Mero Baze thotë se “Sali Berisha ka një siguri të tepruar për mosdënimin e tij”. Në
editorialet e tij të ditëve të fundit në Tema Online, Baze, përmend arrestimin
e Berishës, por lexuesit që komentojnë poshtë shkrimeve, tregohen skeptikë
lidhur me këtë mundësi.
Shkruan Baze ndër të tjera: “…Duke menduar se
ka kryer krimi në emër të pushtetit, ai kujton se është i paprekshëm dhe kërkon
që drejtësia të gjejë kriminelë të tjerë për të ilustruar situatën kriminale në
vend. Mendoj se nuk ka nevojë. Duke filluar nga Sali Berisha, është më e lehtë
të shkosh tek dera e çdo krimineli. Mjafton dera e shtëpisë së tij për të
arrestuar shumicën e autorëve të krimeve në këtë vend. E gënjen mendja kur
mendon se e ka të blinduar me pushtet dhe imunitet politik si opozitar. Do të
rrijë aq gjatë dhe aq pa kthim në këtë status, sa do kërkojnë ta arrestojnë dhe
të vetët”.
Lidhur me arsyet pse Berisha dhe opozita e re
është bërë kaq agresive ende pa u mbushur 100 ditë nga qeverisja e majtë, duke
akuzuar këtë të fundit për një krizë ekonomike që e ka shkaktuar vetë, Baze
thotë:
“Berisha
i druhet asaj që ai vetë ka në kokë në raste të tilla. Ai e di si kalohen kriza
të tilla depresive për shoqërinë. E ka aplikuar vetë dy- tre herë këtë
praktikë. Kur në vitin 1991, shqiptarët ishin nën tmerrin e batutës “ka dhe
gjashtë ditë bukë”, ai arrestoi Nexhmijen dhe njerëzit e harruan. Në vitin
1993, kur njerëzit ishin thellësisht të zhgënjyer nga reformat e tij dhe po
refuzonin pushtetin e tij, për të cilin dhanë 70 përqind të votave, ai arrestoi
Fatos Nanon dhe njerëzit u morën me të. Në vitin 1995, kur e pa që sërish nuk
po ia dilte të qetësonte situatën me qeverisjen, arrestoi gjithë ish- Byronë
Politike dhe njerëzit u morën me të. Ajo që ai ka frikë realisht tani është se
mos Edi Rama po mendon ekzaktësisht atë që ai ka bërë sa herë vendi ka qenë në
një depresion të tillë ekonomik dhe financiar. Ai thjesht po mendon çdo kish bërë vetë po të
ishte në vend të Edi Ramës në këto momente. Dhe s’e ka keq që e mendon!”
Një Byro Kombëtare Hetimi?
Xhevdet Shehu
Ideja e ngritjes së Byrosë Kombëtare të
Hetimit ka qarkulluar prej disa muajsh. Nga ajo që dihet deri më tani ka qenë
një propozim i këshilltarit të Ramës, ish-kryeministrit britanik Toni Bler, për
të precizuar tërë skemën e reformimit të strukturave të hetimit në një qendër
koordinuese, diçka e ngjashme me FBI-në amerikane, por e përshtatur për
realitetin shqiptar të një vendi të vogël.
Pse një Byro Hetimesh? A po ngrihet për të
goditur zyrtarët e lartë të ish-administratës së djeshme dhe administratës së
sotme? A do dublojë Prokurorinë dhe Gjykatën? A ka lindur për shkak të
dështimit të organeve shqiptare të drejtësisë për krime të tilla të rënda
penale si çështja Gërdeci, vrasjet e 21 janarit, apo krimin ekonomik në nivele
të larta? Këto pyetje ua kemi drejtuar, ministrit aktual të Drejtësisë, Nasip
Naço, ish-kryeprokurorit Arben Rakipi dhe ish-shefit të Shërbimit Informativ,
Fatos Klosi.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço: “Dënime
zyrtarësh deri edhe tek sekuestrimi i pasurive apo aseteve”
Intervistoi: Artur Qoraj
Ngritja e Byrosë së Hetimit ka shkaktuar
debat, me zëra kundër dhe pro në politikë dhe në fushën e jurisprudencës.
