Parlamenti grek është
mbledhur sot për herë të parë që pas zgjedhjeve të 25 janarit, të cilat nxorrën
fituese partinë e udhëhequr nga Alexis Tsipras. Në ditë e parë të konstituimit
të këtij Kuvendi të ri, mediat e vendit fqinjë kanë pikasur edhe shumë deputetë
të mbërthyer nga mania për të bërë foto “selfie”, të cilat më pas i shpërndanin
në rrjetet sociale.
Siç komentojnë mediat greke, në fytyrën e deputetëve lexohej gëzim, ndërsa shtrojnë pyetjen nëse do të vazhdojë ky gëzim edhe në ditët e ardhshme, po të kemi parasysh se sot Banka Qëndrore Europiane njoftoi se nuk do të blejë më obligacione greke. Pra, nuk do të japë më para borxh. Lapsi.al /
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!