin më të vogël. Vjersha zgjonte dyshime të tilla. Me sa më kujtohet, unë vetë, për të mos e shqetësuar, nuk ia tregova gruas time, Helenës, se po e çoja në shtyp. S’duhet harruar se në atë kohë çdo krijim letrar kishte dy faza të rëndësishme: e para, vetë shkrimi, e dyta, botimi. Ky i dyti ishte edhe më delikat. Në prag të tij, qëllonte që autorët bënin ndryshime për të shmangur rrezikun. Merret me mend që ndryshimet dëmtonin shpesh nivelin artistik. Më kujtohet se në tekstin e kësaj vjershe kam bërë ndryshime gjer në minutën e fundit. Megjithatë, nuk arrita ta shmang të keqen”.

Në ditarët e Enver Hoxhës përmendet emri i kryetarit të Lidhjes, Dritëro Agollit. Është folur dhe vazhdon të flitet disa here për acarimet midis jush. Në përgjigjet ndaj gazetarëve shqiptarë, por edhe përpara të huajve, ju keni mohuar se keni pasur grindje me Agollin. Nisur edhe nga ky episod i kësaj vjershe a mund ta konfirmoni prapë një gjë të tillë?

“E konfirmoj pa asnjë mëdyshje. Së pari, lidhur me episodin e vjershës, për të cilën po flasim, nga letra e Enver Hoxhës nuk del askund se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Ramiz Alia, të cilit iu dërgua vjersha, kanë kërkuar dënimin e saj. Përkundrazi, të dyja instancat, sidomos Ramiz Alia, kritikohet rëndë për mungesë vigjilence ndaj vjershës.

Lidhur me marrëdhëniet e mia me Dritëro Agollin, këtë e kam bërë të qartë gjithmonë përpara opinionit publik shqiptar dhe atij europian. (Për këtë të fundit e kam fjalën sidomos për një intervistë të gjerë dhe shterruese me Stefan Kurtua, autorin e “Libri i zi i Komunizmit”, që çmohet gjithkund si eksperti më i madh për shpjegimin kritik të komunizmit botëror).

Ne të dy, Dritëro Agolli dhe unë, kemi qenë për një kohë tepër të gjatë shokë të ngushtë. Të ishe shok i ngushtë me dikë në atë kohë, do të thoshte që midis jush të mos kishte sekrete politike. Ne kishim mendime pothuajse të njëjta kritike ndaj regjimit komunist, në Shqipëri dhe në botë. Në radhë të parë, kundër stalinizmit dhe gjithçkaje që lidhej me të. Kjo vazhdoi prej fundit të viteve ’50, gjatë gjithë viteve ’60 dhe deri në fillim të viteve ’70, kur Dritëro Agolli u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Pas kësaj ngjarjeje, bisedat tona politike vetvetiu u rralluan, por aspak në mënyrë dramatike. Rrallimi ishte i natyrshëm nga të dy anët, madje mund të quhej një mirëkuptim i heshtur, për të mos e vënë në pozitë të vështirë njeri tjetrin. (Si kryetar Lidhjeje ai më ka kritikuar disa herë, por unë jam përpjekur ta marr këtë si një kritikë të detyrueshme prej pozitës së tij.)

Kisha një shpresë të brendshme se ai ruante mendimet e mëparshme. Kureshtja për një gjë të tillë, më ka shtyrë, siç e kam treguar, që në vitin 1983 kur u gjendëm të dy, vetëm për vetëm, në një kafene të Parisit, të rihap një nga bisedat e vjetra delikate dhe të rrezikshme. Gëzimi im ishte i madh kur shpresa ime u vërtetua. Biseda jonë u zhvillua sikur të ishte vijim i bisedave të vjetra. E botova këtë bisedë më vonë në shtyp, i bindur se po i bëja mirë dhe ai e pranoi atë fakt aq delikat.

Shkurt, ky ishte thelbi i të vërtetës për marrëdhënien tonë. Ajo që më habit sot është se ka mjaft njerëz që nuk u pëlqen kjo e vërtetë pajtuese, por e kundërta e saj. Ata gjuajnë gjithkund për të kërkuar grindje dhe mohim. Për fat të keq, kjo rendje pas së keqes është bërë sot modë në Shqipëri. Ajo është pjesë e çoroditjes morale , e kaosit të mendimit, i cili gjëndet shpesh në rrënjët e çdo lloj kaosi.

Ka kohë që Shqipëria ka nevojë të ngutshme për të kundërtën”.

Nga shënimet e Enver Hoxhës shpërthen një zemërim i jashtëzakonshëm. Mendoni se ky ka qenë një çast i rrallë, i nxitur nga kjo vjershë, apo tregon një mungesë besimi të përhershme ndaj shkrimtarëve?

“Pyetja është shumë e vështirë nga që ka të bëjë me dredhitë e një tiranie, qoftë tek ne, qoftë në vendet e tjera të kampit socialist. Ato kanë qenë të pafundme, duke shkuar nga lavdërimet e tepruara për shkrimtarët tek dënimet më mizore e të pamëshirshme ndaj tyre. Rusia sovjetike ka qenë shembulli i parë. Sublimimi i Maksim Gorkit, nuk i pengon sot shumë studiues të dyshojnë se ai ka vdekur i helmuar pikërisht prej atij regjimi që e sublimonte.

Tek ne në Shqipëri, ka një prirje për t’i rënduar më shumë se ç’duhet shkrimtarët dhe artistët. Natyrisht që ata kanë përgjegjësinë e tyre për pjesëmarrjen në atë mbrapshti famëkeqe që quhej realizëm socialist, por veprimtaria e tyre, sado e dështuar të ishte, nuk mund të krahasohet kurrë me krimet themelore: torturat, burgjet, internimet. Me vjersha e romane të dobët është mbushur bota, por ato s’kanë sjellë kurrë fatkeqësi si krimet klasike që u përmendën më lart. Prandaj, prirja për të bërë krahasimin midis tyre nuk është përveçse një alibi e tërthortë në favor të krimit shtetëror diktatorial. Një përgjigje e plotë për pyetjen tuaj do të ishte e mundur vetëm pas hapjes së plotë të arkivave të fshehta”.

Nga letra që ish kryeministri Mehmet Shehu i ka dërguar Enver Hoxhës, lidhur me vjershën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, mungojnë dy faqet e para, të cilat janë zhdukur dhe nuk gjenden askund. A keni ndonjë mendim për arsyen e kësaj zhdukjeje?

“Duke pasur parasysh se kjo letër është ruajtur në arkivin e gruas së Enver Hoxhës, kemi të drejtë të mendojmë se dy fletët e para, janë hequr prej të afërmve të Hoxhës, pra të vetë gruas. Ka gjasë që veprohej kështu me materialet tepër komprometuese, të cilat duhet të zhdukeshin pa asnjë gjurmë.

