Studiuesja e shquar
italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të
cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në
administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së
ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka
bërë një hulumtim shkencorë për Aleksandrin e Madh.
NË LETRËN E DËRGUAR
SHKODRANËVE, ALEKSANDRI I MADH SHKRUAN:
“Unë Aleksandri, bir i
Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë
Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe
hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind
dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve
Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë
që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen
dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju
gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e
bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e
Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos
guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai
do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të
jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën
e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit
në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit,
Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti
janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë
si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë
pasardhës”.
(Testamenti është
zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka
paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del
secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002,
Romë). (Shqiptari.eu)
* * *
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDeleteThis comment has been removed by a blog administrator.
DeleteThis comment has been removed by a blog administrator.
Delete