Shënime nga Ditari i Doktorit:
Përgatitjet e fundit
për zhvarrime dhe rivarrime!
Zakonisht në mëngjes
më zgjon celulari. Rreth orës tetë e gjysmë të mëngjesit çdo ditë fillojnë
thirrje. Sot zilja e parë ra në orën dhjetë. Në fakt ishte një mesazh.
Sekretarja më kujtonte që kisha takim në drekë me Thaçin. Aty e kuptova që isha
akoma në gjumë. Pashë telefonin, asnjë thirrje. Nuk ka mundësi, thashë. Do me
jetë prishur aparati. Ndërrova aparat dhe futa kartën tek tjetri, po njësoj.
Asnjë thirrje e humbur, asnjë mesazh.
U çudita shumë. Si ka
mundësi, thashë, nga 20 telefonata që vinin për gjysmë ore, mos të ketë asnjë
thirrje të humbur.
Kur shkova në zyrë,
po ashtu ishte qetësi e madhe. Pyeta sekretaren mos më ka kërkuar dikush në
telefon, por ajo tundi kokën e trishtuar. Çudi e madhe, si ndryshojnë njerëzit
menjëherë. Mendojnë që nuk jam më kryeministër ngaqë bëra dje mbledhjen e
fundit. Harrojnë që jam deri të hënën kryeministër.
U ula në zyrë dhe për
herë të parë nuk kisha asnjë shkresë për të firmosur. Hapa TV. Po i kaloja me
shpejtësi, kur në një TV po shikoja Fevzon. Po fliste dhe ai për jetën e tij. E
ndoqa pak. Po thoshte gjëra që s’kisha dëgjuar ndonjë herë. Po fliste për
shoqërinë e tij me Ramën qysh në vitet ‘90-të, si kishin luftuar bashkë kundër
meje, si kishte përballuar vitin e vështirë ‘97 kundër regjimit Berishës,
pastaj si kishte luftuar TV Klan Berishën nga ‘98 deri më 2005, të cilën e
cilësoi betejën më të madhe të jetës së tij. U bëra nervoz. E ndryshova
kanalin.
Një TV tjetër jepte
rivarrimin e Gani Malushit. U gëzova shumë. E meritonte këtë respekt tek
Varrezat e Dëshmorëve. Javën tjetër do varrosim aty dhe Azemin. Jo pa qëllim e
lashë Azemin këto tetë vite pa e varrosur aty. Desha ta lija për javën e parë
që do ikja nga pushteti për të parë si do reagojnë socialistët. Po reaguan,
është e qartë, ata e kanë vrarë. Kanë kaq vite që duan të ma lënë mua në kurriz
vrasjen. Por tani do të shikoj si reagojnë. Më thoshin vazhdimisht këta të
mijtë ta varrosim Azemin tek Varrezat e Dëshmorëve, por nuk u ktheja përgjigje.
E kisha të qartë në mendje si duhej bërë. Duhet që të vë në provë këta
socialistët a pranojnë t’i shkojnë në varr a jo.
Befas kur po mendoja
këto, më erdhi në zyrë Gjergji, që po merret me dorëzimin e zyrave.
-Doktor, ka një
shqetësim nga njerëzit tanë, tha. Po më pyesin dhe nuk di çfarë t’u them…
-Përse pyesin, i
thashë.
-Më thanë që
arkivolin e Azemit duan ta marrin në krah nga PD-ja para kryeministrisë…
-Në asnjë mënyrë, i
thashë, se legjitimojmë PD-në e vjetër. Duhet me e marrë nga PD-ja e re, nga
SHQUP-i.
-Po ata duan të nisen
nga vendi ku është vrarë, tha Gjergji.
-Nuk ka rëndësi ku
është vrarë, rëndësi ka godina, i thashë. Të nisen nga SHQUP-i.
-Në rregull, tha
Gjergji, po meraku i tyre është se duan ta kalojnë para kryeministrisë. Dhe më
thonë ta mbushim me armë brenda apo vetëm trupin?
-Shiko, ai burrë
s’mund të varroset pa armë në arkivol. T’ia venë një herë, i thashë.
-E kuptova, tha
Gjergji dhe doli i hutuar. Mori dikë në telefon dhe i tha: “Bëjuni gati për
datë 12”!
U qetësova. Me këtë
njeri merrem vesh shumë lehtë. Nuk ka ndryshuar që nga ‘98. Dhe atëherë më
pyeti, më tha ‘Doktor, ku ta çojmë Azemin’ kur mbaroi mitingu. Në varreza, i
thashë duke treguar me dorë nga kryeministria. Dhe ashtu bëri.
Pastaj po kontrolloja
prapë TV. Prapë rivarrimi. Nuk m’u nda ky simbol. Qysh kur erdha në pushtet më
1992 e nisëm me zhvarrime dhe rivarrime dhe ashtu po e përfundojmë. Telefoni
ende nuk kishte rënë asnjë herë. Po kontrolloja Whatsapp. Mbesa më kish shkruar
a do ikim këtë javë në Dhërmi? Ç’t’i thosha. Jo, i thashë, se ka gjyshi punë.
Po nuk të hoqën ty gjysh akoma, me shkroi. Ç’t’i shkruaja. Jo, i thashë. Më 12
ua tregon gjyshi këtyre. Përpara!
Baces tan jeten ja kan majt te tjert kallashin.
ReplyDeleteI tash nuk po mujn me mbajt as ushkurn e brekvet.
QELBESIRA SALI I FILLOI SHERRET PA U BO 1 DIT PARLAMENT
ReplyDeleteUn jam plehra e ketij Kombi!
ReplyDelete