"

March 12, 2018

Lulzim Basha is Forrest Gump



Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet tashmë mes një kryqëzate të pamëshirshme jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë, por edhe nga njerëzit e tij, deri dje, më të afërt.

Askush nuk e priste që Basha të sulmohej ashpër edhe nga një prej miqve të tij si Damir Fazlliç, i cili nëpërmjet një postimi në twitter qartazi dhe pa dorashka e ka etiketuar Bashën si “politikanin më budalla te Ballkanit”, duke iu referuar me këtë rast skandalit të kreut të PD me lobimin në SHBA nëpërmjet rusëve.

Fazllic përveç komentit ka shkuar edhe më tej duke publikuar edhe linkun e gazetës investiguese “Mother Jones”, lidhur me aferën e Bashës me rusët.

“Pasi varrosi Partinë Demokratike, partinë/lëvizjen që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, Forrest Gump*- i Lulzim Basha po vrapon për medaljen e artë. Ai tani është politikani më budalla i Ballkanit, një detyrë që nuk është e lehtë në çdo aspekt”, shkruan Fazlliç.

Miku i Sali Berishës, famëkeqi Damir Fazllic, shtetasi serbo-boshnjak, është hetuar disa herë në Shqipëri si një sekser në afera të ndryshme ndërmjet familjes së Sali Berishës dhe kompanive të ndryshme të huaja.

Fazllic u hetua për pastrim parash në Shqipëri, por çështja e tij iu pushua nga Prokuroria gjatë qeverisjes së Sali Berishës.



*   *   *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!