70 vjetori, shtatorja
e 5 Heronjve të Vigut do të rivendoset në Shkodër
Shtatorja e 5 Heronjve
të Vigut do të rikthehet në një prej shesheve të qytetit të Shkodrës.
Gjatë qeverisjes së
Berishës, shtatorja do të hiqej nga sheshi kryesor në Shkodër, duke u hedhur në
plehrat e kryeqendrës së veriut.
Këtë vit është edhe 70
vjetori i çlirimit të vendit, ndërkohë që priten të organizohen edhe ceremoni
shtetërore të veçanta për përkujtimin e kësaj ngjarjeje që renditi Shqipërinë
në Luftën e Dytë Botërore përkrah vendeve aleate.
Në vitin 2008 Këshilli
Bashkiak i Shkodrës vendosi që të lëvizte nga qendra e qytetit monumentin e “5
Heronjve të Vigut” duke e zhvendosur në periferinë e qytetit në varrezat e
“Dëshmorëve të Shkodrës”. Ky vendim asokohe u kundërshtua ashpër nga
këshilltarët e majtë të cilët e konsideronin si tendencioz vendimin për të zbehur vlerat e luftës nacional-çlirimtare
por edhe të paligjshëm. Muajt e fundit kanë reaguar sërish familjarët dhe
pasardhësit e këtyre 5 Heronjve pranë Prefektit të Shkodrës.
Ky i fundit, nisur nga
ankesa ka marrë në shqyrtim të gjithë procedurën e ndjekur për këto veprime dhe
duket se dokumentet e kanë habitur dhe vetë Prefektin. Konkluzionet e tij janë
tejet interesante.
Ai e konstaton
procedurën si të jashtëligjshme dhe të nisur si të tillë që prej vitit 2005.
Pasi rendit problemet në vite Prefekti i shkkruan familjarëve se: “Gjithë kjo
procedurë e jashtëligjshme e gjatë këtyre viteve ka marrë “statusin zyrtar”
duke u quajtur si çështja e 5 Heronjve të Vigut në Shkodër, por nuk dihet se me
cilin akt ligjor Bashkia e Shkodrës ja ka dhënë këtë “status” dhe ka dërguar
monumentin e ‘5 Heronjve të Vigut’ tek ‘Varrezat e dëshmorëve’. Nëse do të
ishin zbatuar aktet ligjore në fuqi ky monument do të duhej të ndodhej sot në
sheshin përpara gjimnazit ’29 Nëndori’ në Shkodër. Bashkia e Shkodrës duket pak
e sforcuar në aktin e saj për të bërë zhvendosjen e këtij monumenti”.
Në fund të letrës
Prefekti bën dhe propozimin spektakolar, ai i orienton familjarët e heronjve që
për të rivendosur në vend të drejtën e tyre të padisin vendimet e Këshillit
Bashkiak, të Këshillit të Qarkut dhe të vetë Prefekturës:
Paulin Radovani
“Në të gjithë
procedurën e ndjekur për ta çuar monumentin tek ‘Varrezat e dëshmorëve” në
rastin kur shtrohet problemi për ta hequr nga vendi ekzistues, përmenden të
gjitha vendimet e KRRT-së së Shqipërisë dhe rregullorja e zbatimit të saj, e në
asnjë rast nuk shqyrtohet për zgjidhje pyetja nëse duhet hequr ose jo, ndërsa
kur shtrohet problemi për sheshin e ri pas zhvendosjes nuk përmendet asnjë
vendim i KRRTRSH-së dhe as rregullorja e zbatimit të tij, por vetëm propozime
jashtë sheshit të përcaktuar me vendim të KRRTRSH-së dhe Rregullores për
zbatimin e tij.
Nisur
nga sa më sipër, Prefekti i Shkodrës ju sugjeron familjarëve të “5 Heronjve” që
t’i drejtohen organeve gjyqësore duke konstatuar pavlefshmërinë e veprimeve dhe
akteve administrative të miratuara nga Këshilli i Bashkisë dhe Këshilli i
Qarkut Shkodër, madje kini të drejtë të padisni si palë të tretë dhe
Prefekturën. Me anë të padisë ju mund të kërkoni dhe rregullimin e pasojave të
ardhura nga kjo procedurë e paligjshme”, – shkruhet qartë e saktë në letrën e
Prefektit.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!