"

August 6, 2013

Dhiar,

Mos i fut hundët e tua të qelbura 
te Flamurtari



Shënime nga ditari i Doktorit: 
Nderim për Lefterinë dhe Flamurtarin

Miq të mi, sot është një ditë e zezë për shqiptarët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën dhunën e bandave të mafies, drogës dhe prostitucionit, u detyrua të shpallë një rezultat fallco të zgjedhjeve, për të cilin janë dëshmitarë miliona shqiptarë. Më telefonoi qysh herët në mëngjes Lefteria dhe qante në telefon. Nuk më bën dora, thoshte, ta firmos, më ndihmo të lutem si t’ia bëj. Si mund ta firmos unë që PD ka 185 mijë vota më pak se PS. Ky është skandal, këto nuk janë zgjedhje, këto janë krim ndaj demokracisë.
E qetësova Lefterinë dhe e përgëzova që ka qëndrue si burrneshë ndaj presioneve të bandave të mafies, drogës dhe prostitucionit. I thashë ke qëndrue si heroinë, si Shkurte Pal Vata, si Cuca e Maleve, si gjithë gratë heroina të Malësisë…
-Ne nuk kemi humbur, i thashë. Tani jemi më të fortë. Tani do bëjmë 18 orë opozitë në ditë, dhe do fitojmë.
-Shumë vështirë Doktor, më thoshte duke qarë me dënese, shumë vështirë. Kushedi kush do vijë në vendin tim, vështirë se fitojmë më.
E sigurova që do fitojmë.

-Nuk vdes pa fitue dhe njëherë, i thashë. I dhashë leje ta firmoste rezultatin. Nuk kemi ç’t’i bëjmë, i thashë. Beteja me mafien është betejë afatgjatë. Fola dhe me fëmijët dhe gruan dhe ata më thanë firmose.
Pjesa tjetër e ditës kaloi pa ndonjë ngjarje. Luli kërkoi disa herë të më takonte, po kisha një lloj bezdie. Më tha Zeni se i kishte thënë Qukapit, që babi i Zenit tani nuk duhet të bëjë shumë deklarata politike se po më nxjerr bojën. I kish thënë të bëjë deklarata për muzikën, artin, sportin, gjëra rozë… Me thanë të drejtën s’më erdhi mirë, por s’kisha ça me ba. E gëlltita se e di që është i papjekur për këto punë dhe ndikohet shumë nga të huajt. Ka filluar rri dhe me Genc Pollon shumë dhe kjo është shenjë se do ndikohet dhe më shumë prej tyre.
Lajmi që donte të me jepte ishte se e kishte uruar Orbani i Hungarisë dhe i kish rekomanduar të spastronte partinë nga agjentët dhe kundërshtarët, që mund të jenë spiunë të BE dhe SHBA. E kisha bezdi ta dëgjoja. Sidoqoftë më ngeli gozhdë në tru ajo që kish thënë se unë tani duhet të merrem me deklarata për sport, muzikë, dhe jetë rozë.
U detyrova të ulem të shkruaj një reagim për sportin. Është fjala për Flamurtarin. Dëgjova që duan të shesin ekipin tek dyshja Rama- Kokëdhima. Pyeta Visarin si ministër sportesh çfarë problemi ka Flamurtari.
-Të them të drejtën Doktor, më tha, ne flamurin e kemi në një shtizë këtu tek ministria, nuk e mban ndonjë flamurtar në dorë. Po qe se është rregull, vëmë një flamurtar.
Visari i shkretë si unë nuk merr vesh nga sporti. I thashë që e kisha fjalën për Flamurtarin e Vlorës.
-Aha, e kuptova, më tha. Me sa di unë, atë Flamurtarin e ka bë Kristaq Rama si skulptor dhe kam lexuar diku që e ka lavdëruar dhe Enver Hoxha. Po deshe, e prishim.
Prapë s’u kuptua dot. M’u desh t’ia them gjatë dhe qartë se bëhet fjalë për ekipin e futbollit të Vlorës, që po e rrënon dyshja Rama- Kokëdhima. U mendua pak dhe më tha:

-Po deshe, flas unë me Koçon se e njoh.
Ja mbylla telefonin se ishte e bezdisshme. Mirë që më kanë vënë të shkruaj deklarata për sport, por as nuk bashkëpunojnë me mua për këtë.
E mora Kollozin dhe e pyeta se ç’po ndodhte me Flamurtarin.
-Koço do të bëjë pallate tek stadiumi, më tha.

