"

February 21, 2013

Luli, Legjenda e Fundit


Aventurat e Batonit 

me Belleair-in e Lul Bashës

Batoni e kishte me urgjencë mbërritjen në Prishtinë. Në mbrëmje duhej të ishte në TV Klan Kosova për të filluar emisionin. Sipas orarit fillestar, Belleair duhet të ishte në Tiranë rreth orës 17 mbasdite. Por gjithçka u komplikua papritur. Në aeroportin e Milanos u njoftua se do të kishte 45 minuta vonesë. Batoni nisi të bëjë llogaritë dhe i binte që nëse mbërrinte në orën 18 në Tiranë, për dy orë të ishte në Prishtinë me veturë. Kjo e komplikoi situatën. I shqetësuar, thirri Fevzon në telefon dhe ia shpjegoi.

-Kam me e bë copë këtë Lul Bashën, i tha. Mirë që ka bë monopol avionët, por tallet dhe me njerëzit, i lë rrugëve. Kam me shty emisionin në Prishtinë, du me ardhë drejt e tek emisioni yt në Tiranë, kam me e bë copë. Me atë kam me e nisë e me e mbyllë.
-Po prit mo burrë, i tha Fevzo, se flas unë, ndoshta vjen në kohë avioni. Mos u nxito se gati je për sherr.

Mbylli telefonin me Batonin dhe mori Lulin.

-Batoni është tym me ty, i tha. Ka mbetë në Milano dhe nuk arrin dot në emision në Prishtinë. Ka për tu marrë vetëm me ty si pronar real i Belleair. Bë diçka, ose çoji çarter se të gjeti belaja.

Luli e humbi fare. Mori Kunatin në telefon.

-Si i bëhet të shkojë Belleair në orar në rregull në Milano, i tha, se ka ngelë ai Batoni aty dhe do na bëjë sherr kot? Do merret në emision me ne. Kush rri dëgjon tani që jam pronar dhe i Belleair.

-Ja të pyes, i tha Kunati, dhe të kthej përgjigje.

Kunati mori në telefon kushëririn e parë që është pronar me letra. E pyeti si mund të bëhej që avioni i Milanos të ishte në orar.

-Nuk e bëjmë dot tani, i tha kushëriri, na vjen keq. Jemi vonë. Ashtu na doli një hall.

-Po çfarë halli o burrë se janë ca gazetarë shkërdhata aty, na çajnë trapin, fillojnë gam gam.

-Në rregull ishte avioni, por ashtu doli një punë dhe e devijuam, tha kushëriri. Goca e tezes, ajo që punon në Bashki, kishte për të çuar një pako në Pizza dhe devijoi aeroportin avioni e u ul në Pizza. Sa t’i lërë pakon kushëririt aty dhe pastaj shkon në Milano.

-Po sa vonon sipas teje?

-Po besoj 45 minuta se aq shkon devijimi. Për aq e kemi bërë dhe njoftimin.

Kunati i dëshpëruar mori Lulin dhe ia shpjegoi situatën. Luli mori Fevzon dhe ia shpjegoi që ishte e pamundur se kishte mjegull në Milano dhe avioni ishte ulur në Pizza sa të ikte mjegulla. Ishte e gjitha një punë 45 minuta. Fevzo ia përcolli Batonit. Ky vazhdonte shfrynte që kishte me e bë copë Lul Bashën në emision.

Pasi kaloi gjysmë ore, vjen njoftimi i dytë. Avioni do vonohej 1 orë e gjysmë.

Batonit i iku turi fare. Mori prapë Fevzon. Ja bëri alarm. Fevzo ja përcolli alarmin Bashës. Basha mori Kunatin. Kunati mori kushëririn pronar. Ai dha shpjegimin e dytë.

Problemi ishte se porosia e gocës tezes për në Pizza kish pasë një problem me doganën, se kishte futur djathë në pako dhe e ndali dogana. Kushëriri tjetër që erdhi ta merrte, u vonua në trafik dhe kësisoj vonesa shkoi 1 orë e gjysmë.

Batoni humbi çdo shpresë se mund të kapte emisionin. Kushëriri ia shpjegoi Kunatit, Kunati ia shpjegoi Lulit, ky i fundit u tremb shumë.
-Si i bëhet ta çojmë Batonin në Prishtinë, i tha Kunatit.

-Po e çojmë, s’ka problem, tha Kunati, se kam dhe unë për të çuar një porosi aty.

Luli ia zbukuroi Fevzos përsëri me dëborë, por i premtoi se sa të zbrisnin pasagjerët në Rinas, avioni mund të çonte Batonin në Kosovë.

-E kemi keq, i tha Fevzo. Ai më kërkon të vij me çdo kusht në emision në Tiranë se nuk arrin dot në Prishtinë dhe e ka me ty gjithë inatin.

-Të lutem bëj diçka, i tha Luli. Sajo ç’të duash, vetëm ma shmang këtë sherr.

-Ka vetëm një mënyrë, i tha Fevzo. Të vish ti në emisionin tim, kot për planin rregullues të Tiranës. Kështu dhe unë shpëtoj nga zërat që jam ftohur me Doktorin për shkak të Argitës, se po erdhe ti nuk dyshon njeri që e kam keq me Argitën, dhe me këtë rast i themi Batonit nuk vjen dot se je jashtë teme.

-Dakord, vij menjëherë, i tha Luli. Nxirre spotin, s’ka problem.

Ndërkohë që Batoni priste në Milano, Fevzo arriti të sajojë temën e emisionit në mbrëmje dhe të shuante zërat që Doktori i kishte ndaluar njerëzit të shkonin në emision.

Mori në telefon Batonin dhe i tha i dëshpëruar se as avioni nuk vinte dot me kohë dhe as ai nuk shkonte dot në emision se ishte Lul Basha për planin urbanistik të Tiranës.

-Si e sajove këtë emision vëlla, i tha Batoni, se gjysmë ore më parë e kishe bosh?

-Jo mo burrë se e kisha planifikuar, por më kish dalë nga mendja, se donte të vinte ky Filip Rikeri tek unë, po i thashë të lutem shko tek Balla, mos më fut në sherr me Doktorin. Fola dhe me Xhon Kerrin që të mos ma merrte për ters dhe më tha s’ka problem, shkon tek Balla se do flasë pak ashpër për Doktorin.

-E unë çfarë bëj unë pa avion dhe pa emision, i tha Batoni.

-Më tha Luli sa të zbresin pasagjerët në Rinas, po e nis avionin për Prishtinë të të çojë në kohë në emision, por duhet t’i japësh fjalën se nuk do ta sulmosh Belleair-n se e ka shumë problem.


-Jo vëlla, në emision du me shku gjallë, po ik me veturë nga Rinasi, veç i thuj Lul Bashës e shpëtova një herë nga dosja e Fatmir Limajt, po nga Belleair s’ka me shpëtu.

6 comments:

  1. Ka per tju ngul minarja ne sume kur te bjere nga fiku

    ReplyDelete
  2. Ca i bo gojores ky Lulja. Nuk e nda mikrofonin nga goja.

    ReplyDelete
  3. Jam me PD qe nga zanafillat e saj. Por ky zoteri nuk duhet te kishte hyre ne rradhet e PD. Eshte nje hajdut ordiner dhe i paskrupull qe e ka damtuar PD me shum se cdo gja tjeter.

    ReplyDelete
  4. Kur do qaje nje here e mire ky njeriu qe qesh?

    ReplyDelete
  5. O ta lumsha moj demokraci www.lojrafati.com

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!