Ky plak matuf është
katandisur në një llapa-qen rrugash (ç) të rëndomtë.
E njof Ver Llapën nga
afër dhe jam i bindur që Veri, në pikpamje njerëzore, shoqërore,
të dinjitetit, qëndron shumë më lart se sa Llapaqeni i Ballkanit.
* * *
SALËS I KA ARDHUR FUNDI
Nuk se e zbuluam sot,
se Berisha është i lik,
po tani ai është kot,
ndaj dhe s’ka vend për panik!
E kupton se ky është fundi,
ndaj bën si ujk i tërbuar,
se s’ka forcë në botë ta mundi,
OPOZITEN E BASHKUAR!
Ai ende është në gjendje,
që të bëjë nga pak rrëmujë,
po dhe vetë e ka në mendje,
se do bëjë një vrimë në ujë!
Opozita të gjëmojë,
se Saliu dot s’e trëmb,
përballë tija të qëndrojë,
sy më sy e dhëmb për dhëmb!
Opozita të gjëmojë,
sot ankesat s’kanë më vlerë,
të na thotë se do fitojë,
në Qershor si asnjëherë!
Se ka filluar çmontimi,
do shporren këta lugetër,
nuk bën as për pjesë këmbimi,
kalbësirë makinë e vjetër!
Kalbësirë makinë e vjetër,
smog’ i keq i Europës,
Saliu e sheh pa tjetër,
që tani fundin e gropës!
E shikon fundin e gropës,
ku do bjerë kjo kalbësirë,
po gënjen në sy të botës,
po e bën si të vështirë!
Salën para do ta marri,
uragani popullor,
po dot s’e kupton i marri,
se tani s’është më faktor!
Tani që s’ka LSI-në,
po ta vemë në balancë,
Sala në gjithë Shqipërinë,
është vetëm minorancë!
Ndaj dhe ulërin për dreq,
ja kuptoj hallin të gjorit,
se do mbetet dhe më keq,
pas njëzet e tre Qershorit!
Do iki si përfundim,
ulkonja me gjithë ç’ka pjellë,
dhe ky është mesazhi im:
KEMI FITORE TE THELLE!
Berisha do bëhet peqe,
ua them këtë me bindje,
do mbarojë ëndërr e keqe,
dhe do nisi një rilindje!
Opozita të gjëmojë,
t’i rrijë betejës në ballë,
fitoren të trumbetojë,
uraganin ta mbajë gjallë!
Për dyshim e për panik,
tani vend nuk ka gjëkundi,
edhe huri e kupton,
i ka ardhur Salës fundi!
Nga Arben Duka
BRAVO ARBEN DUKA
ReplyDeletedmth i bie ta qujm Sali Llapa qe tani e tutje :p
ReplyDeleteVeri asht ma zotni se sa Saleh Birisha
ReplyDelete