Në këtë rast, teksti i letrës është i Mehmet Shehut, por është jashtë çdo logjike, që ndaj këtij të fundit të tregohej ndonjë kujdes për të shmangur pjesët turpëruese, siç ka qenë një zakon i njohur i gjithë tiranive. Problemi, me sa dukej, ka qenë gjetkë. Po të shihet me kujdes letra është vërtet e Mehmet Shehut, por në fillimet e saj kuptohet se është cituar gjerësisht Enver Hoxha. Pra frazat e zhdukura mund të jenë të shefit kryesor. Ato duhet të kenë qenë aq të rënda, sa që besnikët e tij (gruaja vetë), mund t’i kenë gjykuar se nuk përputheshin me imazhin e tij “aq humanist”, sidomos kur bëhej fjalë për diçka të fisme si poezia”.

Nga përplasja e regjimit tiranik me artin dhe letërsinë, a është e mundur që arti të thyhet? Pas incidentit për të cilin folëm, a e ndjetë ju vetë këtë rrezik?

Arti është shumë më i fortë se ç’duket. Historia e njerëzimit nuk njeh raste të kundërta. Njerëzit me pushtet, të çdo lloj regjimi qofshin, të dehur pikërisht prej pushtetit, iu pëlqen t’i përfytyrojnë poetët dhe artistët si krijesa që mund të gabohen lehtë. Sipas një mendimi fare të cekët të Karl Marksit, poetët kanë nevojë të përkëdhelen, që të krijojnë. Ky mendim që citohet ende sot mendjelehtësisht, është po aq larg të vërtetës, sa shumë thëne të tjera gjysmëfeudale për artin.

Lidhur me pasojat e incidentit, për të cilin folëm, ndryshe nga ç’kam kujtuar në fillim, mendoja se nuk ka luajtur ndonjë rol në krijimtarinë time të mëvonshme. Nuk po them se më bëri mirë, por po aq nuk guxoj të them se më bëri keq. Njëfarë kohe pas tij, krijimtaria ime letrare nuk pësoi ndonjë ndryshim në kuptimin e pranisë së kooperativave ose e personazheve pozitivë e optimistë nëpër uzina. Përkundrazi, ajo u zymtua e u ashpërsua edhe më fort. Nuk po zgjatem, por po kujtoj se romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” e kam shkruar pikërisht pas ngjarjes”.

P.S. (Dënimet e shkrimtarëve shqiptarë si Genc Leka, Blloshmi dhe Havzi Nela)

Ditari sekret, disa nga akuzat e Enverit ndaj Kadaresë

Kjo vjershë është në kundërshtim me vijën e Partisë! Kjo shpreh të kundërtën e asaj që thotë Partia, të kundërtën e analizës që bën Partia, të realitetit të madh të rrethimit kapitalisto-revizionist dhe të rrezikut iminent nga një agresion i jashtëm kundër vendit tonë.

Ismail Kadare që në strofat e para pretendon se nuk egziston asnjë rrezik nga jashtë, se nga jashtë kufijtë tonë nuk rrezikohen dhe “klasat e mëdha brënda dimërojnë”. Për Ismail Kadarenë, politika dhe analizat marksiste-leniniste të Partisë janë fallco.

E tërë kjo pjesë shpreh pa dorashka ide anti-revolucionare, anti-marksiste, anti-parti, dhe flet hapur kundër rendit socialist në vëndin tonë. Sipas tij regjimi te ne është duke “shkuar në varr”, “është prishur nga themelet” dhe nxjerr “një ligj” se “shtetet nuk prishen nga çatitë por nga baza”.

Pra sipas tij, çatia, “Byroja Politike” është e “shëndoshë”, kurse në bazë “rritet tumori i zi”. E tëra kjo është teori revizioniste, denigruese, sabotuese, dhe antisocialiste.

Ky poet borgjez atakon gjithë ndërtimin e socializmit në vëndin tonë, gjithë direktivat e Partisë, gjithë politikën e strukturës dhe të super-strukturës dhe e quan një bllof të madh që bëhet me qëllim për të mbuluar “kalbëzimin dhe burokracinë”.

Ky poet korbash thotë se “Topa, hymne e valle ka kundër armiqve” por “kundër burokracisë s’ka konsuj”. Me fjalë të tjera s’ka parti që të luftojë burokracinë dhe Partinë tonë marksiste-leniniste e quan “konsuj” ose “prokonsuj” si në Republikën e Romës antike, që u rrënua.

Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është një rend burokratik dhe burokratët i kanë “duart të lyera deri në bërryl me gjak”, “rrëmojnë themelet, lajnë gjakun e dëshmorëve etj etj”.

Maskimi i punës armiqësore të Kadaresë nuk qëndron, për të edhe Enver Hoxha që “ai mburr me terma pompoze” është si populli, Partia dhe klasa i krimbur.

Por “filozofia e këtij poeti reaksionar është e fallsifikuar dhe aspak egzakte. Është e qartë se Kadareja është kundërevolucionar, është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe

shtypjes së armiqve të klasës, ai është kundër socializmit në përgjithësi dhe në vëndin tonë në veçanti.

Këtë vepër armiqësore ai e bazon në goditjen e tmerrshme që Partia u bëri armiqve të klasës, tradhtarëve Beqir Balluku me shokë.

Ismail Kadareja jo pa qëllim ka marrë të vërtetat, që i ka thënë Partia hapur popullit në mbledhje të gjëra për të bërë një vjershë, ku të përgjithësojë punën e disa armiqve (që bile nuk i cilëson kush janë, kurse populli i di e i njeh, se Partia s’ia ka mbajtur të fshehta.



*    *    *






Pse nuk qesh o rob Zoti?


fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Mbylla deren e dhomes lehte te mos beja zhurmen tipike te mysafirit qe largohet. Ne kubene e ashensorit qe zbrisnin ne holl me mua edhe 4 gra te veshura me burka te zeza. U dukeshin vetem syte por lexoje kollaj perzemersi. Parfumet e tyre shkembenin aromat me njeri-tjetrin dhe atmosfera orientale te peshtjellonte. Drita e verdhe e ashensorit pulsoi numurin zero e ndersa dera u hap, grate me lejuan te dilja une i pari me bagazhet e mia. Shukren-ua ktheva respektin duke folur ne gjuhen e tyre dhe te gjitha qeshen vetem me syte.

Ne sportel u bene burokracite e rastit dhe pasi dorezova celsin nje pershendetje ne 5 zera te ndryshem me falenderuan. Mirardhsh perseri-ma kthyen anglisht dhe veshtrimet e atyre vajzave e djemve te sportelit me percollen deri te dalja. Afshi qe leshonte perjashta dielli i Gjirit Persik me perkedheli per here te fundit ndersa shoferi i taksise qe priste me automjetin e kuq ndihmoi sa mundi.

Qeshi, me foli perzemersisht dhe me mbylli edhe deren e pasme. Rojet e sigurise se hotelit qe qendronin para hyrjes valviten duart e tyre ne ajer dhe nga xhami i deres se pasme ua lexova mes buzeve fjalen “Rruga e mbare”.

