DOKUMENTI i vitit
1992:
Pjetër Arbnori i kërkonte Berishës që të ekstradonte
Janullatosin nga
Shqipëria
Një dokument i 26
dhjetorit 1992, përgatitur nga Kuvendi Popullor dhe që mban firmën e ish-
kryetarit Pjetër Arbnori, i dërgohej Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha,
duke i kërkuar ekstradimin e Anastas Janullatosit.
Dokumenti është
publikuar nga gazeta Dita.
Në fillim të
dokumentit theksohet se ishte ish- Presidenti Ramiz Alia që e ftoi Anastas
Janullatosin që të vinte në Shqipëri.
Në një bisedë me At
Artur Liolin, Ramiz Alia i thotë se ka për qëllim që të ftojë Janullatosin në
Shqipëri, pasi ka katër muaj që pret për vizë.
Liolin i thotë që i
duhen vendosur disa kushte Janullatosit.
Por pas ardhjes së
Janullatos në Shqipëri, Ramiz Alia nuk e zbatoi marrëveshjen me At Artur
Liolinin, madje as nuk e ftoi më Liolinin për takim.
Janullatos ngriti
menjëherë një Këshill të Përgjithshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale, thuhet në
raportin e Arbnorit.
“Si sekretar u zgjodh
Aleko Dhima, një person që për shumë vjet militoi në radhët e PPSH,” shkruhet
në raport.
Raporti thekson
faktin që Janullatos nuk ka reaguar ndaj operacioneve fshesa që po bëheshin në
atë kohë ndaj emigrantëve në Shqipëri.
“Nuk kaloi shumë kohë
dhe çdo gjë nisi që të qartësohej. Në fillim skenari filloi me ndërrimin e fesë
dhe të emrave të refugjatëve shqiptarë me atë të forcës dhe presionit, pastaj
me lëvizjen antishqiptare në Greqi. Si gjithmonë udhëheqësi dhe flamurtari i
Vorio-Epirit ishte Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, i cili së bashku me
qarqet shoviniste nisi një fushatë të egër spastrimi, e cila u quajt
“Operacioni Fshesa”,” thuhet në raport.
Janullatos akuzohet
edhe se nuk ka bërë gjë për kishat në Shqipëri.
“Deri tani akoma nuk
ka përfunduar restaurimi i Kishës Katedrale në Tiranë dhe është ngritur një
kishë e vogël me parafabrikate në Fier, kurse në Korçë ka 7 muaj që një kishë
ka mbetur tek guri i parë i themelit”.
Në raport theksohet
se Janullatos ka kërkuar që të bëhet kryepeshkop, në kundërshtim me Kanunet e
Shenjta dhe Statutin e KOASH.
Në raport kritikohet
edhe qeveria shqiptare.
“Është e udhës që të
kritikohet edhe veprimtaria e mefshtë e qeverisë së sotme shqiptare. Shumë
gjëra ndodhin nën hundën e saj”.
Konkluzionet e
raportit janë si më poshtë.
“Së pari, Janullatos
nuk mund të jetë kurrsesi kryepeshkopi i Shqipërisë dhe udhëheqës shpirtëror i
një populli besimtar, të cilin ai e ndau në dysh.
Së dyti, ai s’mund të
jetë i tillë sepse nuk është kanonikisht i rregullt.
Së treti, ai nuk mund
të jetë i tillë sepse puna e tij ka qenë në dëm të interesave fetare dhe
kombëtare.
Së katërti, është
marrë nëpër këmbë gjaku dhe puna e martirëve të rënë për këtë kauzë si dhe
respekti dhe dinjiteti i popullit shqiptar.
Dhe së pesti, kurrë
s’është e mundur që një i huaj të dojë më shumë se vendin e tij prej nga vjen,
një vend tjetër”.
Raporti i dërgohet
Berishës, që gjithmonë citohet si “Presidenti ynë i nderuar”.
Por Berisha nuk
ndryshoi mendje nga ky raport.
Ndoshta edhe për faktin
që e përmend vetë raporti.
“Emri juaj Presidenti
ynë i nderuar përmendet në të gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishës për
dhënien e lejes për fronëzimin”, thuhet në raport, kurse naivi Arbnori mendonte
se emri i Berishës po keqpërdorej./ep
Aha ha ha ha ha haha ahahahahahahaha
ReplyDeleteAha ha ha ha ha haha ahahahahahahaha
Aha ha ha ha ha haha ahahahahahahaha
Aha ha ha ha ha haha ahahahahahahaha
Aha ha ha ha ha haha ahahahahahahaha
Aha ha ha ha ha haha ahahahahahahaha
Big Like
E KENI BO BALT MD KET SHURRAKUN
ReplyDeleteO PRITE O AZEM HAJDARIN OREEEEEEEE!
ReplyDelete