Mira Kazhani, gazetarja që intervistoi Izet Haxhinë, është
rilidhur mbrëmë me të në linjë telefonike, gjatë kohës që Berisha komentonte në
News 24. Më poshtë përgjigja e tij nga Turqia, në të cilën Haxhia i drejtohet
Berishës drejtpërdrejt:
imazhe shqip
“…Përsa i përket akuzave që më bën si vrasës dhe i dënuar
nga gjykata… Harrove kush e bëri denoncimin e parë ndaj vëllezërve të mi? Si
frikacak i lig që je, e ke bërë ti në Ambasadën Amerikane pasi u vra Fatmir
Haklaj, nga i cili të shkonin shtatë nga frika.
Ai u vra nga terroristi dhe miku yt personal Anton
Gjergji, që takohej me ty para operacioneve që kryente në Tropojë. Zoti
Berisha, kush asht vrasës, unë apo ti?
Kush ja çoi armët në Vlorë për luftën mes bandave rivale,
bandës së Kakamit..?
A kanë marrë pjesë në grupin e zjarrit që vranë më 21
janar, persona afër teje që vranë të pafajshëm në mars ‘97 në Përmet?
Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës tek lokali i Lush
Përpalit, bombën tek Fondacioni Soros, tek makina e Arben Ujkës?
Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është
sot një miku jot dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen tënde?
Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars ’97, pasi
njerëzit e mij i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK-ut me Xhahit
Xhaferin në krye?
A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për
moszbatimin e cilës porosi? Mos më porosite që të bombardoja një ambasadë të
një vendi mik, ambasadoren e të cilës e quajte lavire e që duhej ndëshkuar?
Kujtohu pak..
Ti je vrasësi i Tropojës. A të kujtohet kur më kërkove që
të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?
A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e
mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin
në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht
mirë nga ana psikologjike?
Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet
të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik?
Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Për këto e të tjera
ndodhi, do t’i sqaroj në një intervistë të dytë ”.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!