Akuzat e PD ndaj “Crown Agents”,
të rreme dhe
të pandershme
Ambasada Britanike në Tiranë reagon për
debatin rreth kompanisë private “Crown Agent”. Në të parin deklarim zyrtar pas
“zhurmës” në media, Ambasada britanike deklaron se akuzat për korrupsion ndaj
kësaj kompanie janë të rreme dhe praktika të pandershme biznesi.
“Crown Agent” vepron në përputhje me
legjislacionin strikt të Mbretërisë së Bashkuar, mbi praktikat e biznesit dhe
me ligjet e vendeve në të cilat është duke punuar. Mirëmbajtja e parimeve më të
larta dhe standardeve etike është e rëndësishme për kompaninë dhe për qeverinë
britanike. Projekti i propozuar nga Crown Agents është një temë legjitime për
mediat dhe debatin politik. Pa dyshim ka argumente pro dhe kundër një propozimi
të tillë. Megjithatë dhe në media kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe
praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents, madje edhe duke kërkuar të
lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike.
Ata që merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt propozimit duhet të jenë
të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuar dhe krejtësisht pa baza”
thuhet në deklaratë.
Sipas Ambasadës britanike, kontraktimi i kësaj
kompanie ka ardhur si kërkesë e qeverisë, pas probleme me mbledhjen e taksave
dhe të ardhurave doganore, që e kanë shoqëruar Shqipërinë. Vendimi për këtë
projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti
shqiptar, thekson Ambasada, ndërsa shton se është e rëndësishme të merret në
konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë
e Bashkuar.
“Në Shqipëri për disa kohë ka patur probleme
me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore. Ka një nevojë të menjëhershme
dhe serioze për të rritur të ardhurat nga doganat dhe taksat, në mënyrë që
qeveria e Shqipërisë mund të sigurojë shërbimet dhe projektet që janë të
kërkuara nga qytetarët e vendit.
Ka gjithashtu një kërkesë për ndërtimin
afatgjatë të kapaciteteve në fushën e doganave dhe për masa për të ulur nivelin
e korrupsionit.
Kompania britanike Crown Agents i ka propozuar
qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe
performancën e shërbimit doganor, duke përfshirë elementet e rekrutimit,
trajnimit dhe menaxhimit të karrierës.
Vendimi për këtë projekt të propozuar varet
tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, duke marrë parasysh
nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit, dhe koston. Kontrata e plotë ka
qenë dorëzuar në Kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj.
Megjithatë, është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është
një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte pjesë e
qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997, dhe
Qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin “Crown Agent” shprehet
Ambasada britanike .
Në përfundim Ambasada britanike nënvizon se
aktivitetet e “Crown Agents” janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe
procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetës të procesit të anëtarësimit
evropian të Shqipërisë, duke përfshirë “acquis” si edhe ”guidën doganore” të
BE-së.
“Ajo ka qenë e përfshirë në më shumë se
njëqind vende të botës, dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e
Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. “Crown Agent” ka
menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave me sukses, në Bullgari,
Maqedoni, Bosnjë– Hercegovinë dhe Kosovë. Ata që punojnë në projektet e Crown
Agents për qeverisjen e mirë dhe të ardhurat, janë gati të gjithë zyrtarë në
shërbim apo në pension nga shërbimet britanike doganore, ose të shërbimeve
doganore të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aktivitetet e
Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit
Evropian,dhe mbështetës të procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë,
duke përfshirë “acquis” (të gjitha parimet, legjislacionin, rregulloret,
udhëzimet politike, praktikat dhe detyrimet e rëna dakort nga gjithë shtetet
anëtare të BE-së), si edhe ”guidën doganore” të BE -së “.
LEXO:
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!