Ishte dita ime e fundit ne Dubai dhe gjate rruges per ne aeroport tek sodisja qytetin futurist dukej sikur po lija pas dicka qe nuk do e gjeja dot kollaj ne vendin tim. Edhe ne aeroport fytyra qe qeshnin, mikpritje, sherbime ekselente dhe keto stolira nuk me munguan as ne bordin e aeroplanit te Emirates. 6 ore nga kontinenti Aziatik drejt Evropes ishin 360 minuta njerezore me respekt dhe qeshje.

Fytyra te qeshura pa fund nga gjithe stafi i kompanise. Nderkohe tranziti ne aeroportin e Romes fatmiresisht nuk ishte i gjate dhe papertuar u shfaqa ne hyrjen e fluturimit per ne Tirane. Nata laciane e Fiumicinos dukej sikur kontraversonte gjendjen time shpirterore dhe mendore qe solla nga shkretetira plot jete e Dubait.

Edhe sikur te kisha ngaterruar fluturimin ishte e lehte ta kuptoje se po shkoje ne Tirane. Pasagjere te cuditshem!-mendova tek shikoja fytyra te vrenjtura. Asnje nuk qeshte te gjithe shikonin te gjithe venger e plot egersi. Veshtrimi fillonte nga cantat dhe porsi 3D perfundonte te bythet e grave. Autobuzi na. Coi shpejt ne aeroplanin e Alitalias. Zhurma tipike e sistemimit te bagazheve neper raftet siperkoke kishte tingull tjeter dhe me te forte. Kesaj here edhe kompania Alitalia kishte bere kompromisin e rradhes. Stafi i saj me katastrofe se pasagjeret. Rende pasagjeret, rende stjuardesat. Vrenjteshin pasagjeret, arrogante stjuardesat.

Me naten mbi krye dhe dritat e Romes poshte kembeve u nisem drejt Tiranes. Edhe ta kishe porositur nuk do ishe kaq me fat. Nje vocerrak qante shqip ndersa e ëma i bertiste italisht. Sado birra te pije nuk te dalldisnin dot me shume se muhabetet me ze te larte dygjuheshe te pasagjereve dhe per tiu largua mjedisit minimalist te aeroplanit shpetimi yt eshte tia fusesh nje shurre e te rrish pak gjate vetem ne tualetin andej nga fundi. Por kur cohesh dhe ecen drejt te vetmit korridor ne aeroplan, edhe dehja spontante anallohet, edhe shurra te mbetet pezull ne gurmazin e fshikesez se urines. Nga te dy krahet forma te çuditshme kokash dhe fytyra te vrenjtura qe te shohin sikur po parakalon veshur me breket e Bleona Qeretit qe pataksi Kalifornine 2 vjet me pare. Mire ne toke por as ne ajer nuk qeshin shqiptaret?

Rinasi ne mesnate eshte nje melodi e trishtueshme. Pasagjeret shqiptare qe shtyhen kush te vulose i pari pasaporten e tij dhe fytyra policesh qe duken ashiqare qe partite ne pushtet i kane sjelle nga rrethet per qoken e rradhes.

Mynxyre udhetimi, mynxyre edhe pritja. Fytyrat e te gjitheve neve jane stampuar model serie dhe rrudhat qe fillojne nga balli e derdhen deri poshte qafes nuk njohin as moshe, as krahine e as gjini.

-Ku ishe, te pyet polici arrogant dhe zeri i tij me timber Laberie deperton nëpermjet frengjise se xhamtte te sportelit. Ti i mermerit i drobitur nga fukarralleku shpirteror dhe facial e pasi degjon nje goditje vule mbi pasaporte e merr shkujdesur dhe hyn ne Atdheun tend.

E paevitueshme te lexosh ngjitur ne sportelin e policit nje leter me germa te ndezura: “Une ministri i Rendit Sajmir Tahiri ju kerkoj te mos hezitoni per cfaredolloj shqetesimi te me telefononi ne numurin tim personal 0682052748 “.

Ndal nje moment dhe bej te nxjerr telefonin e ti flas me ze te larte ministrit Tahiri:

-Ej minister, ej rilindas pse nuk i arreston keta shqiptaret qe s’dine as te sillen e s’dine as te qeshin?

Kthej mendje dhe vazhdoj rrugen. Cfare me duhet te trazoj ujerat? Sipas statistikave ministri duhet te arrestoje 3 milione shqiptare. Ku kane vende burgjet tona per kaq shume kriminele? Po gardiane e rroje kush do jete valle?



