Kur shkova për herë të parë në Lugano, në hotelin e
Pacollit, ai më tregoi me krenari një plak mbi të 85-tat, i cili vinte vërdallë
lokalit duke i shërbyer klientelës shumëngjyrëshe.
“Vjen që në pesë të mëngjesit – tha Behgjeti – e la
restorantin e tij në moshën 75-vjeçare dhe erdhi këtu, prej asaj kohe ai është
si plaku i shtëpisë, megjithëse i ka kaluar me kohë të 80-tat, fluturon me
shpejtësi nëpër tavolina duke qenë vërtet i zoti i shtëpisë”.
Mbeta i nemitur, ndoshta Behgjeti donte të tregonte
se ç’bëjnë vërtet zviceranët, qoftë edhe në këtë moshë.
Ia ktheva borxhin në Tiranë pas disa kohësh.
I ulur bashkë me të tek “Sofra e Ariut” i thashë:
“Ja ku është vëllai i atij zviceranit…
Xha Etemi po luante Shostakoviçin…në të vërtetë, i
luan të gjitha. E shoh edhe tani duke lozur në një tavolinë rrotull nesh ku,
menduar keq, klientët e tavolinës duket sikur po shikojnë një gjë gazmore, por
mendjes së xha Etemit, që lundron në universe të tjera, ka shumë mundësi që
klientët t’i duken si thëllëza, zogj pylli, dhelpra, lepuj… etj.
Xha Etemin pata rastin t’ia tregoja edhe Mihail
Gorbaçovit po tek “Sofra e Ariut”. Xha Etemi nuk kishte asnjë ndjesi se kush
ishte para tij, sepse ishte prapë në universin e vet. Por Gorbaçovi jo!
Xha Etemi e inspiroi aq shumë, saqë ai filloi të
këndonte për dy orë rresht, vetë, mu përpara xha Etemit.
Xha Etemi, apo zvicerani i Behgjetit?!
“Me kë je – i thashë Begjetit – me zviceranin tënd,
apo me xha Etemin?
“Sa të rrojmë, do të mësojmë” – tha Behgjeti, duke
shikuar i përhumbur.
“Në fakt, Xha Etemi është një copë Shqipërie,
prandaj është më shumë se zviceriani yt”- i thashë.
Xha Etemi nuk është vetëm… Prapa tij vjen një aradhë
djemsh, nipash e stërnipash, që kanë mësuar “një çikë” nga magjia e tij…
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!