fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Mbylla deren e dhomes
lehte te mos beja zhurmen tipike te mysafirit qe largohet. Ne kubene e
ashensorit qe zbrisnin ne holl me mua edhe 4 gra te veshura me burka te zeza. U
dukeshin vetem syte por lexoje kollaj perzemersi. Parfumet e tyre shkembenin
aromat me njeri-tjetrin dhe atmosfera orientale te peshtjellonte. Drita e
verdhe e ashensorit pulsoi numurin zero e ndersa dera u hap, grate me lejuan te
dilja une i pari me bagazhet e mia. Shukren-ua ktheva respektin duke folur ne
gjuhen e tyre dhe te gjitha qeshen vetem me syte.
Ne sportel u bene
burokracite e rastit dhe pasi dorezova celsin nje pershendetje ne 5 zera te
ndryshem me falenderuan. Mirardhsh perseri-ma kthyen anglisht dhe veshtrimet e
atyre vajzave e djemve te sportelit me percollen deri te dalja. Afshi qe
leshonte perjashta dielli i Gjirit Persik me perkedheli per here te fundit
ndersa shoferi i taksise qe priste me automjetin e kuq ndihmoi sa mundi.
Qeshi, me foli
perzemersisht dhe me mbylli edhe deren e pasme. Rojet e sigurise se hotelit qe
qendronin para hyrjes valviten duart e tyre ne ajer dhe nga xhami i deres se
pasme ua lexova mes buzeve fjalen “Rruga e mbare”.
Ishte dita ime e fundit
ne Dubai dhe gjate rruges per ne aeroport tek sodisja qytetin futurist dukej
sikur po lija pas dicka qe nuk do e gjeja dot kollaj ne vendin tim. Edhe ne
aeroport fytyra qe qeshnin, mikpritje, sherbime ekselente dhe keto stolira nuk
me munguan as ne bordin e aeroplanit te Emirates. 6 ore nga kontinenti Aziatik
drejt Evropes ishin 360 minuta njerezore me respekt dhe qeshje.
Fytyra te qeshura pa
fund nga gjithe stafi i kompanise. Nderkohe tranziti ne aeroportin e Romes
fatmiresisht nuk ishte i gjate dhe papertuar u shfaqa ne hyrjen e fluturimit
per ne Tirane. Nata laciane e Fiumicinos dukej sikur kontraversonte gjendjen
time shpirterore dhe mendore qe solla nga shkretetira plot jete e Dubait.
Edhe sikur te kisha
ngaterruar fluturimin ishte e lehte ta kuptoje se po shkoje ne Tirane.
Pasagjere te cuditshem!-mendova tek shikoja fytyra te vrenjtura. Asnje nuk
qeshte te gjithe shikonin te gjithe venger e plot egersi. Veshtrimi fillonte
nga cantat dhe porsi 3D perfundonte te bythet e grave. Autobuzi na. Coi shpejt
ne aeroplanin e Alitalias. Zhurma tipike e sistemimit te bagazheve neper raftet
siperkoke kishte tingull tjeter dhe me te forte. Kesaj here edhe kompania
Alitalia kishte bere kompromisin e rradhes. Stafi i saj me katastrofe se
pasagjeret. Rende pasagjeret, rende stjuardesat. Vrenjteshin pasagjeret,
arrogante stjuardesat.
Me naten mbi krye dhe
dritat e Romes poshte kembeve u nisem drejt Tiranes. Edhe ta kishe porositur
nuk do ishe kaq me fat. Nje vocerrak qante shqip ndersa e ëma i bertiste
italisht. Sado birra te pije nuk te dalldisnin dot me shume se muhabetet me ze
te larte dygjuheshe te pasagjereve dhe per tiu largua mjedisit minimalist te
aeroplanit shpetimi yt eshte tia fusesh nje shurre e te rrish pak gjate vetem
ne tualetin andej nga fundi. Por kur cohesh dhe ecen drejt te vetmit korridor
ne aeroplan, edhe dehja spontante anallohet, edhe shurra te mbetet pezull ne
gurmazin e fshikesez se urines. Nga te dy krahet forma te çuditshme kokash dhe
fytyra te vrenjtura qe te shohin sikur po parakalon veshur me breket e Bleona
Qeretit qe pataksi Kalifornine 2 vjet me pare. Mire ne toke por as ne ajer nuk
qeshin shqiptaret?
Rinasi ne mesnate eshte
nje melodi e trishtueshme. Pasagjeret shqiptare qe shtyhen kush te vulose i
pari pasaporten e tij dhe fytyra policesh qe duken ashiqare qe partite ne
pushtet i kane sjelle nga rrethet per qoken e rradhes.
Mynxyre udhetimi,
mynxyre edhe pritja. Fytyrat e te gjitheve neve jane stampuar model serie dhe
rrudhat qe fillojne nga balli e derdhen deri poshte qafes nuk njohin as moshe,
as krahine e as gjini.
-Ku ishe, te pyet
polici arrogant dhe zeri i tij me timber Laberie deperton nëpermjet frengjise
se xhamtte te sportelit. Ti i mermerit i drobitur nga fukarralleku shpirteror
dhe facial e pasi degjon nje goditje vule mbi pasaporte e merr shkujdesur dhe
hyn ne Atdheun tend.
E paevitueshme te
lexosh ngjitur ne sportelin e policit nje leter me germa te ndezura: “Une
ministri i Rendit Sajmir Tahiri ju kerkoj te mos hezitoni per cfaredolloj
shqetesimi te me telefononi ne numurin tim personal 0682052748 “.
Ndal nje moment dhe bej
te nxjerr telefonin e ti flas me ze te larte ministrit Tahiri:
-Ej minister, ej
rilindas pse nuk i arreston keta shqiptaret qe s’dine as te sillen e s’dine as
te qeshin?
Kthej mendje dhe
vazhdoj rrugen. Cfare me duhet te trazoj ujerat? Sipas statistikave ministri
duhet te arrestoje 3 milione shqiptare. Ku kane vende burgjet tona per kaq
shume kriminele? Po gardiane e rroje kush do jete valle?
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!