*    *    *




May 3, 2016

Me 5 mijë vetë në bulevard, e rrëzoj Edi Ramën


Sali Berisha ka postuar të plotë intervistën e tij të dhënë për ABC News, ku bënte thirrje për grusht shteti.
Ai thotë se me 5 apo 10 mijë vetë në bulevard, mund ta rrëzojë Ramën.
Por, sipas Berishës, PD nuk e ndjek në idetë e tij.
Më poshtë intervista e plotë:
Z.Berisha që pas thirrjes që keni bërë në një transmetim të dpd tv për armatosje. Po ju citoj: “Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarëve që për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri.”… Të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë.” Kjo thirrje që u interpretua si në kufijtë e shkeljes kushtetuese, ju e kishit paramenduar apo ishte spontane meqë po flisnit për Shullazin dhe efektet e denoncimit tuaj publik në media?
Gjëja e fundit që unë bëj kur flas është të flas spontanisht. Para se të shkoj në parlament, unë parapërgatitem, kurse si ide, kjo është e para disa muajve, që e përpunoj me veten time sepse unë gjykoj se sot asnjeri, përvec atyre që kanë roje, shumë roje, nuk ndihet më i sigurtë në një kohë kur bandat dhe qeveria janë bërë një. Vijmë tek thirrja ime. Thirrja ime vjen në një vend që u njeh të drejtën e armëve, të drejtën për të bërë kërkesë për armatosje qytetarëve edhe mbi bazën e kërcënimit personal. Cfarë do thotë kjo. Kjo do thotë se qytetari shqiptar merr armë për vetëmbrojtje. Ligji i njeh të drejtën për të marrë armë për vetëmbrojtje. Pse kjo oshëtimë? U ndeshën me këtë rast dhe unë c’është e vërteta nuk parashikoja të kishte këtë efekt të mrekullueshëm që pati kjo deklaratë e imja. Them të mrekullueshëm sepse nxori, u hoqi maskën kundërshtarëve. Tregoi se kundërshtarët e mi ndajnë në këtë problem psikologjinë totale të etërve të tyre,të frikës së tmerrshme të armëve në duart e qytetarëve. Një dallim si thikë mes diktaturave dhe demokracive është se regjimet demokratike nuk kanë dhe s’kanë asnjë arsye për të patur frikë nga armët private mbi bazë ligjore të qytetarëve të tyre. Regjimet diktatoriale i mbledhin ato “manu militarum”. I mbledhin ato kundrejt dhunës, terrorit, torturave dhe të gjitha mjeteve të tjera. Pra Edi Rama me këtë rast nxori fytyrën e tij të vërtetë prej neobllokmeni, tregoi tmerrin që ka ai nga armët në duart e qytetarëve. Kjo thirrje, ky qëndrim ndan sistemet, sistemin demokratik me sistemin diktatorial, përndryshe është i njohur amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane që sanksionon të drejtën kushtetuese të qytetarëve amerkanë për të patur dhe mbajtur armë. Ky amendament thotë se “The right of the people to keep and bear arms shall not be infringed”. Nuk ka stipulim më monumental dhe përgjigje më monumentale që i jepet këtij problemi, se sa i jep kushtetuta që bëri demokracinë amerikane, kushtetuta që frymëzoi demokracitë e botës dhe e bëri Amerikën të shkëlqejë e të kapë majat që ka kapur kryesisht në sajë të saj.
Besoj e keni parasysh se Shqipëria nuk është një demokraci e konsoliduar si ajo e SHBA-ve, apo jo dhe atje ky debat për armët bëhet ndryshe…
Sot është më e konsodliduar si demokraci Shqipëria se c’ishin në vitin 1792 SHBA-të, kur etërit themelues të Kushtetutës dhe të pavarësisë e vendosën të dytin këtë amendament. Kështu që nuk ka. E rëndësishme është kjo: cili është qëndrimi i qeverisë ndaj armëve? Ka frikë qeveria se ato armë kthehen ndaj tyre? Këta u tmerruan, këta menjëherë bërtitën “thirrje antikushtetuese”. S’ka asgjë. Ka një ligj. Kanë bërë vetë një ligj. E kanë amenduar se ligji ka qenë I mëparshëm. E kanë amenduar dhe e kanë përmirësuar në një shkallë. Për mua e kanë përmirësuar, pse? Sepse kanë futur blerjen e armës, dmth qytetarët ta blejnë. Por cfarë ndodh me ta? Armë këta u japin vetëm banditëve. Armë këta u japin vetëm enturazhit të tyre, armë u japin vetëm kundrejt 1000 eurove, kundrejt 1 mijë eurove. Atëherë po sot cila është situata Mimoza? Situata është më dramatike se kurrë. Unë ju garantoj se sic u vodh tjetri para hotel Sheratonit, hotelit kryesor të vendit, sic u nda tjetri mu në zemër të Tiranës etj etj me rradhë, kjo situatë mungese totale rendi, ekziston në cdo skaj të Shqipërisë. Fshatra të tëra devastohen nga hajdutë që u vjedhin lopë, kuaj, dele, gjënë e gjallë. Imagjino ti një fshatar që varet aq shumë, ushqimi i familjes së tij nga një apo dy lopë. Zgjohet në mëngjes dhe e gjen ahurin bosh. Apo edhe më keq, e sheh hajdutin tek shkon t’ia marrë. Më thotë një fshatar, e shoh që vjen e ma merr. Por ai është me armë, unë jam pa armë dhe unë s’kam c’i them. Nuk dal t’i jap kokën por i jap lopën, nuk do i jap kokën. Pra, kjo ëhstë situata që ekziston sot. Kohë e Shullazit e quaj unë këtë, kohë e Shullazit. Duke nënkuptuar Shullaz, Edvin Shullazin në rradhë të parë sepse po të mos ishte Edvin Shullazi, në këto lidhje fatale për krimin kjo situatë nuk do ekzistonte kurrë.
Nuk është më e thjeshtë që këta individë si Shullazi thjesht të arrestohen e të mos propozohet armatosja e shoqërisë z.berisha sepse si ish President, ish Km ju jeni Km që mbaheni mend se e keni futur Shqipërinë në Nato, keni liberalizuar vizat, e afruat vendin me BE dhe po propozoni një gjendje natyrore Hobsiane, e keni parasysh? Qeveria është Leviathani dhe njerëzit duhet të kthehen kundër njëri tjetrit?
Absolutisht jo Hobsiane. Kur unë drejtoja Partinë Demokratike, platforma ime ka qenë 0 tolerancë ndaj krimit dhe unë jua faktova Shqipëtarëve. Nga viti 2005 në shtator gjer në Janar- Shkurt të 2007, njëra pas tjetrës u eliminuan 204 grupe kriminale, u arrestuan të gjithë bosët e tyre. Banda e Dritan Dajtit, ky ishte leitnant, Lul berisha, Aldo Bare, Nehat Kulla e dhjetëra e dhjetëra të tjerë bosë kudo që ishin. Dondollaku në Itali etj, kudo që ishin. Në Shqipëri, Itali, Turqi, Suedi, Gjermani në cdo vend që ishin. U arrestuan mbi një mijë bosë të këtyre bandave.
Pikërisht, këtë gjë e bëri shteti…
