"

August 23, 2012

Makthet e Saliut



Doktori shikon ëndërr me Gaddafin:


Eja, eja miku im

Eja shpejt, mos u vono
Të kam  patur mik për kokë
Merr dhe Lulen mos harro
Si dy shoqe, si dy shokë.

Shih ç’po bëhet me Asadin
Mos e kruaj me fiq deti.
Meqë e ke qejf kallashin
Rrafshoje mirë te thepi!

Më kujtohet si tani
Në tunel të gjallë më zunë
Pistoletën larë flori
Ohh sa fort, nga pas ma vunë.

Po s’besove çfarë po them,
Meqë ti  përdor IPadin
Më gjej mua në Youtube,
Pyet dhe doktor Tritanin.

Lëre shpejto amanetin,
Lilit, Shkëlzenit e Gitës
Të nisin urgjent kurbetin
Larg, në atdheun e Çitës.

Eja se më ka marr malli
Trim si ti isha dhe unë
Por kur shkava, rashë nga kali
Asnjë çast s’ma ndanë drunë.

Boll ke vrarë, ke shkatërruar
S’mund të rrosh ti sa të duash
Në Xhehnem ke pronotuar
Përjetsisht do ta paguash!

P.S. Makthet e Saliut vazhdojnë




12 comments:

  1. Replies
    1. Kush eshte Cita se Gita eshte Argita?

      Delete
    2. Cita eshte majmuni i Tarzanit, Gita eshte majmuni i Sales!

      Delete
    3. Iu befshin endrrat realitet :-)

      Delete
    4. TURP TE KENI. NUK PERGOJOHEN KESHTU FAMILJET E NDERUARA. I SHAMI TE SHAN THOTE POPLLI SHQIPTAR.E JU JENI TE SHAR QE FSHIHENI PAS VIRTUALITETIT.

      Delete
    5. Turp te kesh ti qe nuk shkon te gazeta 55 te komentosh, po vjen ketu! jazek te qofte!

      Delete
  2. Me cipale e ka krruar ky qen po shpejt do i vije dita,ketij e te tereve qe i vene na pas.

    ReplyDelete
  3. E dime qe me ilace mbahet doktori, po perse nuk ja ngaterroni ilacet nje here te pakten?!!

    ReplyDelete
  4. Kush e di sa here e shikon Sala ne enderr Enverin :-)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sala rrezik ja ka ngaterruar ilacet Enverit!

      Duke i sherbyer atij ka mesuar gjithashtu si te zgjase jeten e tij me ilace( ka dhe ky ndonje doktor si veten kur i sherbente "Xhaxhit")

      Delete
    2. Vetem shurren e Enverit i besonte byroja Sales, asgje tjeter. Prandaj i lepihej te gjithe te tjereve vicidolsi.

      Delete
  5. Ai do te mbese njolle e zeze ne historine e Shqiperise se eshte dhender i shkines.

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!