John Hendrikus Cruyff
(Johan Krojf) ka lindur dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më
25 prill 1947, në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam.
Ai ndërroi jetë sot në
moshën 68-vjeçare.
Holandezi, i
konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, humbi betejën
me kancerin.
Legjenda e futbollit,
shkëlqeu me Ajaksin dhe Barcelonën, me të cilët fitoi 9 kampionate. Ai ishte
tre herë fitues i Topit të Artë. Është konsideruar edhe një menaxher i
shkëlqyer, duke fituar 9 kampionate në drejtimin e stolit të Barcelonës.
Jeta
Që i vogël u mësua të
dëgjojë fjalët “Ajaks” dhe futboll, pasi e ëma e tij, e cila punonte në
lavanterinë e ekipit të Ajaksit të Amsterdamit, sillte të lante në shtëpi
bluzat e futbollistëve. Do të mbetej pa babain e tij, i cili vdes nga një
goditje në zemër, kur Johani sapo kishte mbushur 12 vjeç. Një vit më vonë e ëma
do të terrorizohej, kur ai la shkollën dhe iu përkushtua tërësisht futbollit.
Ishte trajneri legjendë Rinus Mishels ai që do ta shtynte Krojfin e talentuar
në “skenë”. Por për një nga lojtarët më të mëdhenj të kohërave, “holandezin
fluturues” Krojf, do të ishte relativisht një karrierë e shkurtër futbollistike.
Një ditë, i vogli Johan do të merrte një nga dhuratat më të bukura: një top
futbolli nga ekipi i Ajaksit, ç’është e vërteta pak i përdorur, por sidoqoftë
një top i vërtetë futbolli. Në një kohë tepër të shkurtër Johan dhe topi i
futbollit u bënë të pandarë.
Pa mbushur 22 vjeç,
Krojf do të udhëhiqte ekipin e Ajaksit në premierën e finales së Kupës së
Kampioneve, por Ajaksi ende nuk kishte arritur pjekurinë e duhur për këtë
titull. Milani i Shnelingerit, me Riverën dhe Pratin, fituan thellë, 4-1. Ky
nuk ishte vetëm preludi i ofensivës së madhe holandeze në fillim të viteve ’70.
Pasi Fejnord i Van Hanigenit dhe Kindvallit, mori kupën në ’70, Ajaksi i dha
një përgjigje të merituar rivalëve të tyre të qytetit-port, në ndeshjen e
radhës. Në 1971, të kryesuar nga trajneri i hekurt, Rinus Mishels, dhe në
terren nga Johan Krojf, Ajaks fitoi finalen e parë përballë Panathinaikosit. Në
verën e vitit 1971 ndodhën dy gjëra të rëndësishme: Rinus Mishels do të merrte
kombëtaren holandeze me një mision evident për të arritur në finalet e Kupës së
Botës, ndërsa vendin e tij e zuri një trajner anonim nga Rumania, i quajtur
Stefan Kovaç. Ky i fundit e kuptoi shpejt se nuk kishte se çfarë t’i mësonte
Krojfit, Neskensit, Hanit, Krolit dhe Krajzerit, kështu që insistoi në aspektet
edukative, duke i dhënë lojtarëve më shumë liri të shprehjes dhe mendimit, në
terren dhe jashtë tij, gjë e cila nuk ishte “ndjekur” nga i paraardhësi i tij,
Mishels. Kovaçi i dha besim edhe disa talenteve të tjerë të talentuar, të cilët
e dinte që nuk do ta zhgënjenin: Rep, Geri dhe Muhren. Krojf udhëhoqi ekipin
edhe përgjatë fitimit “të dyfishtë” të Kupës së Kampionëve. Sidoqoftë, me një
vlerë simbolike, të dy finalet u fituan ndaj ekipeve të Interit dhe Juventusit.
Ndërkohë Krojf u martua me të bijën e presidentit të Ajaksit, Van Praag. Midis
viteve 1971 dhe 1973 ai fitoi Kupën e Europës me Ajaksin e Amsterdamit tri herë
rresht.
