Nga
Ermir Hoxha
Tre
kambistë u dhunuan e më pas u grabitën dje në qendër të Durrësit. Pra, jo në
ndonjë qoshe të humbur të Shqipërisë, ku nuk ndihet era e shtetit që prej
vitesh. Si në rastin e grabitjes spektakolare në një prej qendrave më të mëdha
tregtare të kryeqytetit, javë më parë, ku ca babagjyshër të trukuar, mbushën
çantat me bizhu dhe çan ferrën nëpër natë pa ndonjë koklavitje. Ndërsa të
djeshmit, thuhet se ishin veshur si njerëz të rendit.
imazhe shqip
Nuk është rasti për t`ja
faturuar gjithë ç`po ndodh qeverisjes ende në agimet e veta; pasi është
rezultante e një sërë faktorësh politikë e socialë, që e kanë çuar Rendin në këtë
pikë të hallit, e që shtrihen vite pas, tej 3-mujorit të Ramës e Rilindjes së
tij, ku përfshihen një mal mbrapshtish, duke nisur me degradimin e sistemit
arsimor; më pas me shthurjen e familjes, kaosin urban e një lëvizje të
llahtarshme demografike që ka cenuar çdo ekuilibër social; me papunësinë,
korrupsionin në asht, e sigurisht me dobësimin e shtetit në çdo hallkë, deri në
fazë kalbjeje. Sepse, doemos që kjo qeveri nuk e do një dështim kaq të dukshëm,
e ku pa, tek Rendi, për të cilin ka një ndjeshmëri të theksuar. Mos harrojmë se
kur është fjala për Rendin, edhe Enveri përligjet për zullumet e veta. Dhe nëse
për tregues të tjerë suksesi qeverisjeje, duhet të paguhet një kosto kohore,
për Rendin askush nuk pret: e duan që tani, në çast. Të duket se ne kemi
policë, por jo polici. Ndër batutat më të goditura e më inteligjente të filmave
shqiptarë, është ajo se “qeveria e kap lepurin me qere!”. Dhe në këtë rast, me
qeveri nënkuptohet shteti, forca e tij, instrumentet që posedon për ta bërë zap
krimin. Por problemi ynë duket se dhe në këtë rast, është po ai, si në
ndërtimet pa leje: shteti ka humbur aftësinë e kontrollit mbi territorin. Është
rasti për të kujtuar se në pranverë të `92, ndodhi masakra e tmerrshme e
Libofshës, me autorësinë e vëllezërve Çuko, të cilët u kapën brenda 24 orësh
dhe u ekzekutuan me varje brenda pak javësh.
imazhe shqip
Një diçka e tillë sot, pas kaq
vitesh, duket e pamundur. Jo për aktin e dënimit me jetë, por për efikasitetin
e zbulimit të autorëve të krimit dhe ndëshkimit të tyre, në një kohë rekord. E
pra, kjo nuk po arrihet dot. Dhe krimi duket se po ka një inteligjencë të
mahnitshme për ta kuptuar këtë; dhe për ta shfrytëzuar, sigurisht. Nga ana
tjetër, duhet theksuar se ata tre kambistë janë taksapagues, janë ata që në
heshtje kanë vendosur t`i paguajnë pak më tepër shtetit, me kushtin që jetën ta
kenë të sigurt. Nga xhepi i tyre kanë dalë ato para, me të cilat u janë shtuar
rrogat punonjësve të rendit. Dhe rezultati i këtij “pakti”, duhet të jetë i
shpejtë, i dukshëm, prekshëm, produktiv. Në të kundërt… /Dita
imazhe
shqip
* * *
KAM QENE ATE DITE NE QENDER TE FIERIT DHE I KAM PARE ME SYTE E MI TE VARURIT. ASKUSH NUK KISHTE MESHIRE PER TA!
ReplyDeleteKeshtu duhen varur te gjith kriminelat.
ReplyDelete