Në Indi vazhdojnë t’i
kryejnë nevojat fiziologjike në mjedise të hapura. Një problem që i takon
pjesës më të madhe të popullsisë në fshatra, rreth 40%, edhe pse kanë një banjë
në shtëpi. Ky zakon që sjell rreziqe konkrete për shëndetin, është denoncuar
nga një studim i Unicef-it, i raportuar nga gazeta “Hindustan Times”.
Rreth 40% e familjeve
në Utar Pradesh, Bihar, Rajasthan, Madhya Pradesh dhe Haryana, që edhe pse
zotërojnë një tualet në shtëpi, kanë treguar një tendencë të spikatur për “të
mbaruar punë” në mjedise të hapura.
Sipas Unicef-it, janë akoma
të paktën 600 milionë indianët që nuk përdorin një banjë pikërisht për nevojat
e tyre fiziologjike, duke lënë në territor rreth 66 milionë kilogramë mbetje
njerëzore në ditë, duke rritur rrezikun e infeksioneve, sëmundjeve dhe
epidemive për popullatën.
Rreth 47% e personave
të anketuar në studimin e Unicef-it, kanë konfirmuar, që një gjë e tillë në
mjedise të hapura, është “e kënaqshme dhe e përshtatshme”. Për disa, kjo
praktikë konsiderohet një metodë jete virtuoze dhe të shëndetshme.
Diane Coffey,
ekonomiste dhe përgjegjëse e studimit të Unicef-it, ka thënë: “Nëse këto janë
të dhënat, qeveria indiane nuk mund të pranojë që ky fenomen publik do të mund
të eliminohet në vitin 2019”, -siç ka pohuar së fundmi kryeministrja Narendra
Modi. Kofi ka përfunduar: “Është një aksion urgjent social për një ndryshim të
thellë mendësie”.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!