"

October 24, 2014

O Sa mir me qenë Shqiponjë o Hej!





Grekët: 
Dëboni Kasamin që festoi me shqiponjë

Lojtari i Olimpiakos me origjinë shqiptare Pajtim Kasami është vënë në qendër të kritikave të mediave greke. Kjo, për shkak të festimit të golit ndaj Juventus të martën duke krijuar me duar simbolin e shqiponjës. 

Gazeta “I prasini” ka shkruar në faqe të parë “Dëbojeni tani”. Sipas kësaj gazete festimi i golit në këtë mënyrë nga Pajtim Kasami është një provokim i rëndë. Gazeta arrin deri aty sa ta konsiderojë gjestin e Kasamit një shenjë të “Shqipërisë së Madhe”. Në stadium e Pireut  ka pasur edhe disa flamuj serbë dhe një shqiptar. Sipas mediave gjesti i Kasamit është një qëndrim politik edhe për atë që ndodhi në Beograd.

Punë evgjitësh:

Historikisht rivalët Panathinaikos – Olimpiakos, zihen e grihen me njeri-tjetrin dhe duan ta nxjerrin inatin te Kasami.


O Sa mir me qenë Shqiponjë o Hej!



*   *   *



No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!