Kollozi është i vetmi njeri që më kupton në Vlorë dhe e di se çfarë dua të them. E përgëzova. Jam shumë i çuditur si nuk e votojnë kurrë në Vlorë këtë njeri, por një nga arsyet me siguri është mbiemri. Vlonjatët janë shumë xhelozë.
E postova komentin në Facebook dhe vërshuan komentet. Ishin të papara. Më i forti prej tyre ishte një vlonjat që shkruante: O Sali, ti e provove Flamurtarin më 23 qershor. Të la me 3 deputetë, duke luajtur me ekip rezervë. Nuk ka rëndësi ça thoshte për mue, por rëndësi ka që Edi Rama e Koço Kokëdhima quhen ekip rezervë për Vlorën. Vlora nuk i pranon si lojtarë të ekipit të parë. Ndaj ata e urrejnë Flamurtarin dhe tani: Përpara drejt stadiumit!

http://www.gazetatema.net/web/2013/08/06/shenime-nga-ditari-i-doktorit-nderim-per-lefterine-dhe-flamurtarin/







12 comments:

  1. Hëna Beqiri asistente e shefit të sigurimit të Ambasadës Amerikane.
    U gëzuam kur na dërguan një
    grua të re me emrin Hëna Beqiri e lindur në Amerikë, në
    Boston. Gjyshi i saj ishte arratisur nga Shqipëria në fund të
    viteve pesëdhjetë së bashku me djalin arsimtar, babanë e
    zonjës Hëna Beqiri.Për çudi, ajo ra shpejt në sy si një simpatizante
    entuziaste e komunizmit.Marë nga libri Heronjet e Kotësisë.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ky moterq...i ca ka me VL?
      Mos do ndonje ne lule te ballit?

      Delete
    2. O sali
      O B.Qir
      Do te fusim'Mu ne Bir!

      Delete
    3. Ali Asllani
      Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
      dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
      ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
      Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
      kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

      E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
      mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
      Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
      të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

      Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
      dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
      Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
      nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

      Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
      më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
      Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
      sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
      As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
      Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

      Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
      ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
      Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
      te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

      Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
      dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
      Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
      që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

      Delete
    4. I PA ARRITSHEM ALI ASLLANI
      GJETE RAHMET E I NDRITE SHPIRTI NE PARAJSE!

      Delete
    5. «Ky fakt më habiti dhe mora kontakt me agjentin e
      shërbimeve tona sekrete. Ai më shpjegoi se gjyshi dhe babai i
      Hënës ishin nisur me shërbim jashtë shtetit prej Sigurimit
      shqiptar. Veprimtaria e tyre propagandistike në dobi të
      komunizmit kishte ndikuar ndjeshëm në edukimin e zonjës
      Hëna.

      Delete
    6. O anonim, ke harru pa fut linkun, qe te vazhdoje vazhdimi ;-)

      Delete
  2. O sali
    O Dhiar
    Do te veme
    Te hash Bar!

    ReplyDelete
  3. Dhembekrimburi Sali i rregulloi pak dhembet per fushate, po i vajti ters, ha ha ha haha.
    O sali
    Ule koken
    se VLORA
    Te .....

    ReplyDelete
  4. Me ne fund shpetum nga ky anadollak me kostum perendimor. AMIN!

    ReplyDelete
  5. Tingellon aktuale edhe sot e kesaj dite. Me shume se kurre biles!

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!