LETËR KAÇIT!
Nga Arben Duka
Gjith’ mallkimi popullor,
Do të bjerë në kokë si dhogë,
Se për vite more horr,
Vota jonë të dha ty rrogë!
Për ty s’ka më asnjë vlerë,
Shprehja fikse: “Burrë i lik!”,
Sot ta them edhe njëherë,
Të ngectë buka mu në fyt!
Se ata që të votuan,
Mbenë pa punë edhe para,
Jetën, mor, sakrifikuan,
Kastriot o maskara!
Se e ke vetëm me Ramën,
Dot s’na thua o legen,
Që në lindje e ke flamën,
Dhe gjithë ligësitë në gen!
Më s’habitet asnjeri,
Që ti sose në kët’ pikë,
Dhe tani o Kaç i Zi,
Me të gjithë je një armik!
Mund të thot’ ndonjë nga ju,
Boll me Kaçin more plak,
Por çdo ditë të shkruaj këtu,
Plehurina e ka pak!
Po shpërthej prej zemërimit,
Në sifet të tij na futi,
Prostituta e “ndryshimit”,
Zemër-qeni, surrat-m..ti!
Mund të ikje nga PS-ja,
Dhe asnjanës krejt të rrije,
Eh, kërkoj unë nga fekalet,
Ndonjë gjest fisnikërie…
Tok jetojm’ ne – në një lagje,
Për ty shkuam në votime,
Me ty e kam personale,
Se ke marrë dhe votën time!
Me ty e kam personale,
Kastriot-simbol haleje,
Se ke marrë ti votën time,
E përdor tash’ kundra meje!
Kur ma shpie në vend tjetër,
Votën që nga unë e merr,
Të të them s’më duket tepër:
Je kusar! Je ordiner!
Ty asgjë s’të bën përshtypje,
Se tani je një mender,
Unë të kam tabelë për qitje,
Dufin dua, mor, të nxjerr!
Tradhëtin’ do ta paguash,
Sa të jesh e sa të rrosh,
Shumë pështyma në surrat,
Do t’i kesh, do t’i durosh!
E kam thënë dhe aty pari,
Dhe një presje s’i lëviz,
Në surratin e zagarit,
Dhe pështyma bëhet pis!
Se në bythën e Saliut,
Si një krimb ti je kolisur,
E kupton o Kaçi ziu,
Se sa keq je katandisur?!
Nëpër vargje do të kem,
Një simbol për ligësi,
Nuk të ndahem sa të jem,
Përsëri e përsëri!
Kac bythshkepmi ka per tu shkep me keq tani nga maloket
ReplyDeleteAmani bre se kete koklopen (te dy jane koklopa xhanem) nuk e shoh dot me sy
ReplyDeleteo Ben e di qe ke talent per bejte por te pakten mos hyre tek politika si ne kohen e partise tende te dashur
ReplyDelete