imazhe shqip
Në emisionin Studio e Hapur në kanalin televiziv News 24,
deputeti Sali Berisha ish-kryeministër, është pyetur për intervistën që Izet
Haxhia ka dhënë për gazetaren Mira Kazhani në DITA. Ai e quajti gazetën
“media e Hakmarrjes për Drejtësi” dhe vijoi linjën e hipokrizisë ndaj
figurës së Hajdarit: “U ekzekutua tribuni i lirisë shqiptare – tha
ish-Presidenti i 97-s dhe e quajti ish-truprojen e tij, një vrasës. Ai iu
shmang përgjigjes së pyetjes nëse duhet rihapur dosja Hajdari.
Gazetarja: Në Dita njerëz që punonin afër jush, kanë disa
akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë. E kam fjalën
për një intervistë të Izet Haxhiajt…
S.Berisha: Të fusësh në emision një vrasës… Ky zotëri, së
bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg, ka qenë pjesëmarrës aktiv në
një vrasje. Ky është një vrasës…. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën
e vrasjes. Kjo intervistë është botuar nga djemtë e Arta Dades… Të merrem me
një vrasës s’ja vlen… Se kush i ka dalë në pritë Azem Hajdarit, atë e di
drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar.
Gazetarja: A do zbardhet ndonjëherë çfarë ka ndodhur
realisht në Tropojë? A ka kapacitet drejtësia jonë?
S.Berisha: Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë… këtu u ekzekutua
tribuni i lirisë shqiptare nga njerëz me uniformë. Oficera, majora, kolonelë të
policisë. Po si e ekzekutuan ata? Pa mbështetje politike në asnjë mënyrë.
Fillimisht kam pas të gjithë dyshimet për Fatos Nanon, mbrapa dyshimet janë për
Gjinushin dhe Klosin, që mund të jem prapë i gabuar. Fakti që viktima e këtij
akti terrorist ishte qeveria “Nano” dhe e meritonte sepse i tha BE që zbardh
vrasjen, ose ke humbur legjitimitetin. Ky akt ka pasur mbështetje të qeverisë
nga Tirana, deri në Tropojë, ata kanë shkuar pa u ndalur kurrkund. Një pjesë
kanë shkuar te Nehat Kulla. Unë nuk besoj që socialistët kishin interes për
procesin, por këtë ia imponoi komuniteti ndërkombëtar, sepse këtu erdhën
prokurorë ndërkombëtarë që sqaruan ngjarjen. Autorët, disa janë vrarë, të tjerë
janë burgosur dhe janë dënuar me jetë. Nuk mund të them se ka qenë plotësisht,
që përfshiu dhe politikanët që e porositën, por ekzekutorët janë dënuar.
Gazetarja: A duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe a ka
kapacitet drejtësia jonë për të dhënë një verdikt të drejtë?
Drejtësia jonë duhet të hidhte dritë, sepse në Tropojë ka
qenë vendi me më pak vrasje në gjithë vendin, nga viti 1900, deri 1997, vrasjet
numërohen me gishtat e një dore. Më shumë ka vrarë një i çmendur që rastisi të
ishte një skizofren që vrau njerëz me armë në rrugë në vitin shtatëdhjetë e ca,
se sa të gjithë vrasjet e ndodhura në krahinë. Vrasjet pas i ka nxitur vetëm
qeveria për një urrejtje për krahinën time dhe kjo është shumë evidente. Drejtësia
po të punojë, mund t’i gjejë që të gjitha. Dëshmitë e vrasësve si puna e atij
që bashkëpunon me Dabullat, me shpresë se do marrë ndonjë kockë prej tyre… (gazetarja
e ndërpret duke i thënë që
do flasin më vonë për
këtë).
* * *
LIAR LIAR
ReplyDeleteSi ndihesh tani o Sale? Te djeg ndo1 cik suma?
Delete