Televizioni publik
amerikan PBS, “Public Broadcasting Corporations” do të zhvillojë për herë të
parë një emision për bregdetin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore.
Grupi amerikan i
xhirimit ka mbërritur në Shqipëri, në
bordin e anijes së famshme “Windstar”,
me ftesë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për të xhiruar bregdetin
shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrintit. Emisioni i ndjekur nga
mbi 20 milionë shikues amerikanë, është fokusuar në nxjerrjen në pah të
potencialit turistik të bregdetit shqiptar, si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në veçanti
fshatrat e bregdetit.
Ekipi amerikan u
fokusua më tepër në prezantimin e modelit të suksesshëm të Butrintit, si një
prej shembujve funksionalë për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimit të
qëndrueshëm ekonomik. Emisioni “Escape Seeker”, do të prezantojë Shqipërinë për
publikun amerikan, në fund të nëntorit. Ky emision ka një rëndësi të madhe për
turizmin në Shqipëri, dhe promovimin e tij në SHBA.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!