17 NENTORI FANATICS imazhe shqip
Kunati
i befasuar nga thirrjet naziste në stadium
Kunatit ju hap një telash i ri i papritur
lidhur me klubin Tirana. Si familje, Kunati që i vogël ka qenë tifoz me
Partizanin. Babai i tij ishte kapter në ushtri, dhe si shumica e familjave të
ushtarakëve, ishin me Partizanin. Edhe pse nuk ishte shumë tifoz, sa herë ishte
tifoz me dikë, ishte me Partizanin.
Kur mori në dorë bashkinë, mësoi se kishin dhe
klubin Tirana. Sado që Kunati mundohej t’i thoshte Tirana, me mendje e kishte
17 Nëntori. Prapë punë partizanësh. Biles sa herë fliste me babain e tij, ai i
thoshte vetëm 17 Nëntori dhe kjo e ngatërronte punën kur flisnin në sy të
njerëzve të klubit.
Dje në stadium, një tifoz i 17 Nëntorit,
d.m.th Tiranës, kishte shkruar një parrullë ku thoshte “ne për ju do rihapim
Aushvicin”.
Parrulla ishte naziste, por nuk u mor shumë
seriozisht.
Sidoqoftë, Luli e këshilloi Kunatin ta hetonte
kush e vuri atë parrullë.
Kunati filloi hetimet dhe i doli që tifozi
ishte nga Erseka.
-Si ka mundësi, tifoz i 17 Nëntorit nga
Erseka, mendoi Kunati?
Filloi të gërmojë më shumë për të. Doli që
kishte pasur dhe babën oficer.
-Si ka mundësi oficer, tha Kunati, dhe kërkon
të hapet Aushvici?
Gërmoi dhe më tej, dhe doli që ai punonte në
Bashki.
-Si ka mundësi, pyeti Kunati, kush ta ketë
futur në Bashki?
Dhe thirri menjëherë shefen e kuadrit, që e ka
vajzë teze.
-Ma shiko pak këtë emër, i tha. Si ka filluar
punë në Bashki?
Ajo i hodhi një sy të dhënave dhe pa u menduar
shumë tha, “këtë unë e kam futur”.
-Po kush ta
rekomandoi, i tha Kunati?
-Plotësonte kriteret, i tha vazja e tezes.
Ishte nga rrethet, kishte babain oficer, familje me origjinë komuniste. Epo
thashë, dora jonë ky, dhe e kam marrë. Bile dhe kur e mora intervistë, e pyeta
me kë je tifoz. Më tha me 17 Nëntorin, jo Tiranën. Babi jot gjithmonë nga këta
më sjell për punë.
-Mirë, dakord, i tha Kunati. Mos ja thuaj
njeriut, se mërziten këta tifozat e Tiranës.
Pas kësaj i raportoi Lulit për situatën.
I tha që tifozi është nga Erseka, familje
oficeri, i lidhur me Partinë e Punës, por tani është demokrat i vendosur.
-D.m.th nuk distancohemi dot, tha Luli?
-E kemi pak vështirë, i tha Kunati, se
mërzitet babi. E ka djalin e shokut.
-Po mirë,
gjej ndonjë mënyrë që të shmangim përgjegjësinë, tha Luli.
-Nuk kemi shumë mundësi, tha Kunati. Vetëm po
ja kthyem skuadrës emrin 17 Nëntori dhe të themi që dhe ne me luftën jemi,
s’kemi punë me nazistët. Gjithë bashkia dakord është. Vetëm këta tifozët janë
kundër.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!