"

April 8, 2016

“The Bearer”, sekreti i sekreteve: Ja pse Panama Papers nuk i zbulon dot të gjithë emrat


E përjavshmja italiane “L’Espresso” ka botuar të dhënat me listën e 100 emrave që kanë dalë nga skandali i “Panama Papers”

“Ja 100 emrat e parë italianë” është titulli i kopertinës së revistës duke shtuar se janë sipërmarrës, sportistë, stilistë, menaxherë, financiarë, avokatë, mafiozë, starë të botës së kinemasë e të televizionit, e të gjithë me pasuri off-shore.

“Në 40 vjet Jorgen Mossack e Ramon Fonseca, shkruan”L’Espresso”, kanë administruar krijimin e miliona shoqërive, e sot që arkivi i tyre ka përfunduar në mediat e botës, një traumë e pafundme biznesesh sekrete, bëhet papritur e dukshme në sytë e të gjithëve.”

Janë rreth 800 italianë të lidhur me këtë skandal financiar, e rreth 800 dokumenta që adresojnë emrat e tyre.

“Nuk është e lehtë, shkruan “L’Espresso”, të orientohesh mes siglave, kontratave e emaileve në vite e vite operacione sekrete.”

Por “L’Espresso” sot zbulon një tjetër fenomen të lidhur më skandalin “Panama Papers”.

The Bearer, sekretimi i sekreteve

Janë faqe e faqe dokumentash nën emërtimin “The Bearer”, që nënkupton se kapitali i shoqërisë është e bartësit të saj. Pra me shumë mundësi emri i pronarit të shoqërisë është i ruajtur në një tjetër arkiv i ndryshëm nga ai i që zotëron Konsorciumi i Gazetarëve Ndërkombëtar Invetigativ.

Ky fakt do të thotë se do të jetë e pamundur të bëhet lidhja mes shoqërisë off-shore e emrit të  pronarit të saj.

“800 italianët e lidhur me këtë skandal financiar, thekson “L’Espresso” janë emra me dokumentacion të qartë e të palidhur me termin “The Bearer”.

100 emrat e parë italianë të lidhur me skandalin “Panama Papers”

Përvec emrave të bërë publik orë më parë si Presidenti i  Shoqërisë Ajrore Alitalia, Luca Cordero di Montezemolo, stilisti Valentino e ortaku i tij, prezantuesja televizive Barbara D’Urso, aktori Karlo Verdone, ish-piloti i Formula One, Jarno Trulli, pronari i klubit sportiv Thohir, etj, revista “L’Espresso” ka publikuar sot dhe emrin e ish- kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

File-t e arkivit të studios “Mossack Fonseca”tregojnë për një biznes të mëparshëm të Berluskonit me një shoqëri amerikane hollivudiane në blerjen e të drejtave televizive. Shoqëria amerikane “American Film Company” e krijuar më 1992 në British Vergine Islands i ka shitur të drejtat televizive të filmave “Shoëder Hunter” e “Amityville1992”, shoqërisë Principal Netëork e Berluskonit.

Gjithashtu në arkivin e “Mossack Fonseca” shfaqet korrespondenca e drejtuesve të FINIVEST, shoqëri e kompanisë “Silvio Berluscnbi Communications” me shoqërinë off-shore AFC American Film Compnay.

Sipas revistës L’Espresso” në arkivin e studios “Mossack Fonseca” shfaqet emri i sipërmarrësit të njohur të armëve Giovanni Fagioli, sipërmarrësi i petrlit Gian Angelo Petrucci, ish senatori i Forza Italia Nicoloa Girolamo, brokerat Carlo Focarelli e Marco Toseroni, financiaeri i njohur Simone Cimino, sipërmarrësit Stefano e Robetto Ottaviano etj.

“Panama Papers”dhe mafia Italiane

Revista L’Espresso” zbulon sot se në arkivin e skandalit financiar të “Panama Papers” shfaqen dhe emra të lidhur me bosat e mafias italiane si Salvatore Riina e Bernardo Provenzano, apo  vëllezërit Filipo e Giuseppe Graviano.

Në dokumentat e “Panama Papers” shfaqen emra financierësh italianë të dënuar që aministrojnë paratë e Cosa Nostras me shoqëri off-shore në ishujt Seychels, Luksemburg etj.

I tillë shtë Vito Roberto Palazzolo, riciklues i parave të Cosa Nostras jashtë kufirit italian, i cili investonte miliona dollarë në shoqëri të huaja e duke i kthyer më pas në Siçili në para të thata në dorëzim të Riina e Provenzano.


*   *   *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!