Ministria e Brendshme: Akt terrorist
Një
shtyllë tensioni është hedhur në erë gjatë natës së ndërrimit të viteve, në
Milot. Akti në dukje banal dyshohet se ka mbrapa motive politike, për shkak të
dy mesazheve të gjetura në vendin e ngjarjes. Në njërin lexohej TAKSAT dhe në
tjetrin lexohej NAFTA. (foto)
imazhe shqip
Shtylla
e tensionit të lartë i përket linjës Tiranë- Podgoricë.
“Në
datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me
eksploziv shtylla e linjes së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga
shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në
lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaje shtylle, në
lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me
peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me
fitil zjarrpërcjellës.
Policia
me të marrë njoftim ka mbërritur në vendngjarje dhe ekspertëtë xhenierë kanë
bërë ç’aktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer. Policia ka administruar të
gjitha provat që janë gjetur në vendngjarje, të cilat janë dërguar për
epskertim në Drejtorinë e Policisë Shkencore.
Në
njërën nga këmbët e shtyllës policia ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin
NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin TAKSAT,
të cilat ishin të ngjitura me ngjjitëse natriban në shtyllë. Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi
të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe.
Policia
po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij akti terrorist si dhe identifikimin
e kapjen e autorëve të saj. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë
së Rrethit Kurbin për veprën penale “Shkatrrim prone me eksploziv”, parashikuar
nga neni 152 i Kodit Penal.
Ky
është akti i parë terrorist në Republikën e Shqipërisë që shoqërohet me mesazhe
të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë aktit”, thuhet në deklaratën
e Ministrisë së Brendshme.
imazhe shqip
* * *
Filloi punen baca Sali?
ReplyDelete