Më 1973, Krojf dhe miku
i tij më i ngushtë Neskens, “bien pre e insistimeve” të herë pas hershme të
Barcelonës, të cilët xhelozë për famën që kishte marrë Ajaksi, i kishin blerë
pa dijeninë e tyre. Barcelona, së bashku me ta, merr titullin e parë të ligës
po atë sezon futbollistik. Holandezët vendosen “krah për krah” dhe e hedhin
tutje këtë problem të krijuar nga mungesa e dy shtyllave kryesore të ekipit. Më
1974 do të ishte viti i “Weltmeisterschaft”-it, në të cilin Ajaksi do të thyej
në luftën për titullin europian nga Bajerni i Mynihut. Ndërkohë, Johan sillej
pranë ekipeve spanjolle dhe në kombëtare si një njeri që beson në të gjitha ato
që flet, ndonëse mjedisi rrethues për të ishte shqetësues.
I lejonte vetes të
sfidonte diktatorin Franko (tifozin e Realit), duke pagëzuar fëmijën e tij dhe
madje duke i vënë një emër bask, Jordi, një procedurë e ndaluar në atë periudhë
nga udhëheqja e atëhershme e Spanjës. Po ashtu, në kombëtare, ia lejonte vetes
të pinte cigare në dhomën e zhveshjes, gjë e cila e nervozonte së tepërmi
portierin Van Beveren. Ky i fundit, megjithëse ishte portieri më i mirë
holandez, largohet nga kombëtarja vetëm nga presionet e Johanit, ndërsa në
vendin e tij u shfaq Jongbloed.
Të gjitha këto nuk e
ndaluan Holandën të sfidonte ekipin më të mirë në botë, duke e ulur në gjunjë
dhe i shuar shpresat për fitimin sërish të titullit botëror, kampionëve në fuqi
të Brazilit. Johan në rikthimin e tij pranë portokallinjve, u bë “drejtori i
orkestrës”, i cili kishte arritur performancën për të shënuar që në minutën e
parë të finales së Botërorit të Gjermanisë. Pas 12 pasimet konsekutive, pa
arritur që ekipi kundërshtar, Gjermania, të kapte topin, tulipanët me anë të
holandezit të tyre “fluturues” Johan Krojf kishte shënuar.
Atëherë, Berti Vogts, i
thirrur ndryshe “qeni roje” i Evropës, mundi të shikonte vetëm numrin 14, i
cili qëndronte pas shpinës së Johanit, dhe që në dëshpërim të plotë, shkaktoi
një penallti. Por pas vendosjes së plotë në fushë, ekipi i Holandës ndahet në
dysh: pragmatikët Gen Rensenbrink dhe Haan, të cilët donin të gjenin vetëm
rezultatin në portën e gjermanëve, dhe romantikët në krye me Krojf dhe Van
Hanegen vendosin të intensifikojnë sulmin, për t’i çuar gjermanët drejt
ç’orientimit brenda në shtëpinë e tyre. Lëvizja e fundit në terren, prezantoi
ekipin fitues, duke bërë që gjermanët të përfitojnë nga rasti dhe ta kapin
Holandën të tërhequr në mbrojtje, duke goditur dy herë pamëshirshëm dhe
njëkohësisht duke mbajtur kupën në Gjermani. Kjo ka qenë pika kulminante e
karrierës së Krojfit si lojtar futbolli.
Vitet e kaluara pranë
Barcelonës, nuk i sollën tituj europianë, ndërsa botërorin e Argjentinës e
bojkoton në shenjë proteste ndaj vendit organizator që drejtohej nga një juntë
ushtarake. Por disa syresh theksuan se ai nuk dëshironte të largohej nga
familja e tij për shumë kohë. Krojfi paraqet “dorëheqjen” e tij si futbollist
më 1978, por u shfaq në maj 1979 në Ligën Profesionale të Amerikës. Ai luajti
edhe dy sezone të tjera për Amerikën përpara se të kthehej sërish në Amsterdam
më 1981. Sakaq karrierën si lojtar e përfundon në 1983, ish-rivalen më të madhe
të kohës, Fejnord, “ekipi bazë” i Bekenbauerit, ku ai do të provonte për herë
të fundit shijen e fitores.
