"

November 12, 2014

24 vjet liri besimi, gjendet xhirimi i faljes së xhumasë së parë (16 nëntor 1990)


Pas shumë vitesh kërkimi nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e xhirimeve se një dite historike si ajo e 16 nëntorit 1990, kur u fal xhumaja e parë pas 23 vitesh ndalimi nga regjimi komunist, është bërë e mundur gjetja e këtij xhirimi nga ana e myftiut të Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, i cili e ka bërë sot të ditur këtë fakt përmes një konference për shtyp. Myftiu Sytari deklaroi se gjetja e këtij xhirimi, është një gjurmë drite më shumë për Shqipërinë, që në vetvete konfirmon edhe një herë vullnetin e madh të qytetarëve të saj për të dëshmuar besimin dhe prekjen e gjallë të fesë në qenien e tyre. 

“Kjo dhuratë është një dëshmi e gjallë e forcës së besimit në zemrat e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, të cilët nuk e humbën asnjëherë shpresën në Zotin, për rikthimin e kësaj dite të bekuar, në të cilën do të riktheheshin sërish para dyerve të lirisë”, u shpreh z. Sytari. Sipas tij, numri i madh i pjesëmarrësve në atë ditë të bekuar, ishte dëshmi e qartë se nuk ka forcë ateiste a femohuese në botë, që mund të ndërhyjë për të shkëputur njeriun, krijesën më të përsosur të Zotit, nga Krijuesi i tij. 

Duke falënderuar ata që u përkujdesën për sigurimin e këtij thesari të çmuar, Myftiu Sytari ftoi qytetarët dhe besimtarët shkodranë që të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte, datë 14 nëntor, në përkujtim të asaj dite dhe në nderim të figurës së H. Hafiz Sabri Koçit, pishtarit të ringjalljes së Islamit në Shqipëri. Ky filmim do të shfaqet edhe për publikun e gjerë në kinema “Millenium”, datë 14 nëntor, ora 17.00, ku do të ketë një program special me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar për të gjithë shqiptarët.

"Zani i Naltë"


*    *    *






No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!