Po po sigurisht shteti po Edi Rama po bën të kundërtën. Edi Rama ka adhurim për bandat, sepse me bandat ai do të realizojë gjithcka që ai nuk do realizojë dot me ligje. Ai nuk mund të kërcënojë, t’i thotë se do të marr kokën kryetarit të opozitës, se e di që kjo ka një cmim të madh. Por për këtë i con vrasësin e partisë Shullazin dhe i thotë nxirre kokën në dritare po deshe, po më përmende më emrin. Ai nuk mund të përjashtojë, nuk mund të grabisë tokën e stadiumit dhe të ndërtojë kullën e Olsit, sepse askush në këtë garë nuk do pranojë, prandaj gjen një njeri ku me Shullazin I përjashton gjithë të tjerët nga gara dhe shkon e merr bukur-bukur dhuratë tokën publike dhjetëra mijëra metra katrorë e cila iu dorëzua nga qeveria ime Federatës Shqiptare të Futbollit, si një ent shtetëror iu dorëzua dhe kurrë për t’iu bërë dhuratë një privati, për t’iu bërë dhuratë Olsi Ramës apo dikujt tjetër.
Qëndrojmë edhe pak tek armët, sepse ende nuk m’u përgjigjët. Në qoftë se ju thoni se njerëzit duhet të armatosen për këtë situatë që ju paraqisni, do të thotë që opozita nuk ka alternativë tjetër, por ka nevojë që qytetarët të marrin armët dhe të vetëmbrohen? Sepse ju jeni zgjedhur për të dhënë zgjidhje…
Opozita nuk ka këtë alternativë. E thashë edhe njëherë, kjo është alternativa ime. Sepse ka një dallim thelbësor mes meje dhe Lul Bashës. Lul Basha është përfaqësuesi i opozitës kandidat për kryeministër, kurse Sali Berisha e ka mbyllur kapitullin…
Ju jeni zëri i opozitës në parlament z.Berisha…
Jo. Jam por jo i alternativës opozitare. Alternativën opozitare e paraqet kryetari i PD. Po të jetë për alternativë timen, revolucion demokratik. Unë e kam thënë me kohë. Doja 5 mijë, 10 mijë vetë të nguleshim në bulevard dhe ta rrëzonim Edi Ramën. Por kjo nuk është e PD-së, kjo është e imja.
Më lejoni t’ju citoj cfarë ka thënë z.Basha për thirrjen tuaj. “Sot (Rama) kapet pas një deklarate, një qëndrimi që nuk është as vendim dhe as nisëm, por është një propozim për gjendjen e tmerrshme kriminale me shpresën që do të fshijë Shullazin nga memorja e njerëzve.” Eshtë një deklaratë e kujdeshshme për atë që keni thënë ju por nuk është mbështetje për ju. E në fakt edhe njerëz të tjerë të medias, analistë edhe pranë të djathtës, jua kanë justifikuar, por jo mbështetur si ide. Duket së vertetë tema e armëve është dicka delikate. Me kë e keni konsultuar ju këtë ide?
Absolutisht me asnjeri, përvecse me Sali Berishën
 As më mbrapa?
Me asnjeri përvec me veten. Me të drejtën demokratike të qytetarëve, sigurinë e qytetarëve, me asnjeri.
A mendoni se kjo cështje kërkon një vendimmarrje shumë më tëmadhe sesa ju, PD-ja, 140 deputetë në parlament?
Unë mendoj se kjo cështje…Edhe njëherë të dal tek kryetari dhe tek PD-ja. PD-ja nuk mund ta ketë këtë alternativë sepse PD-ja kur drejtohej nga unë kishte 0 tolerancë ndaj krimit. Unë besoj se edhe z.basha do I përmbahet këtij parimi që presin qytetarët. Kurse unë, unë jam një deputet tani. Nuk përfqësoj udhëheqjen e PD. Natyrisht unë jap mendimet e mia, sic jap për revolucionin demokratik, me të gjitha mjetet e mosbindjes paqësore. Unë jap këtë një alternativë. Dhe pse s’merr një gjë Mimoza, cfarë impakti pozitiv pati në shtypin ndërkombëtar kjo thirrje? Impakt të shkëlqyer…
Ju e lexoni si pozitiv faktin se thuhet që në Shqipëri bëhet thirrje që qytetarët të marrin armët?
Thirrje për qytetarët, sepse qeveria nuk po i mbron qytetarët…
Jemi vend i NATO-s z.Berisha…
Vend i NATO-s? vendi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që ka qenë edhe kryeministër, ka përqindjen më të lartë të armëve në Europë pas Zvicrës, Norvegjia, vend themelues i NATO-s…
Por nuk kanë një histori të 97-ës sic e kemi ne…
Jo. 97-a nuk është një histori që, cfarëdo që t’i japësh, është një histori malavite dhe bandash…
 Dakord por ajo tregon se cfarë ndodh kur qytetarët marrin armët…
Absolutisht jo! Ka dy gjëra. Armët me të cilat u vranë shqiptarët u sollën nga deti. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë. Armët të cilat mbrojtën shqiptarët ishin armë të depove. Armët e depove ishin armë që mbrojtën Shqiptarët në Shqipëri, mbrojtën Shqiptarët në Kosovë…
Por u desh një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse që të stabilizohej situata apo jo?
Ajo ishte qëllim tjetër. Ajo kishte qëllim tërësisht të politikës së jashtme, kërcënime të jashtme. Ishte një gjë tjetër, se duhet t’i analizojmë gjërat. Pra armë të cilat u morën nga depot. Depot u hapën. E kuptoni vetë dmth….
Gjithcka u fshi me marrëveshjen e 9 marsit, që bëtë ju si president…
U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë: o t’u binte me armë këtyre dhe mund të krijonte një konflikt civil, ose të armatoste qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët.
Po thoni që shteti zgjodhi alternativën e dytë?
Absolutisht po! Pa asnjë diskutim, pa asnjë diskutim!
Kjo është deklaratë e fortë z.Berisha…
Jo, e kam thënë unë këtë. Kjo në mënyrë të padiskutueshme. Po qe se ti nuk siguron dot qytetarët, ti do t’u japësh mundësi atyre të sigurojnë veten e tyre, se përndryshe…Dhe kjo, kjo e qetësoi situatën. Kjo ndihmoi shumë shqiptarët si në Shqipëri edhe në Kosovë për t’u mbrojtur tek pragu i derës. Nuk luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit. U mbrojtën tek pragu i derës.
Megjithatë pati një marrëveshje pastaj të 9 Marsit që gjithë cështja u mbyll le të themi politikisht….Sot, cfarë efekti na bën sot kjo thirrje? Sepse besoj e kuptoni ndjeshmërinë e njerëzve kur flitet për armë në duart e qytetarëve? Ka ndjeshmëri.
Absolutisht ka një mirëkuptim universal për thirrjen time. Ka një mirëkuptim të madh Këtu s’kanë mirëkuptim, vetëm një grup i vogël që ndan psikologjinë e të shkuarës, për të cilin armët në duart e qytetarëve janë rrezik i madh për pushtetin, për pushtetin. Po qe se do shkojmë në histori
Këtu prekim Kushtetutën pak, kufirin kushtetues…
Kategorikisht s’prekim, ja ku është ligji.
Sepse kur thuhet nga armët ka frikë shteti, duket se bëhet thirrje për reagim të armatosur, dicka që ju vetë e keni provuar…