Debati përfshin faktin se kjo Byro mund të dublojë prokurorinë apo gjykatën dhe
se ka dyshime që mund të bëhen goditje selektive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve
të lartë, deputetëve apo ministrave dhe ish-ministrave. Ministri i Drejtësisë
Nasip Naço, shpjegon në një intervistë për gazetën “Dita” këndvështrimin e tij
mbi këtë Byro.
Zoti Naço, si lindi ideja e ngritjes së Byrosë
së Hetimit dhe cili është qëllimi i një strukture të tillë?
Së pari, ishte dhe një prej objektivave të
programit të qeverisjes, e cila nga ide tashmë po zbatohet. Qëllimi i saj është
funksionimi sa më mirë i veprimtarisë në goditjen e krimit të organizuar,
trafiqeve, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Në të gjitha nivelet.
Kjo strukturë do hetojë zyrtarët e lartë të
shtetit?
Kjo strukturë do jetë si një nukël që do
hetojë zyrtarët e lartë të shtetit, por gjithashtu do drejtojë dhe kontrollojë
zyrtarët e mesëm dhe të ulët. Por kjo do të sjellë padyshim edhe ndryshimin e
ligjit.
Dhe si do funksionojë kjo strukturë, cila do
jetë përbërja e saj?
Këto janë çështje teknike në vijimësi që po
diskutohen dhe do të zbatohen. Mendohet të ngrihet një grup i mirëfilltë oficerësh.
Por këto janë çështje teknike, për të cilat nuk mund të flitet tani. Dua të
them se krimi i organizuar, trafiqet apo korrupsioni, që janë edhe krime të
rënda, duhet të goditen me efikasitet. Kjo nuk cenon institucionet e tjera si
Gjykata e Lartë apo Prokuroria, për rastin e deputetëve apo zyrtarëve të lartë.
Pra nuk dublohet prokuroria apo gjykata?
Byroja e Hetimit mund të ketë edhe një emër
tjetër. Nuk ka të bëjë as me prokurorinë dhe as me gjykatën, për më tepër që
t’i dublojë. E theksova më sipër se kishte nevojë për reformim përsa i përket
strategjisë së goditjes së krimeve të rënda, krimit të organizuar, korrupsionit
të zyrtarëve të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë, që ky korrupsion të
goditet në zemër dhe të kalojë një fazë më tej.
Çfarë do të thotë një fazë më tej?
Deri edhe tek sekuestrimi i pasurive apo
aseteve. Kësaj i shërben edhe projektligji, apo paketa e re për ndryshimet në
sistemin e drejtësisë. Ndryshimi i kompetencës, pra hetimi i rasteve të
korrupsionit që do të bëhet nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, do
të japë efektet e duhura. Pra i japim këtij institucioni mundësinë që të
reagojë dhe të luftojë realisht korrupsionin.
Ky institucion ngre akuza?
Është prokuroria që i ngre akuzat, kurse ky
nukël që do krijohet, ka për detyrë të gjejë prova, fakte dhe të kopsisë dosjet
sa më mirë dhe me rezultate. Edhe vendimet për këto dosje do i japë gjykata,
pra nuk ka dublim të institucioneve të drejtësisë.
A mendoni se do ngrihet steka e arrestimeve
deri te zyrtarët e lartë?
E thashë që qëllimi për të cilin po ngrihet
Byroja e Hetimit është goditja në zemër e korrupsionit, e krimit të organizuar,
trafiqeve dhe pastrimit të parave. Dhe kur themi lufta ndaj korrupsionit, nuk
bëhet fjalë vetëm për zyrtarët e mesëm, por edhe të lartë. Gjithnjë bazuar në
fakte dhe prova.
Rezultatet ndaj krimit dhe korrupsionit i
kërkon publiku shqiptar, i kërkojnë edhe ndërkombëtarët. Por të gjitha këto do
bëhen hap pas hapi. Momentalisht nuk mund të flasim nëse do ketë apo jo
efikasitet. Ende nuk ka nisur puna.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi:
“Tre elementë që mund ta bëjnë të suksesshme këtë strukturë”
Zoti Rakipi, si e komentoni lajmin për
ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimeve?
Ende nuk kemi njohje të thelluar për këtë
projekt. Kam lexuar në shtyp se do të ngrihet një strukturë e tillë, por nuk
kam lexuar ndonjë projekt se si do të ngrihet, si do të funksionojë etj.