Johan Krojf fillon një
karrierë tjetër, atë të trajnerit teknik të ekipit, pozicion i marrë në sezonin
1985-1986. Ai do të fitonte finalen e Kupës së Kupave me Ajaksin, e para në
serinë e trofeve si trajner. Më 1987 Ajaks nën udhëheqjen e Johan Krojfit fiton
Kupën e Kampioneve dhe nxjerr në skenë një sërë lojtarësh të rinj, si Denis
Bergkamp, Aron Uinter, Brian Roj dhe vëllezërit Uitçge, Rob dhe Rishard. Jo
fitimi i këtij titulli ishte interesant, por fakti që Ajaksi pas shumë vitesh
do të ishte një ekip i vlefshëm dhe krejt i ri. Megjithëse Ajaksi humbi një vit
më vonë finalen përballë belgëve të Meshelenit, kjo nuk pengoi Barcelonën ta
risjellin pranë ekipit Johanin, kësaj rradhe në vendin trajnerit.
Pas mëse tetë vitesh
marrëdhëniet Krojf-Barcelona u rikrijuan sërish për herë të dytë më 1996, në
rolin e trajnerit dhe të drejtorit teknik. Ai rikonstruktoi skuadrën dhe solli
mëse një dyzinë me futbollistë të rinj, ndër të cilëve edhe gjermanin Shuster. Nën
përkujdesjen e Krojfit spanjollët fituan Kupën e Kupave, Kupën e Kampioneve dhe
kupën e Spanjës për disa sezone, midis 1991 dhe 1994, kur në Spanjë, Barçës iu
vu edhe epiteti “Ekipi i Ëndrrave”. Finalja e humbur si trajner, përballë
ekipit të Milanit, u shoqërua me probleme mjekësore, çka e larguan Johanin nga
stadiumet. Krojf, kishte lënë cigaren pas një operacioni “by-pass” të kryer në
zemër më 1991 dhe rifillimit të problemeve të zemrës më 1997, vit në të cilin u
largua nga futbolli përgjithmonë.
Në vitet që do të vinë
Johan Krojf themelon fondacionin e tij, i cili siguron të ardhura për personat
e paaftë sportistë dhe financon ato institucione mjekësore që zhvillojnë
programe mjekësore. Po ashtu themelon Universitetin Ndërkombëtar “Johann
Cruyff” më 1998, me objektiv dhënien e asistencës sportistëve, të cilët kanë
qenë “të detyruar të japin dorëheqjen” nga sporti.
Epilog
Ka pasur shumë figura
të shkëlqyera të futbollit ndër vite, por asnjë nuk ka qenë aq i rëndësishëm sa
Johan Krojf. Si një lojtar me Ajax, Barcelonën dhe Holandën, ai e vuri veten e
tij në panteon, së bashku me të mëdhenj të tillë si Pele, Diego Maradona,
Ferenc Puskas, Lionel Messi dhe Zinedine Zidane. Si trajner tek Ajaks dhe
Barcelona, ai ndërtoi anët emocionuese, ushqeu një numër të shquar
lojtarësh gjenial dhe ndikoi shumë në ekipet më të rëndësishme në botë. Spanja
dhe Barcelona gjithëpushtuese e Xavi dhe Andres Iniesta, shkëlqimi i Bayern
Mynih dhe Gjermanisë së sotme, Milani i viteve 1980 dhe shumë kampionë të tjerë
të paharrueshëm do të kishin qenë të pamendueshëm pa Johan Krojf. Radikale dhe
revolucionare, parimet e Johan Cruyff janë bërë standarde gjatë gjithë lojës
moderne të futbollit.
Projekti i tij për
zhvillimin e lojtarëve të rinj është kopjuar në të gjithë botën. Pas një
periudhe 20-vjeçare, karriera e Johan Krojf përfundoi në vitin 1984. Ai nuk
drejtoi ndonjë ekip të madh që nga viti 1996, kur e evidentoi veten si një
guru, filantrop, komentator dhe fuqi prapa skenave.
Vitin e kaluar, në
moshën 68-vjeçare, ai u diagnostikua me kancer të mushkërive dhe u tërhoq nga
publiku për të luftuar me sëmundjen. Betejën e tij të fundit. Por ai nuk e
fitoi këtë betejë, por ka fituar atë të përjetësisë.
Me largimin e Cruyff,
futbolli humbet njërin nga yjet e vet më të ndritshëm, futbolli holandez
“mbretin” e vet, Barcelona ideuesin e “tika-taka”.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!