Pjesa më e madhe e
Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, përpara pushtimit
otoman të shekullit të pesëmbëdhjetë. Fushatat ushtarake otomane të viteve 1466
dhe 1467 shkatërruan pjesën më të madhe të vendit. Ishte politika e sulltanit
që të boshatiste vendin nga banorët vendas, nëse ata bënin rezistencë. Fior
Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që
zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, i shkruajti
këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin përse
vallë vinin kaq pak të ardhura nga Shqipëria.
Kronologjia e shkurtër
e kataklizmave që Jonima përshkruan në këtë rrëfim, tregon se në atë kohë,
Shqipëria ishte një tokë e rrënuar. Eshtë rrëfimi personal më i hershëm që ka
dhënë ndonjë shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.“Unë, Fjor Jonima,
qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti,
u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se
çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Shqipërisë, për vitet
1466 dhe 1467.Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi
në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi
vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz.Kur u
largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe
plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz.Pak kohë më vonë, erdhi
Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu
kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit.
Pas kësaj erdhi Vojvodi
i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që
grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe
rrëmbeu shumë njerëz.Më pas erdhi Progon Dukagjini, i cili gjithashtu grabiti
dhe i vuri zjarrin gjithçkaje që la pas.Turku i Madh u rikthye në këtë vend në
vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për
ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund
njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e
Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda
kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti.Më pas erdhi një vojvod i quajtur
Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti.
Më pas erdhi Nikolla
Dukagjini, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.Pas kësaj, Vojvodi i
Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë
njerëz.Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë
njerëz.Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye
në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm
vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë
rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë
dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar
atë.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!