Atëherë në qoftë se unë iu referova ligjit, në qoftë se unë iu referova kushtetutës amerikane, besoj se këtu pastaj mund të ndërtojë kush c’të dojë. Po në atë paragraf që ke ti, them të ndryshojmë ligjin në mënyrë që ta nxjerrim nga korrupsioni etj etj…
Pra ta rishikoni ligjin…
Po rishikim i ligjit dhe unë i referohem kushtetutës amerikane. Unë nuk them opozita e armatosur. Unë them qytetarë shqiptarë armatosuni dhe këtë e them me bindjen më të thellë, në këto kushte kur nuk më thotë dot një njeri i vetëm se është i sigurtë. Cfarë po ndodh me Shullazin, me gjyqin e Shulazit? Edi Rama njëri pas tjetrit po terrorizon me pushtetin të gjithë dëshmitarët. Po i detyron ata të tërhiqen. Cili shqiptar ndihet i sigurtë sot, përvec qeveritarëve që rrinë në makina të blinduara dhe veshin antiplumb. Kjo është situata. Situata është katastrofale përsa i përket rendit. Pse aq mirë e interpretuan mediat e huaja thirrjen time? Sepse ata e dinë se kur qytetarët nuk mbrohen nga qeveria duhet të kenë mjete për t’u mbrojtur. Dhe sot po ndodh një vjedhje massive. Jep më policia komunikata për vjedhje banesash? Nuk jep asnjë. Po pse? Se janë me qindra dhe me mijëra. Ato janë, as që merret policia fare. Mirëpo, t’i vjedhësh tjetrit banesën, t’i vjedhësh gjënë e gjallë, t’i vjedhësh pronën, ti i vjedh jetën atij.
Pra dalim tek ideja se kjo është një cështje që duhet diskutuar shumë më gjerë se me 140 deputetë…
Jo, kjo ide e ka një përgjigje. Unë mendimin tim e shpreha. Unë nuk them, unë nuk kërkoj…
Po a do ta përktheni në aksion, sepse do ju duhet edhe mbështetje…
Unë nuk e marr me nxitim. Unë e marr gradualisht. Unë kam kohë që bëj thirrje për revolucion demokratik. Dhe unë do vazhdoj të bëj thirrje. Unë bëj thirrje që të amendohet ligji, që qytetarët të pajisen me armë dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga armët e qytetarit përvec mëkatarëve. Po pse ka frikë Edi Rama? Ka frkë Edi Rama se përvec arbitraritetit të tij të ligjit, ka vendosur diktaturën e krimit. Ka frikë Edi Rama sepse e di që për shumicën e shqiptarëve sot, më e urryer se cdo diktaturë tjetër është ajo e krimit. Ka frikë Edi Rama se ai përdor këtu Shullazin, aty Hakmarrjen për drejtësi, aty bandën tjetër për të zgjidhur të gjitha problemet e klanit të tij, të vetes së tij.
Juve ju duhet njohur krediti në fakt që keni folur vazhdimisht për Shullazin, jo vetëm para dy javësh kur denoncuat se ishte kërcënuar kandidati për rector dhe rektori i UT, por e keni bërë këtë gjë prej tre vjetësh parlament. Keni denoncuar cka ju i quani lidhje të Shullazit me Km e ministrin e brendshëm
Dhe do vazhdoj të denoncoj, Kam denoncuar edhe hakmarrjen për drejtësi…
Por duhet parë edhe ana tjetër sepse z.Rama ju kujtoi në parlament se në kohën kur ai ishte në opozitë Shullazi i prishte takimet e Partisë Socaliste. Për llogari të kujt i prishte takimet dhe nëse ishte një keqbërës i rëndomtë, përse i shpëtonte rregullisht burgut?
U arrestua 7 herë. Gjatë periudhës që unë kam qenë kryeminsitër Emiljano Shullazi është arrestuar 7 herë. Bosi i tij Dritan Dajti është këputur në mes, në mes. Kjo është historia e bandës së tij. Eshtë burgosur disa herë, dënuar nga gjykata disa herë. Cfarë është incidenti që përmendi Edi Rama? Vasilika Hysi dhe Besnik bare ndërtuan zyrën elektorale karshi shtëpisë së tij. Por bosi i krimit nuk mund të duronte altoparlantin e zyrës elektorale të PS.
Pra ju thoni që nuk ishte reagim politik…
Jo, ai ishte shef aty. Ai ishte krzyetar i PS dhe shkoi ua hoqi, ua mori. Nuk u ka prishur miting ai. U hoqi altoparlantin që i conte zhurmën tek shtëpia. Cfarë ndodhi me të? U arrestua Brenda 12 orëve. Cfarë ndodhi më tej me të? U dënua nga gjykata me 20 ditë për këtë vepër. Cfarë bëri Edi Rama? Edi Rama i dha qindarkë për qindarkë të gjitha ditët e burgut duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Në dallim nga cdo qytetar tjetër, i cili për të marrë një dëmshpërblim kur ndëshkohet në mënyrë të padrejtë, duhet të ketë një vendim të formës së prerë të gjykatës së apelit dhe s’mund ta marrë kurrë me vendimin e gjykatës së faktit, të gjykatës së shkallës së parë, Emiljano Shullazi është i vetmi shqiptar, që me vendim të Edi Ramës, të qeverisë së Edi Ramës mori dëmshpërblimin, vetëm me vendim të shkallës së parë, sepse me të dytën Shullazi s’fitonte kurrë pafajësinë. Edi Rama prishi të gjitha provat e përleshjes së Qafë Kasharit, pasi tha drejtoria e Tiranës se ai u plagos në shpinë, se u gjet me 7200 euro, se u gjet me kaq fishekë etj etj. Pas dy orësh Saje qorri, Didi me urdhër të Ramës, ndryshuan cdo gjë, se Shullazi nuk është i plagosur, se ngjarrja e Qafë Kasharit nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në rrugën e Kavajës etj etj. Cfarë bën Edi Rama? Ka një drejtor policie që s’ka lëvizur që nga dita e parë që është emëruar e deri sot? Pleurat kanabisi, Pleurat droga që e kemi të filmuar në arat e kanabisit si triumfator në arat personale të tij. Cfarë bën ai? Gjithë ato vrasje në Durrës. Ai garanton vrasjet e Shullazit. Cfarë bën ky Pleurati? Ky nis kamionat me drogë e kapen në Itali. Shumica nga Shullazi. As ferrë në këmbë nuk i hyn sepse bosi i vërtetë i tij është Shullazi. E arrestuan një herë këtë Gilmandon, e arrestuan një ditë. Një polic që guximtar e kapi në mes të autostradës. E merr nga ministria, nga policia Ardian Cipa. I thotë oficerit “liroje menjëherë”. Jo, i thotë nuk e liroj, më fal. Mua duhet të më thotë drejtori i policisë së Durrësit. Pas dy minutash e merr Pleurat kanabisi e i thotë “mos guxo ta sjellësh në komistariat”. U detyrua oficeri e liroi në autostradë. Cfarë ndodhi me vrasjet që bëri? A nuk e morën tjetrin nga qendra e Durrësit dhe e cuan në Fushë Krujë dhe e ekzekutan duke mos i nxjerrë Pleurati as edhe një patrullë gjëkundi? Që nga Durrësi deri në Fushë krujë mund të nxirrje tre pa asnjë vështirësi.
Ju i bëni vazhdimisht këto denoncime dhe unë i kam dëgjuar rregullisht për tre vjet. Pse nuk përdorni dimensionet e tjera të parlamentit? Ka dimensionin kontrollues ndaj ekzekutivit. Mund të përdorni interpelancat, komisionet hetimore sic ua propozoi ministry Tahiri për rastin e fundit, sepse vetëm me denoncime, cfarë ndryshon?