Gjithësesi mendoj se krijimi i një Byroje Hetimesh është korrekt dhe i
mirëpritur. Në parim mendoj se është një akt i drejtë për të rritur
efikasitetin e organeve të drejtësisë në luftën kundër krimit.
Ministri Drejtësisë thotë se kjo Byro do të
ngrihet për të hetuar zyrtarët e lartë të administratës shtetërore. Pra, mund
të mendohet se do të kemi edhe arrestime të bujshme për krime dhe vepra të
rënda, hetimi i të cilave ka dështuar deri më sot?
Kjo mbetet për t’u parë. Ajo që mund të them
me bindje tani është se ky hap do të ndihmojë organet prokurorisë dhe të
gjyqësorit.
Si ish-prokuror i përgjithshëm, çfarë duhet
sipas jush, për të qenë e suksesshme një strukturë e tillë?
Për të qenë e suksesshme një strukturë e
tillë, duhet harmonizimi dhe kombinimi i drejtë i tre elementeve: saktësia e
strukturave; përzgjedhja e njerëzve që do të punojnë aty; bashkëpunim i
frytshëm dhe i vullnetshëm me organet e prokurorisë dhe të gjyqësorit. Po të harmonizohen si duhet këta tre elementë unë besoj
se kjo strukturë e re do të jetë e suksesshme dhe do të ketë autoritetin e
nevojshëm për të bërë punë të mira.
Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi:
“Byroja e Hetimit të bashkëpunojë me SHISH-in dhe policinë antikrim”
Zoti Klosi, tani së fundmi po diskutohet
ngritja e një Byroje Kombëtare të Hetimit, ngjashëm me FBI-në amerikane.
Mendoni se ky akt do të jetë efikas në
luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?
Mendoj se do të jetë një hap efikas. Akoma
sot, ka një farë kakofonie në mjediset e institucioneve, që merren me trajtimin
e dukurive të korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Barra për të
përgatitur materialet e akuzës i ka mbetur kryesisht Prokurorisë dhe Policisë
Gjyqësore.
Do të ishte një sistem më efikas nëse në këtë
detyrë të rëndësishme, të ingranohej më shumë dhe Policia kriminale dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Sidomos për
këtë të fundit, implikimi më konkret, nëpërmjet ligjit, në punën në favor të
akuzës, do të ishte shumë më efikas se sa delegimi i kësaj detyre, nga ana e
Kryeministrit, siç mund të bëhet sot. Kjo do ta vinte këtë Shërbim në pozita
përgjegjshmërie më të madhe, në luftën kundër dukurive të mësipërme.
Krijimi i kësaj Byroje Hetimesh, mos do të
thotë se do të ngrihet steka e arrestimeve, pra do të kemi një shkallë më të
lartë ndëshkueshmërie, madje dhe në rangjet e larta të politikës?
Nuk mendoj se ka të bëjë me ngritjen e stekës,
ligji nuk mund të parashikojë “steka”, kurrëkush nuk mund ta ndalojë as sot
Prokurorinë, ta ngrejë stekën deri ku duhet. Problemi i riorganizimit më duket
se është më shumë teknik se politik. Besoj se bëhet fjalë për një bashkëpunim
të organizuar me ligj, midis të gjithë institucioneve investigativë, shpresojmë
në të mirë të një profesionalizmi të shtuar të punës për zbulimin dhe dënimin e
korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Planifikimi i organizuar i prioriteteve të
punës të secilit prej institucioneve investigativë dhe organizimi i
bashkëpunimit institucional midis tyre, është ndjerë si nevojë qysh shumë vite
më parë, por fatkeqësisht nuk është bërë dot e mundur. Mbase ka ardhur koha që
të kapërcehet dhe kjo prapambetje.
Artur Qoraj - Xhevdet Shehu
krushqia ngjan pa behet
ReplyDeleteSerbi
DeleteSiri
Sali
Asad
HAJDE SALE SE TY DO TE PERDHUNOJNE TE GJITHE TE BURGOSURIT ME RRADHE. RATKON VETEM 5 NGA UGANDA.
DeleteDrejt e ka Mero. Ky duhet plasur brenda qe te zene mend te gjithe diktatoret.
ReplyDeleteKy(as emnin nuk du me ja permend) asht ftyra ma e urryer e kombit shqiptar nder shekuj.
ReplyDeleteMUT MUTI
ReplyDelete