... kur nuk ka asgjë për të thënë?!
Kushdo që e ka parë
kreun e kuvendit Ilir Meta në emisionin e së hënës “5 pyetjet nga Babaramo” me
siguri që i ka bërë një pyetje vetes: “Përse del Meta në ekran kur nuk ka asgjë
për të thënë”?. Sepse shfaqja e tij e djeshme ishte një shfaqe e pakuptimtë, ku
ai i dredhonte pyetjeve, nuk pranonte të përgjigjej, hidhte romuze apo bënte
aluzione që i kuptonin vetëm pak vetë dhe jo publiku i gjërë. Dhe duke ditur se
ekrani nuk është një mjet ku politikanët komunikojnë me kode mafioze me njëri
tjetrin, por një mënyrë ndërveprimi me publikun e gjërë, intervista e Metës
mbrëmjen e së hënës ishte një zhgënjim. Lapsi.al i ka rimarë një më një të
gjitha temat për të cilat ai “nuk dinte gjë” të gjitha pyetjet që la pa
përgjigje dhe të gjitha cështjet që shmangu.
Fillimisht Babaramo e
pyeti Metën për relacionin e prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve. Ja
përgjigja:
“Ndoshta nuk do ta besoni, por nuk kam pasur mundësi që ta lexoj
materialin dhe relacionin, sepse nuk kam ndonjë kuriozitet shumë të madh për
këtë histori”. Ja ta zëmë se kreu i kuvendit as nuk e ka lexuar materialin
kundër Doshit dhe Frrokut, por ai shkon edhe më tej. Ai pohon se as babanë e
vet, që i doli emri si porositës vrasjesh nuk e ka pyetur se cfarë tha në
prokurori.
Dialogu: “Jam kurioz, e keni pyetur babanë pasi doli nga prokuroria
se çfarë e pyetën, çfarë tha?Si e përjetoi ai vetë?
Jo, nuk e kam pyetur,
nuk kam patur mundësi ta takoj.
Po të paktën e keni
pyetur si e ka përjetuar gjithë këtë ngjarje sepse në moshën e tij nuk është kaq
e lehtë që dikush të thotë: “Shiko se ke porositur një vrasje”?
Shiko, mosha e tij,
është mosha e Doktorit pak a shumë, janë mësuar me këto procese, me këto grupe,
sabotime. Kanë kaluar shumë grupe armiqësore, kështu që nuk besoj se është edhe
diçka fare....”
Pasi nuk di gjë as
për dyshen Doshi Frroku as për deponimin e të atit gazetari e pyet Metën se
c’mendon për idenë e Tom Doshit dhe Berishës për hetime ndërkombëtare për këtë
aferë. Por kreu i kuvendit i përgjigjet:“Kam përshtypjen se hetimi ndërkombëtar
për këtë çështje ka përfunduar me kohë”. Ndërsa kur Babaramo këmbëngul ta
sqarojë se për cfarë hetimesh ndërkombëtare bëhet fjalë Meta nuk ka përgjigje:
“
Thatë që ka pasur
hetime ndërkombëtare. Nuk jemi në dijeni, çfarë hetimesh ndërkombëtare ka pasur?
Sipas mendimit tim.
E keni fjalën për
deklaratat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Unë dhashë një mendim
tim, kaq nuk kisha ndërmend që të komentoja asgjë tjetër”.
Ilir Meta nuk ka
gjithashtu përgjigje as për gjërat për të cilat është akuzuar hapur si vajtja e
Spartak Brahos në gjermani për të përpunuar dëshmitarin “Toni” apo vizita e tij
në Milano:
“Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni z. Braho. Së dyti, z. Braho
është njeri në moshë madhore, ka pak a shumë moshën e Doktorit. Kështu që merr
gjithë përgjegjësitë për veten e tij. Unë pasi është bërë kjo zhurmë e kam
pyetur dhe më ka thënë që ka parë një ndeshje të Hanoverit me Bajernin atë
ditë” përgjigjet Meta për të parën. Ndërsa kur pyetet se përse ka udhëtuar në
Milano dhe Torino ai përsëri i bishtnon pyetjes:
“Mund të pyesni z. Vasili që
ka qenë bashkë me mua meqenëse është përmendur dhe ky si komplotist”.
Evaziv mbetet Meta
edhe kur bie fjala për marëdhënien e tij me ish numrin 2 të LSI-së Dritan
Priftin:
“Nuk kam asnjë problem. i kam marrëdhëniet shumë të mira me të. Ai ka
kërkuar falje. Mund të pyesni z. Ylli Ndroqi, këtu afër e keni.
Ka kërkuar falje në
prani të z. Ndroqi?
Po, këtu nuk ka asnjë
problem.
Ju e keni marrë, ai
rrëfeu që erdhi dikush...Mund të pyesni z. Ndroqi, ta mbyllim këtë histori
këtu. Të vazhdojmë në gjëra më serioze.
Pra refuzoni ti
përgjigjeni kësaj pyetje?
Jo, nuk është se
refuzoj, por s’kam asnjë shqetësim, asnjë problem. Të mos i marrim kohën
telespektatorëve ".
Por megjithëse nuk
përgjigjet për këtë temë, Ilir Meta Hidhet tek një tjetër sërisht për të bërë
aluzione, për të krijuar tymnaj dhe për të mos sqaruar asgjë. Ai flet për një
dy video misterioze që Spartak Braho ia paskësh treguar Berishës, pa thënë as
se cfarë janë as se përse i duhen publikut. Tipik kërcënim mafioz.
“Spartaku i
ka treguar më duket edhe nja dy video dhe Doktorit, por nuk ia ka treguar të
gjitha, por ndoshta mund të ketë rastin t’ia tregoj të gjitha.
Ia ka treguar
privatisht...
Privatisht, një moshë
janë ata.
Pra sektorin e
videove të komunikimit me video e mbulon z. Braho. Por jua ka thënë se çfarë
përmbajnë ato video?
Të lutem, është një
sektor që nuk e mbuloj unë.
Thatë që ia ka
treguar 2-3 video z. Berisha?
Kështu më ka thënë
Spartaku.
Po çfarë përmbajtje
kanë ato?
Nuk e di, mund të
pyesni Spartakun.
Po ju ka thënë si ka
reaguar z. Berisha pasi ka parë brendinë e atyre videove?
Atë që ka parë,
lëvizte nga kënaqësia, ato që s’ka parë, ndoshta nuk e di se si mund të
reagonte, siç thotë Spartaku"
Këto janë pra përgjigjet e
Ilir Metës për temat kryesore që u pyet këtë të hënë. Pasi i ka riparë ato, cdo
njeri nga pjesa e thjeshtë e publikiut mund të pyesë: E përse na u shfaq kun ë
TV? Cfarë mesazhi donte të përconte? A foli për njerzit apo për të shpallur kode
kërcënuese dhe për të bërë shantazh.? Përse duhej që në fund të fundit të jepte
intervistë një njeri që nuk di se c'materiale i vijnë deputetëve të kuvendit,
se c'ka thënë në prokurori i ati i tij, se c'gjendet në videot e Spartak
Brahos, që nuk e di se pse ky i fundit ka shkuar në Hanover dhe pse vetë ka
shkuar në Milano? Nëse nuk ka përgjigje për asgjë nga këto, atëhere pse jep
intervistë?/ Lapsi
* * *
flet por nuk thote asgje
ReplyDeleteASHTU TE DUKET OR TI SHOC ANONIM. AJ I KA THAN TE TANA, PO TI SPO KUPTOJKE GJA. TUNG UK
ReplyDelete