Jo unë nuk bëj denoncime, Unë paraqesh fakte dhe nuk e ka mohuar që është arrestuar Gilmando Dani në autostradë. S’e ka mohuar njeri. Unë e kam denoncuar që në atë kohë. Nuk e ka mohuar njeri.
Ideja është që njerëzit të vihen parapërgjegjësisë për këto veprime…
Qeveria sic ka shndërruar në korporatë krimi veten dhe policinë, ka hedhur tentakulat e veta edhe në prokurori, në gjykata dhe kudo. Kjo është e vërtetë. Cfarë mund të thoni ju për gjykatësit që lirojnë Armando Prengën? Dhe që e sjellin në parlament. Këto mund të cojnë në luftëra civile sot. Këto akte, këto momente, ata që janë të interesuar për luftën e konfliktet civile, këto kanë patur për bazë, vrasjet politike dhe shpërthime të tilla. Cfarë do thonin ata gjykatës nëse do kërciste revolja në oborr ose në sallën e parlamentit? Me një kriminel ordiner, të shpërfytyruar, një rrugac, hajdut ordiner i ndjekur prej vite e dhjetëra vite, me dosje të mbyllura nga prokurorë kriminelë, me dosje në Shqipëri të mbyllura për dorgë nga prokurorë kriminelë. Cfarë do i thonin vendit ata? Zbatuam urdhrin e Edi Ramës do thoshin?
Megjithatë ju thoni që jo gjithë prokuroria është e tillë
Pa diskutim jo gjithë prokuroria, jo gjithë gjykata.
Ju vlerësuat së fundmi rolin e prokurorisë për arrestimin e Shullazit, në një linjë me z.Basha. Ju thoni “Roli i prokurorit dhe i prokurorëve është për t’u përshëndetur, morën përsipër për të bërë atë që se bënë oficerët e Tahirit.” Dhe z.Basha gjithashtu: ‘Sot, po të mos ishte për punën e prokurorisë dhe nëpunësve të tjerë me integritet të shërbimeve shtetërore, po të mos ishte për aleatin tonë të çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiliano Shullazi do të ishte duke prerë akoma gjoba të reja, duke planifikuar atentate të reja, duke vendosur për tenderin e radhës, emërimin e radhës, duke grabitur qytetarin e radhës dhe pronën e tij…” Jeni gjithmonë shumë të kujdesshëm në artikulimet për prokurorinë, edhe pse në këto tre vjet ne nuk kemi parë ndonjë aksion për t’u shënuar. Ju keni bërë shumë denoncime z.Berisha. Prokuroria është organi që ngre akuzën, por nuk kemi parë raste për t’u shënuar.
Nuk mund të akuzoj unë Prokurorin që u përball dhëmbë për dhëmb me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Europës. Ata aty janë dhe i kanë bërë shërbime të mëdha vendit të tyre. Por nuk mund të pajtohem kurrë me Prokurorin që shet dosjen. Ai Prokuror që shet dosjen është më kriminel se cdo kriminel se nuk shitet kurrë sekreti i shtetit. Ai bën një tradhëti të lartë ndaj shtetit, ndaj ligjit ndaj parimeve, ndaj gjithckaje.
Atëherë dalim tek cështja që duhet reforma në drejtësi, apo jo?
Pa diskutim që duhet!
Cfarë po e vonon reformën se zëra të ndryshëm, në korridore të medias, politikës, ndërkombëtarë, thonë se nuk është thjesht PD, por është Sali Berisha që nuk e do reformën në drejtësi.
Unë c’është e vërteta nuk besoj ta thotë dikush nga komuniteti ndërkombëtar, por në qoftë se e thote ndokush prej tyre janë thjesht mercenar të një regjimi kriminal. Pse? Kushdo që ta thotë këtë, kushdo që ta thotë, cilido që ta thotë. Sali Berisha është më i interesuar se kushdo tjetër, dhe unë publikisht dhe privatisht në cdo diskutim timin i kam kërkuar Partisë Demokratike të jetë aktive në reformën e drejtësisë dhe fakti është a ka ndikuar apo jo ky qëndrim imi, s’mund ta them. Por fakti është se Partia Demokratike ka mbajtur qëndrimin më të favorshëm, më aktiv dhe po të ishte për Partinë Demokratike, reforma në drejtësi do ishte duke zbatuar sot në të paktën gjysmën e saj
Pra ju mund të ndihmoni që të përshpejtohet?
Prit se do të të them. Tani unë nuk mund të merrem me cakejtë por duhet të jap përgjigje. Që në fillim Edi Rama përjashtoi për herë të parë konsensusin nga reforma sic dihet, përjashtoi pra komisionin me consensus. Normalisht Partia Demokratike mund t’i thoshte “mirë, rrugë të mbarë shko në punën tënde, mirupafshim meqë ti s’do”. PD nuk e bëri këtë. Ajo zgjodhi një rrugë tjetër, të angazhimit të saj jo tashmë me konsensus, por në mënyrë të pavarur të angazhimit të saj më serioz në reformë. Kjo ndodhi. Pas 6 muajsh punë, ekspertët e famshëm të Edi Ramës, Sadushi, Dvorani, Xhafa etj, prodhuan draftin. Cili ishte drafti? Drafti ishte: Edi Rama kryegjykatës, Edi Rama kryehetues, Edi Rama kryeprokuror. Ishte kjo? C’bëri PD-ja? Bëri oponencën dhe e dërgoi në komisionin e Venezias. Nuk ishte PD-ja që e vonoi 5 muaj. Nuk ishte PD-ja që e vonoi edhe një ditë të vetme. Madje PD-ja ka dërguar në Venecia oponencën e vet, opinionin e vet, rreth një javë, 10 ditë pasi qeveria e dërgoi në Venezia draftin e famshëm të ekspertëve famozë që e kishin përgatitur. A është kështu apo jo? Pra 5 muaj mori edi rama. Prit. Erdhi drafti nga Venezia. Pikë për pikë adresoi të gjitha problemet tona dhe mund të ta them këtu, mund të ta them këtu, që kam patur falenderime shumë të përzemërta nga komuniteti ndërkombëtar duke më thënë që dolën të vërteta, të drejta, të gjitha ato vërejtjet që ti ke shtruar apo ke bërë, në mënyrë të prerë e të përsëritur. Erdhi problemi, tani si do vazhdohej. Edi Rama “toidhjo” në të njëjtën mënyrë, mori, hartoi pa ne draftin e dytë. Ne i thamë hajde të punojmë, të ulemi, ja ku i kemi të gjitha rekomandimet e Venecias dhe të bëjmë draftin tani. Ai donte pa ne. E hartoi draftin e dytë gjatë janarit, e dergoi në Venecia. E dërguam edhe ne.
Megjithatë ka disa javë që variant final ka ardhur nga Venecia…
Një minutë. Do vij aty. E dërgoi në Venecia. Venecia e gjeti përtokë. Venecia e rrëzoi draftin e dytë në 11 shtylla. E këputi në mes. Venecia asgjësoi Byronë e Hetimit në variantin e Edi Ramës ku Edi Rama bëhej kryehetuesi i Shqipërisë. Venecia denoncoi shkeljen e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të kushtetutës shqiptare nga drafti. Venecia denoncoi përpjekjen e qeverisë për të kapur drejtësinë. Të gjitha këto. Dhe sic e di ti në Mars erdhi opinion i dytë i Venecias, pra u shtunë edhe 3 muaj. Nga 5 u bë 8 muaj vonesa nga Edi Rama dhe përpjekja e tij monstruoze për të kapur drejtësinë.
