Ka dy ditë që
shqiptarët janë nën ankthin se po u zgjodh Donald Trump president i SHBA-së,
marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Partnerit Strategjik, do të cenohen. T’i biem
shkurt dhe të sqarojmë dy momente, më saktë tre:
Së pari, SHBA është me
të vërtetë Partner Strategjik i Shqipërisë, pasi kush tjetër do duronte
gomarllëqet pa kuptim që prodhon politika e këtij vend? Me siguri, një dikush i
fuqishëm, si SHBA, që pikërisht pse është kaq e fuqishme, operon njësoj si Zoti
dikur kur krijoi gjindjen: u engledis duke krijuar edhe Shqipërinë.
Së dyti ky përkufizim
është në mos i nxituar, është shejtan budalla. Po u zgjodh Donaldi në Shtëpinë
e Bardhë dhe paska këtë mendje që na thonë, Donaldi i Rrugës së Elbasanit, nuk
ka çfarë të bëjë më, por të mbyllë mandatin duke shijuar dreka apo darka nëpër
Shqipëri, siç bënte dikur një ish-ambasador i OSBE-së. Ne i sugjerojmë kole
Përmeti dhe ndonjë peshk andej nga Divjaka. Pra presion për Donaldin e
këtushëm, por edhe shpresë se kokëçarja e reformës në Drejtësi do të mbyllet me
Trump’s victory. Yeah...
Së treti, ka një moment
strategjik, madje - madje
psiko-strategjik që e bën shumë të vështitrë për Donald, atë të
presidencialeve, që të prekë marrëdhëniet me Shqipërinë. Shikoni hartën e botës
sipas Trump. Ku është Shqipëria? Ku? Asgjëkundi. Nuk është madje as si
“shprehje gjeografike”. Ne jemi “Gjermania Jugore” dhe Doni i Shtëpisë së
Bardhë ka vetë origjinën gjermane. Ndaj, hë hë, këto provokaciet nuk janë
serioze. Kjo është harta zyrtare e Trump, por edhe në disa harta të tjera, më
pak të besueshme, ne nuk figurojmë fare./ResPublica
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!