"

June 12, 2013

Koha për ...



njëri-tjetrin!


Në faqen zyrtare të Partisë Demokristiane shkruhet:

Kreu i PDK Nard Ndoka

Lindi më 18 maj 1963. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Drejtëisë pranë Universitetit të Shkodrës. Karriera politike e z. Ndoka nisi që në vitet ’90. Gjatë viteve 1991 – 1996 ai kreu një varg detyrash të rëndësishme në pushtetin lokal në qytetin e Vaut të Dejës, duke shërbyer si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit (1991), sekretar i Bashkisë (1992) dhe kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës (1996). Në vitin 1997 z. Ndoka zgjidhet për herë të parë dhe me mbështetje të gjerë deputet i Partisë Demokratike. Prej këtij viti e në vazhdim ai ka mbajtur funksionin e deputetit në të tria legjislaturat e deritanishme. Funksionet politike të z. Ndoka janë ushtruar brenda Legjislativit, duke qenë 3 herë kryetar i grupeve parlamentare të së djathtës si dhe anëtar i disa komisioneve të rëndësishme në Kuvend. Në vitet 1997-2001 deputeti Nard Ndoka ka qenë njëherësh dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Çështjeve Publike. Në vitin 2001 u zgjodh deputet i Partisë Demokrate dhe shërbeu pranë Kuvendit edhe si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Në vitin 2006 u zgjodh kryetar i Partisë Demokristiane, duke dhënë në vazhdim një kontribut të veçantë për këtë parti. z. Ndoka është përfshirë një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit, në vitin 2001 ai është trajnuar në “Politikat Qeveritare të Decentralizimit dhe Vetëqeverisjes”, gjatë vitit 2002 ai mori pjesë në një trajnim mbi qeverisjen lokale dhe çështjet penale (Trajnim?!! Kur dhe ku?). Në vitin 2003 z. Ndoka kreu një trajnim në Itali mbi Funksionimin e Policisë Bashkiake, një vit më vonë ai ishte në Çeki për një tjetër trajnim mbi shërbimet e sigurisë sociale dhe në vitin 2005 mori pjesë aktive në një seminar të organizuar mbi pushtetin lokal në Gjermani.

Kaq!


Pyetje:

Sa ishte kohëzgjatja e këtyre trajnimeve (zakonisht janë disa-ditore)? Të cilit nivel ishin trainimet (të mesëm, të lartë apo në nivel akademik)? Çfarë gjuhe të huaj zotëron zoti Ndoka se gjuhën e Nënës së Tefta Camit e kemi parë/dëgjuar se si e zotëron? Ka marrë përkthyes për trainimet?!!

Përse Faqja zyrtare e PDK është e krijuar në Website të Kartodrom3?  (http://kartodrom3.al )
Dhe pyetjet e fundit por jo më pak të rëndësishme: 
- Retushimin e fotografive të Fushatës Elektorale e ke bërë vetë apo ta ka bërë ndonjë specialist? 
- Na thuaj emrin e asaj çikës që ke dash me i prish mendjen me këto foto të rregulluara me photoshop dhe sloganin “Koha për njëri-tjetrin”!


Shikoni edhe videon zyrtare elektorale nga është marrë foto e Nardit:












7 comments:

  1. HA HA HA, NARD KATNARI DEPUTET!
    NUK DI ME LIDH DY FJAL, PO KSHU I DUHEN SHOKUT SAL!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ndoka si simbol i Krishterimit???!!!
      Hapu dhe te futem!

      Delete
    2. Po ca shkolle ka mbaru ky, ka mor diplomen me pare se qe kur flet duket qe eshte analfabet, pffffff.

      Delete
  2. O Nardi, o katnar i pagdhend. Eduko nji here veten tate masanej hec e rregullo neve.

    ReplyDelete
  3. Po ky dihet qe eshte katundar i pagdhendur.
    Po ne qe e ushqejme dhe e mbajme deputet cfare jemi?!

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!