Sot ai ju thotë po ju pres në tavolinë…
Prit një minutë, prit një minutë. Cfarë bëri ndërkohë? Edi Rama përgatiti, kaloi në qeveri draftin famoz të BKH-së, ku vinte Saje qorrin në krye të saj. Pse e bëri këtë? Ai e dinte që ajo s’pranohej kurrë. Po e bëri vetëm për të bllokuar. Pse e bëri për të bllokuar? Sepse tani hyn faktori Ponta dhe Surreli. Një vizitë të fshehtë në Rumani bashkë me tellallin e tij Balla, drejt e tek Viktor Ponta. Viktori u tha, “në qoftë se e bën, shihe këtë, do ta kesh më të ngushte qelinë, se c’e kam unë sot”. Absolutisht po.
 Mendoni se rasti i Shqipërisë do funksiononte kështu? Do ju marr si shembull dekriminalzimin, sepse u tha se do ndodhte kushedi cfarë. U bë ligji dhe s’ndodhi gjë. Pse duhet të besojmë se do ndodhë dicka ndryshe?
Mendonte Viktori.. Do dal unë atje. Ti ke shumë të drejtë. Unë e vlerësoj shumë këtë që thua ti. Do ndalemi aty. Pra, Viktori u tha, do ta kesh më të ngushtë se unë këtë qelinë. Po cfarë u tha tjetër? Unë tha në ligj e kisha që e emëroja vetë. E emërova por ma morën e m’i bënë “brain ëashing” (shpëlarje truri). A e kishte fjalën për ndonjë vend europian apo për Amerikën, këtë nuk e di. M’i bënë brain ëashing dhe të parit që iu kthyen, m’u kthyen mua. A do të t’i jap unë emra deputetësh e të them për bisedën që ka bërë Edi Rama në sallën e parlamentit për reformën? Edi Rama, haptas kundër reformës. Prit tani. PD ja pro reformës, hajde tani të marrim vërejtjet e Venecias e të ecim përpara. Cfarë bëri? Ndërhyri në mënyrën më të papranueshme për lirimin e Armando Prengës. Lirimi i Armando Prengës nuk ishte një sfidë vetëm për opozitën, por ishte një sfidë për Parlamentin Europian, ishte një sfidë për komunitetin ndërkombëtar, të cilët, c’është e vërteta më thonë mua në mënyrë të përsëritur, jo një por shumë prej tyre, që Rama nuk do reformën, dhe ma thonë në mënyrë të përsëritur, jo një por disa. Nuk e do reformën sepse ka arsye, ka Surrelin, ka pallatin në pajë, ka koncensionet…
Atëherë pse nuk e nxisni ju si opozitë?
Opozita nuk mund të asgjesohet. Sepse nëse opozita bënte të paqenë rastin e Prengës dhe në rastin e dy shkeljeve të rënda të Kushtetutës, opozita asgjëson veten e vet, vërtetë merr pjesë në një process, por bëhet absolutisht inekzistente. Nuk mund të pranonte opozita që Madame Lokomotiva, meqënëse ishte nënkryetare e parlamentit të mos gjykohej nga Gjykata Kushtetuese, pasi i biri kishte marrë lokomotivën, kishte marrë hekurudhën Ballsh-Vlorë. Nuk mund të pranonte për deputetin tjetër, i cili për hir të së vërtetës tregoi më integritet, tha “unë do të shkoj atje”, por s’donte Rama se Rama donte t‘i përdorte këta për të bllokuar reformën, por dhe opozita nuk mund të hiqte dorë nga cështja e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kështuqë, e vonoi tre javë Rama. Cfarë bëri tani.. Unë bëra një deklaratë, dhe po të them një gjë, që kjo është e mjaftueshme për të bojkotuar parlamentin, dhe unë nuk e këshilloj këtë dhe nuk do bojkotohet..
Ju flisni për parlamentin si strofkë krimi, flisni për dekusarizim..
Unë flas për dekusarizim sepse ka vjedhjet më monstruoze të buxhetit të shtetit. A e ke parë Edi Ramën si shkon me bisht nën shalë mbas tenderit të madame Nushit, ndrikullës. Po a bën kryeministri ashtu?! Ti dal zot vjedhjes monstruoze që bën me klanin Nushi?
 Pse nuk kërkoni interpelancë?
Besoj se në parlament unë i kam ngritur të gjitha. Aty është Edi Rama, ia them të gjitha në sy por sa flas unë ai ngrihet dhe ikën, ka tmerr dhe ferr dhe nuk dëgjon dot.
Po ta thërrisni në interpelancë do e keni përballë
Jo, nuk kam ndonjë kënaqësi as ndonjë gusto ta kem përballë, as mbrapa, as para. Atij i takon të rrijë aty. Kur ai flet për mua, unë nuk iki, unë qëndroj dhe jap përgjigje. Ai zotëria cohet dhe ikën menjëherë dhe pastaj thotë pse s’më thërret në interpelancë. Po cfarë të të thërrasë në interpelancë? Cfarëdo gjë që them është fakt. Cdo analizë që po bën me ndrikullën Nushi iu kushton shqiptarëve 9 herë më shumë sesa në laboratorin publik. Cdo analizë që bën, cdo koncension i dhënë. Shkon i jep një muratori koncensionin prej 60 milionë euro të sterilizimit duke patur të kaluar vjet marrëveshjen me Këshillin e Europës për të financuar shkollimin e atyre që do përdornin aparaturën më moderne që ekziston sot, të importuar nga qeveria ime e mëparshmë dhe të instaluar, të inauguruar nga ish ministri i shëndetësisë Petrit Vasili, dhe tani na duhet t’ja japim muratorit që ka vetëm një punëtor sepse ndan paratë me Edi Ramën. Pra, të gjitha këto, cfarë kam thënë i them me fakte dhe ky është proces dekusarizimi. A mundet njeriu t’i japi Pandi Carapulit… Cfarë është Carapuli? Carapuli është pronari i vërtetë i Vollgës, tjetër punë se s’del me letra. Po ky Fezgo Kodra, është një punonjës menaxher në kompaninë e Carapulit që dy vjet më parë shkonte nga një vend në një tjetër për të kërkuar punë se Pandi nuk e paguante si duhej, i jepte rrogë të vogël. Kjo është e vërteta. Tani Pandi, meqë i ndërtoi sarajet e Surrelit merr tender pas tenderit dhe nuk ka të ngopur. Një makut që thith gjakun e shqiptarëve bashkë me Edi Ramën duke shfrytëzuar lidhjet atërore, lidhjet e vjetra, lidhjet korruptive, i cili absolutisht është një lloj shullazi por kësaj here jo i zbërthyer por i kollarisur dhe i paraqitur chic.
Cili është roli i opozitës në këtë periudhë, sepse kam parasysh që juve jeni njeri i aksionit, ju propozoni deri armatosjen e qytetarëve ndërsa opozitën e shoh me denoncime nga foltorja e PD, denoncime të tipit që sot i bëjnë edhe mediat dhe njerëzit në rrjetet sociale.. Keni një strategji që konvergon në drejtime të ndryshme?

Edhe një herë; armatosja e qytetarëve ka një konotacion për sigurinë e qytetarëve. Pse e merr Edi Rama se është armë kundër tij, Zoti e di.

*   *   *