Në rrjetet sociale qarkullon një foto ku shfaqet
ish-kryeministri Sali Berisha, i prangosur. Duket se pilafi nuk mban më ujë dhe
dikush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në të cilën qeveria aktuale
trashëgoi vendin.
Shumë ngjarje që kanë ndodhur gjatë tetë viteve të
qeverisjes Berisha, jo vetëm që kanë mbetur pa autor, por autorët e akuzuar
janë duke shijuar frutet që po i vjelin ende nga pushteti i së kaluarës.
Në Facebook, fotoja është shpërndarë me shpejtësi të madhe
me diçiturën “pamja që duam të shohim shumë shpejt”. Dhe janë pikërisht ata që
shpërndajnë këtë foto, të cilët i kujtojnë Edi Ramës, fjalinë që u tha një javë
më parë shtresave në nevojë, gjatë një takimi në kryeministri: “Ky vend është
bërë lesh e li, kam një vit që shkel ferra dhe nuk kam mbjellë asnjë farë”.
Thirrja e një komentuesi me emrin Elton është: Zoti
kryeministër, që fara të mbillet e të mbijë shëndetshëm, duhet të arrestoni
këtë njeri që ka prishur tokën”.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!